Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Për herë të parë në Evropë që nga Lufta e dytë Botërore”/ Ambasada amerikane publikon fotot nga nisja e stërvitje
4 Maj 2021, 16:36Nga DOSJA
DURRËS- Ambasada amerikane ka publikuar ditën e sotme disa foto nga nisja e stërvitjes së përbashkët Shqipëri-SHBA, “Defender Europe 21”. Në fotot e publikuara nga ambasada, shihen gjeneralët e SHBA-së në Shqipëri Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, ambasadorja Yuri Kim, dhe Krteministri Edi Rama.
Postimi i plotë:
Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes #DefenderEurope 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, Gjeneralët e Shteteve të Bashkuara Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, Ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga anija në breg. Ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Çfarë është stërvitja “Defender21″?
Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– 3 viktima dhe 51 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, ka bërë...
TIRANË- Padia e Presidentit Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar do të shqyrtohet në datën 3 qershor nga Gjykata Kushtetuese. Në njoftimin Gjykatës Ku...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar pamjet e momentit kur njëri nga dy autorët që grabitën 30 milionë lekë të vjetra nga duart e 55-vjeçarit Qani Zili para...
Gjatë viteve të fundit të jetës L., sa herë i takonte vajzat, dhëndurët nipat dhe mbesat, iu thoshte vetëm një amanet. “Kur të vdes, mbasi të mbushen 40 ditë, d...
DURRËS– Disa banorë nga zona e ish-Kënetës në Durrës kanë dalë në protest ditën e sotme, pas shembjes së disa banesave dhe bizneseve.Mësohet se prishja e o...
Drejtuesja e zyrës në Tiranë të Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, Stine Klapper, për DW thotë, se shpreson që forcat politike kryesore do të gjejnë një mën...
TIRANË– Parashikimi i motit nga sinoptikanët e SHMU ditën e nesërme paraqitet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me vranësira dhe in...
TIRANË– Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, SPAK ka kërkuar konfiskimin e 22 pasurive me vlerë 82.4 mln lekë. Në kërkesën...
TIRANË– Drejtuesit e stërvitjes “Defender Europe 21” zhvilluan sot në portin detar të Durrësit ceremoninë e Ditës së Vizitorëve të Shquar. Komandanti...