LIVE UPDATES
Bota

Isa Mustafa gati të marrë drejtimin e Kosovës: Pa asnjë hezitim do ta pranojmë mandatin për formimin e Qeverisë

19 Prill 2020, 13:00 Nga DOSJA
Isa Mustafa gati të marrë drejtimin e Kosovës: Pa asnjë

KOSOVË- Lideri i LDK’së, Isa Mustafa s’e ka asnjë dilemë se do ta marrë mandatin për të formuar Qeverinë e re posa të mandatohet nga Shefi i Shtetit bazuar në Kushtetutë. Këtë qëndrim, ish-Kryeministri Mustafa e ka dhënë në kohën kur Vetëvendosje po refuzon të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re dhe Presidenti ka paralajmëruar se do t’ia kalojë partisë së dytë mandatin nëse dështon VV’ja. “Në momenti që plotësohen kushtet kushtetuese që LDK-së t’i ofrohet mandati dhe të arrijmë pajtim me partnerët për kriteret, LDK pa asnjë hezitim do ta pranojë mandatin për formimin e qeverisë”, ka thënë Mustafa, në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

Kryetari i LDK-së rikujtoi edhe kohën e VLAN-it të vitit 2014, kur LDK dhe LVV kërkonin që mandati për formimin t’i jepet partisë/grupacionit të dytë. “Sa u përket kundërshtimeve, mund të rikujtoj opinionin se ishte LVV dhe LDK që në vitin 2014 argumentonin dhe kërkonin që mandati t’i ipet partisë/grupacionit të dytë duke e arsyetuar mbi bazë kushtetuese”, tha Mustafa.

Më shumë se tri javë kanë kaluar prej se Kosova është me Qeveri të shkarkuar pasi 2/3 e deputetëve të Kuvendit ia morën besimin “Koalicionit të Shpresës”. Në këtë situatë, Isa Mustafa thotë se shtetit i duhet një Qeveri me mandat për t’u përballur me COVID-19 dhe krizën ekonomike si pasojë e kësaj pandemie. “Vendi duhet të ketë qeveri me mandat nga Kuvendi për tu përballur me virusin Corona dhe me sfidat e tjera që e presin”, shtoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e fundit me një deputet më shumë se LDK’ja. Këto dy parti lidhën koalicion, të cilin e pagëzuan si “Koalicioni i Shpresës”. Megjithëse negociatat për lidhjen VV-LDK zgjatën disa muaj, qeverisja zgjati vetëm  40 ditë. Kjo pasi VV s’pajtohej me qëndrimin e LDK’së për të hequr taksën pa vendosur reciprocitetin, s’pajtoheshin as për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Pastaj, Albin Kurti, vendosi të shkarkonte  Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, i cili është edhe Nënkryetar i LDK’së me çka i dha edhe fund “koalicionit të shpresës”.

Ndërkohë, ditëve të fundit, janë përmendur edhe protestat nëse Kurti largohet nga ulësja e Kryeministrit. Por, këto paralajmërime s’i kanë bërë përshtypje Isa Mustafës, i cili ishte përballur me protestat e Vetëvendosjes sa ishte në pozitën e Kryeministrit. “Sa u përket protestave të paralajmëruara, LDK s’mërzitet fare për atë punë. Bile aq më pak kur për protesta trumbetohet nga mercenarë politik, në emër të internacionales shqiptare. Të tillët s’guxojnë të protestojnë në vendet e tyre, kurse Kosovën e konsiderojnë poligon të pa dhimbshëm”, tha kryetari i LDK-së për Gazetën Express të dielën.

Një zyrtar i VV’së nga Tirana tha të shtunën se do të ketë protesta të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e diasporë nëse Albin Kurti  i shkarkuar me 2/3 e votave të deputetëve, largohet edhe nga ulësja e Kryeministrit. Për shkak të koronavirusit, Qeveria ka marrë masa policore për të mos lejuar përhapjen e COVID-19. Edhe Shefi i LDK’së sikurse ish-Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, është pro fillimit të heqjes së masave për të zhbllokuar ekonominë.

Mustafa u shpreh Hoti “me përgjegjësi dhe argumente profesionale inicoi krijimin e kushteve për frymëmarrje ekonomike” Mustafa tha se askush nuk ka të drejtë që ta shndërrojë Kosovën në burg kolektiv. “Askush nuk ka të drejtë që, duke e shfrytëzuar pandeminë, ta shndërrojë Kosovën në burg kokektiv. Kjo për fat të keq po ndodhë sot me të gjithë ne në kundërshtim me të drejtat kushtetuese”, u shpreh kryetari i LDK-së.

Ndërkaq të martën, Këshilli i Përgjitshëm i LDK-së me shumicë votash i ka thënë PO një koalicioni me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe Minoritetet për formimin e qeverisë së re. Nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

(Marrë nga Gazeta Express)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa qeveria e re ne kosove rrezimi i qeverise ne kosove isa mustafa qeveria e re ne kosove rrezimi i qeverise ne kosove

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!