LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ishtë një kohë…”/ Dom Gjergj Meta flet për paradoksin e jetës: Pse një fëmijë qan kur del nga barku i nënës? 

4 Maj 2021, 20:05 Nga DOSJA
“Ishtë një kohë…”/ Dom Gjergj Meta flet

RRËSHEN- Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ngritur disa pyetje mbi momentet që vijnë  natyrshëm në jetë. Në një shkrim në Facebook, Meta shkruan se njerëzit jetojnë me shumë pyetje në kokë, të cilat nuk dinë t’i japin përgjigje. Meta shkruan se më parë njerëzit teksa shihnin momente, dhe dukuri nga jeta e përditshme më shumë mrekullohen dhe u lindin pyetje në kokë, ndërkohë që tani ata janë “zhveshur” nga ndjenjat si dhe nuk i bëjnë më përshtypje asgjë.     

Postimi i plotë:

ISHTE NJË KOHË KUR EKZISTONTE HORIZONTI … Ishte një kohë kur njerëzit jetonin me pyetjet e mëdha dhe jetonin sipas kodeve, sepse kishin një sens përkatësie më të fortë ndaj klanit, natyrës dhe universit. Ndiheshin pjesë e së tërës dhe jo e tëra. Shihnin gjithmonë një horizont… Natën mrekulloheshin duke kundruar qiellin me yje, ngazëlleheshin për lindjen e një fëmije, e shikonin vdekjen natyrshëm ndonëse ju dhembte, por këtë të fundit e jetonin deri në fund si pjesë të jetës. Nuk i iknin asaj dhe mundoheshin të gjenin kuptimin e jetës brenda saj.

Ishte një kohë kur njerëzit mrekulloheshin, thjesht dinin të habiteshin përballë të panjohurës dhe nuk iu bëhej ta zotëronin atë. Nuk e ndrydhnin brenda skemave të mendjes së tyre, por ndiheshin të lirë brenda jetës. Dhe erdhi një ditë që njeriu vendosi të çlirohej nga dogmat fetare dhe ato metafizike. E atëherë vrapoi ta kapte jetën, ta burgoste atë brenda një laboratori, ta llogariste atë me shifra, ta hulumtonte në enë kimike, ta shikonte nëpërmjet teleskopëve dhe mikroskopëve. Nuk donte të mrekullohej më përballë saj, por ta sundonte atë dhe ta shpjegonte në gjithçka e shpjegimit të tij, t’i ngrinte altare mbi lartësi. Krijoi një dogmë të re: shpjegimin e tij!

Harroi botën e jetës, sepse (mendoi se) e rrethoi atë dhe ndërkohë ende sot nuk e pyet veten: pse qan një fëmijë kur del nga barku i nënës së tij? Pse fjalët e para që ai mëson janë “nënë” dhe “babë”? Pse përqafon? Pse i hap sytë çdo ditë kur ngrihet dhe pse i mbyll ato kur fle në darkë? Pse kur dikush largohet ndjehet dhembje? Nuk e pyet më veten pse tani ka një telefon në dorë dhe po lexon atë që kam shkruar unë? Pse ndodhet aty ku është dhe jo diku tjetër? Ka shumë pse që vijnë nga bota e jetës dhe ashtu si pa e kuptuar, na çojnë drejt horizontit të saj: Ku? Përtej? Kushedi! Mbrëmje të bukur! D. Gjergji.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta dom gjergj meta

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më