LIVE UPDATES
Art&Argëtim

 “Ishte katil, mua më thërriste bushtër e keqe”/ Dëshmia tronditëse e Lindita Milotit: Si na masakronte me kamxhik bab

28 Prill 2020, 13:22 Nga DOSJA
 “Ishte katil, mua më thërriste bushtër e keqe”/

Lindita Miloti ka rrëfyer për “Abc-ja e mëngjesit”, dhunën me të cilën është rritur në familjen e saj. Lindita Miloti është vajza e Xhevdet Milotit hetues i Sigurimit të Shtetit në komunizëm, dhe Sabahet Milotit, edukatore.

Lindita rrëfeu se si është rritur në një familje, e dhunuar nga nëna dhe babai. Ajo thotë se historinë e jetës së saj pranoi ta tregojë për hir të vëllait të saj, i cili ka humbur jetën në një aksident në vitin 1983. “Babai më thërriste shpesh bushtër e keqe dhe shtazë”, thotë ajo. Lindita thotë se babai isaj ishte katil, ndërsa dhunuese ishte edhe nëna e tyre.

Në viti 1992, ajo është larguar në Itali dhe ka ndëtuar jetën e saj atje, larg familjes. Lindita rrëfen po ashtu se nuk ka marrë pjesë në varrimin e babait të saj në vitin 2017, ndërsa me të motrën nuk ka kontakte, pasi siç thotë ajo nëna i përçau.

Intervista e plotë: 

Unë jam vajza e Xhevdet Milotit dhe Sabahet Milotit. Xhevdet Miloti ishte hetues i degës së brendshme në Shkodër, ndërsa Sabahet Miloti ishte një edukatore e thjeshtë. Ne ishim tre fëmijë sepse vëllai im i dashur Agron Miloti, të cilit i dedikohet edhe jeta ime, dhe intervista ime, ka humbur jetën në një aksident. Jeta jonë ishte një diktaturë e vërtetë. Një frikë për të jetuar në familje. Një frikë për të parë babain tonë. Edhe komshinjtë kishin frikë nga Xhevdet Miloti.

Kaq i egër ka qenë babai juaj?

Autoritar i tmerrshëm dhe një kalë karroce.

Autoritar pse?

Sepse edhe ai ishte një injorant, nuk kishte kulturë. Mesa duket e ka pasur në karakter, por këtë ia ka përforcuar edhe sigurimi i Shtetit, i cili e mjeshtëroi për tu bërë një katil.

Katil edhe në shtëpi?

Në radhë të parë unë e kam ditur vetëm në shtëpi, nuk e dija që ishte edhe jashtë. Ne e kishim frikë kur ai futej në shtëpi. Kur ishim të vegjël, dhuna e tij, mjaftonte hija për të na tmerruar. Muhabet me të nuk kemi bërë, sepse nuk na konsideronte fëmijët e tij. Jeta jonë ishte në dispozicionin e tij. mamaja ime zgurdullonte sytë kur na shikonte. Unë mbaj mend vetëm fytyrën e  saj vetëm me inat dhe me mallkime.

Ju kanë rrahur?

Gjithmonë.

Ju rrihte babi apo edhe nëna?

Mamaja gjithmonë. Ajo ishte edukatore në Shkodër, kur unë isha 5 vjeç, Xhevdet Milotin e transferuan në Tiranë, dhe kur kthehej nga kopshti vinte me hithra në dorë. Na rrihte se vështrimi jonë ishte për atë një shqetësim.

Ju rrihte të treve?

Unë isha më e vogla dhe kur ata rriheshin. Por mbaj mend më shumë unë dhe motra se vëllai iku shpejt nga shtëpia. Unë dhe motra ime trajtoheshim shumë keq nga mamaja. E shtynte Xhevdet Miloti se donte të kishte pushtet në familje.

Po babai?

Nuk dua ta thëras babai, Xhevdet Miloti ndërhynte kur Sabahet nuk e përballonte dot. Për Xhevdetin dhe Sabahetin fëmijët kanë ardhur në jetë për tu shërbyer. Babai më thërriste shpesh bushtër e keqe dhe shtazë.

Sa vjeç ishe?

Isha 9 vjeçe. E thërritura vazhdoi për gjithë jetën që kemi jetuar bashkë. Dhuna ishte e për orshme. Natë-ditë.

24 orët e tua ishin kështu?

Po kështu. Jo vetëm e imja, por edhe e vëllait.

Vëllai ishte më i dhunuari?

Meqë ishte djali i shtëpisë , Xhevdet dhe Sabiha ishin dy shtaza që prodhuan fëmijë. Agron Miloti ishte qëllimi i Xhevdetit. E shfrytëzoi jetën e Agronit vetëm për të shfrytëzuar. E detyronte të shkote në shkollën e sigurimit, gjë që Agroni nuk donte ta bënte. Ai shkoi në shkollë, 2 vjet në Sauk, por ishte i detyruar se Xhevdeti e thërriste bir kurve, ti nuk ke vend në këtë shtëpi dhe nuk je djali im nëse i nuk shkon në shkollën e sigurimit. E rrihte, e masakronte me kamxhik.

Ku shërbeu si oficer?

Agronin e çuan në Maliq të Korçës.

Ju e keni dhënë këtë intervistë për Jozef Radin, keni pasur edhe reagime nga ish të persekutuar në Korçë?

Agroni ishte një djalë i ri, i ndershëm dhe Xhevdet Miloti e hodhi jetën e tij në duart e kasapëve të sigurimit të Korçës. Ata donin që ai të masakronte njerëzit.

Ai nuk u kthye në një mostër?

Fëmijët kanë dy zgjidhje në jetë, ose tu ngjajnë ose jo rindërve.

Në këtë botë je ti dhe motra jote? Motra jote mendon si ti apo është kundër?

Mamaja ime gjithmonë na ka përçarë të dyjave. Xhevdeti e shtynte të na përçante. Ne u rritëm në të njëjtën çati, por në jetë të ndryshme pa e takuar njëra-tjetrën. Ajo më urrente pa qëllim, edhe unë. Unë erdha në Itali shumë shpejt. Ata patën mundësi për ta përpunuar motrën time, ajo zgjodhi ti ngjante mamasë dhe babait.

Ti e pret që ajo të reagojë?

Është e vërtetë. Unë kam dalë këtu që të tregoj faktet e mia. Ajo tani është e shtyrë se ka familjen e vet. Ajo influencohet.

Ti ke jetuar deri në 28 vjeç në Tiranë dhe ke bërë shkollën ekonomik. Ke punuar në “Misto Mane”, pastaj ike menjëherë. Pse?

Unë doja të lirohesha nga burgu i familjes sime. Unë nuk e njihja diktaturën në themel, se kisha një diktaturë në familje.

Ti thua se nuk kishe shoqe?

Atë model edukimi kisha. Prindërit e mi kishin hipokrizinë, me inatin dhe zilinë me të tjerët.

Ju keni pasur një marrëdhënie të fortë me vëllain? Si vdiq?

Jeta e tij u sakrifikua me dhunë nga krimineli Xhevdet Miloti. I mbështetur nga Sahahet Miloti. Vdekja e Agronit ishte disfata më e madhe e jetës sime. Ai sillte diellin kudo ku shkonte.

Çfarë i ndodhi?

Pas Korçës , pasi filloi të rebelohej, e detyruan që të shkonte në Kavajë. Edhe atje bëri të njëjtën gjë. Grupe të rinjsh që bënin gabime ai i shpëtonte. Pastaj e transferuan në Pukë.

Ka qenë zgjedhja e babait që ta çonte në Pukë?

Ishte zgjidhja e babait. Sepse Puka ishte një qytet shumë i vogël, aty ishin të gjithë spiunat. Ishte një internim për Agronin.

Përfundimi?

Agroni iu lut Xhevdet që të mos e çonin atje, sepse do vdes. Por ata nuk u pranuan. Dhe Agroni ra nga një makinë bashkë me 5 shokët e tij, në vitin 1983 në gusht. Deri sa në atë moment unë i kisha inat prindërit, në atë moment fillova ti urreja. Në vend që të kthehesha në shtëpi shkoja te varri i Agronit. Ishte ai q ëmë donte të mirën.

Ti shkove në Itali, prindërit janë gjallë?

Xhevdet Miloti vdiq në 2017 dhe Sabahet Miloti është akoma gjallë.

Ishe në varrimin e babait?

Unë isha rastësi. Hapa një raft ku gjeta disa llogari bankare të tyre shumë të dyshimta dhe mamaja dhe motra erdhën si të tërbuara. Ajo jeton me motrën në Bergamo. Në atë kohë rastisi që Xhevdet Miloti po vdiste në spital si një zotëri. Në karelë kishte thënë kam vetëm një vajzë. Ai vdiq në shtator. Mua nuk më lajmëruan se kishe vdekur babai.

Ti ke familjen tënde, ke një vajzë?

Po.

Ti vetë e ke goditur ndonjë vajzën?

Absolutisht. Kur ajo ishte vogël unë nuk dija të rrisja një fëmijë. Gjëja më e thjeshtë që mësoava është se fëmija rritet me dashuri. Vendosa ta tregopj këtë histoi se jeta ime është vuajtje dhe trauma. E vërteta duhet thënë gjithmonë

A do kishe dëshirë ti falje?

Ndoshta do kisha menduar që urrejtjen ta transferoja në inat. Por ata nuk e meritojnë.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur lindita miloti xhevdet miloti lindita miloti xhevdet miloti

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 28 Prill 2020, 08:27

TIRANË– Ish-miss Universe Trejsi Sejdini ka ardhur me një tjetër video, në programin më të pëlqyer të momentit, TikTok. Kësaj radhe ajo i ngrin zërin partn...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit