LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Shkëmbejnë valutë dhe bono thesari’/ Çfarë tregtohet te Ish-Dollari në Tiranë, agjenti i krimit ekonomik ‘kap

16 Qershor 2021, 07:24 Nga DOSJA
‘Shkëmbejnë valutë dhe bono thesari’/

Për ironi, Banka e Shqipërisë gjendet pak metra larg zonës ku varëset, telefonat e vjedhur dhe valuta konvertohet në para ose anasjelltas.

Njëri ndër ta u afrohet nën zë kalimtarëve dhe pëshpërit, “kemi karta SIM”. Ky vend që të çon në hyrje të Tregut Çam, dikur ishte vatra kryesore e një veprimtarie të tillë. Ndonëse Njësia kundër Krimit Ekonomiko-Financiar e ekspozon si një arritje minimizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm, realisht veprimtaria vijon, ndonëse jo hapur fare.

Kushdo mund të shesë telefona ose të konvertojë para, edhe për këto të fundit qytetarët ndihen më të sigurtë në agjencitë valutore.

“U njoftova nga eprorët e mi, se persona të ndryshëm po kryejnë aktivitet të paligjshëm në Tregun Çam dhe konkretisht në rrugën “Ibrahim Rugova”, ndaj u nisa për të këqyrur a po zhvillohej apo jo këmbim valuator”, e nis dëshminë përpara oficerëve, agjenti i krimit ekonomiko-financiar S.C., i cili duhet të shpjegojë përpara tyre se si e zbuloi një shtetas me një sasi paundësh nëpër xhepa.

Oficeri këmbëngul se menjëherë ngriti një grup pune dhe kur ka mbërritur në vendngjarje në afërsi të një stacioni autobusësh, ka vërejtur me sy të lirë një qytetar që mbante njërën dorë të zgjatur.

“Shtetasi që më pas u identifikua si A.SH., u kuptua që po shkëmbente valutë ose po shiste bono thesari dhe në këtë çast iu afruam dhe e pyetëm çfarë ishte duke bërë”, përshkruan oficeri.

Fillimisht, komisariati numër 3 tregon për Gazetasi.al, se qytetari A.Sh. ka pranuar faktin e këmbimit valutor si i vetëpunësuar, pasi ishte i papunë. “Këtë shtetas e kemi paralajmëruar disa herë, – nënvizon oficeri, – që të mos ushtronte veprimtari të paligjshme dhe për këtë arsye u shoqërua në komisariat”.

Nga kontrolli fizik i tij, oficerët përpiluan këqyrjen, duke theksuar se atij iu gjetën sende të tjera përveç kartëmonedhave dollarë, paundë dhe euro, mes tyre një peshore elektronike, lente zmadhuese dhe një pllakë xhami e zezë, që shërben për tregtimin e floririt.

“Paratë m’i solli dhëndri”

Por gjatë marrjes në pyetje të A.SH., si i dyshuar për ushtrim pa licencë të veprimtarisë financiare, ai e ka pasur gati alibinë. “Të gjitha këto vlera që më keni gjetur, m’i ka sjellë dhëndri, i cili jeton në Angli dhe quhet M.S.”, rrëfen i dyshuari, një version që konfirmohet nga këqyrja në sistemin TIMS, ku dhe rezulton se i afërmi i tij ka dalë nga Shqipëria përmes Rinasit.

Burimet e Gazetasi.al, shtojnë se një dukuri e tillë, si shoqërimi i shtetasit të mësipërm, i cili u la i lirë dhe paratë iu kthyen, janë të përditshme. Por hetimi i pastrimit të parave, përmes njësive të inteligjencës, është kryesisht i fokusuar te transfertat që kryhen në sistemin bankar, ku dhe gjurmohen dërgesat e dyshimta apo që ngjajnë me anomali.

Më së shumti, këto çështje pushohen nëpër prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm për mungesë provash. Ndonëse sipas një marrëveshjeje të 2020-s midis Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme është firmosur memorandumi, ku secili nga institucionet merr përsipër riorganizimin, rezultatet lënë për të dëshiruar.

Njëkohësisht me riorganizimin e seksioneve të posaçme kundër pastrimit të parave, agjencia e parandalimit të pastrimit të parave nga ana tjetër, do të duhej të vlerësonte informacionet e nisura nga shërbimet inteligjente. Këto të dhëna mbi krimet financiare, duhet të përcillen pranë strukturave përkatëse hetimore.

Çfarë thotë SHISH?

Në një nga raportet e rralla të Shërbimit Informativ Shtetëror, të bërë publik për krimet në ekonomi, theksohet se shumica e parave të pista e kanë origjinën nga aktiviteti kriminal ndër vite.

“Sektorët mbizotërues për pastrimin e parave, mbeten biznesi i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi, etj. Zonat bregdetare dhe ato urbane, mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar”, thuhet më tej në raport.

Ku pastrohen paratë?

Nëse do t’u referohemi të dhënave zyrtare të vendosura në dispozicion sipas dosjeve të gjurmuara nga prokuroritë, kuptohet se kryeqyteti është vendi i preferuar me masën e 50% të të gjitha rasteve të zbuluara gjatë 2020-s.

Më tej rreth, 37% e rasteve gjenden në qytetin e Shkodrës, 35% në qytetin e Vlorës dhe më tej në vend të katërt, qëndron Durrësi dhe Elbasani, të cilët janë me të njëjtën përqindje të çështjeve të hetuara dhe konkretisht me nga 22%.

Marre nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tregtia te zona e dollarit ne tirane tregtia te zona e dollarit ne tirane

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit