"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Politike
Investigimi për ish-klubin Partizani/ Malltezi padit Bollinon, media: Mori 26 mijë m2 nga Berisha, ku i gjeti paratë për të
25 Shkurt 2021, 10:44Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANE- Investigimi i publikuar në Report Tv ku pretendohet se ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin “Partizani ” për familjen e tij, ka hapur një debat politik ku nuk ka munguar edhe përfshirja e vetë kryeministrit Edi Rama apo kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Por dje, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës ka njoftuar se ka paditur për shpifje botuesin Carlo Bollino, ndërsa edhe ka sqaruar qëndrimin e tij në lidhje me të dhënat e publikuar në dokumentarin me 3 seri. Por përse akuzohet Malltezi në këtë investigim?
Akuza lidhet me vendimin për privatizimin e klubit Partizani nga ana e qeverisë Berisha, 2 muaj pasi PD erdhi në pushtet. Toka me sipërfaqje 26.000 metra katrorë sipas investigimit u privatizua dhe u mor nga Malltezi dhe familjarët e tij, ku sot, 40% të aksioneve të kompleksit që është ndërtuar mbi këtë truall zotërohet nga dhëndri i ish-kryeministrit. Televizioni e akuzon Malltezin për korrupsion, favorizim dhe abuzim, që sipas Report Tv, është arritur nga ndikimi i Sali Berishës si kryeministër. Në investigim hidhen dyshime edhe për origjinën e pronës, se a i përkiste ajo vërtet familjarëve të Malltezit, por edhe për burimin financiar të dhëndrit të ish-kryeministrit. Report Tv pyet se ku i gjeti Malltezi paratë për tu bërë investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizani, kur sipas tyre pasuria e deklaruar prej tij dhe Argita Berishës në vitin 2005 ishte 39 mijë dollarë.
Sakaq, Malltezi në reagimin e tij akuzon Bollinon se është ai që po grabit 5 mijë metra katrorë dhe një ndërtesë që ishte parashikuar të ndërtohej një gjimnaz. Malltezi sqaron se në fakt me kthimin e tokës nga qeveria Berisha është zbatuar ligji 60 vite pasi prona ishte grabitur, dhe se ai dhe familjarët e tij kanë qenë trashgimtarët e truallit. Malltezi thotë se janë paguar taksat dhe është zbatuar procedura ligjore dhe se prona është zhvilluar pasi është paguar një shumë prej 900 milionë lekë tek shteti.
REAGIMI I PLOTË I MALLTEZIT:
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, inspektoi mëngjesin e kësaj të enjte një biznes të prodhimit e përpunimit të metaleve në Durrës. Në bashk...
Jo vetëm në ndërtim.Paratë e mafiozë të Ndranghetas kanë nisur të pastrohen në Tiranë pak kohë pasi në bashki erdhi Erion Veliaj. Vetëm disa muaj pasi ishte bër...
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se ka ardhur të ndryshojmë. Basha shkruan në Facebook se Shqipëria do të fitojë pasi ka ardhur ...
TIRANË– “PD-Aleanca për ndryshim’, ‘Aleanca Ora Kombëtare Emigracioni, Bashkimi Popullor dhe Konservatorët” dhe ‘Aleanca‘ janë tre koalicionet të cilat par...
TIRANË – Koalicioni i Partisë Demokratike me aleatët e saj është regjistruar në KQZ me emrin “PD-Aleanca për Ndryshim”.Në një listë të përbashkët në zgjedh...
TIRANË– Vetëm pak minuta para se të mbaronte afati që koalicioni i PD-së të regjistronte në KQZ listën e partive që do të garojnë në zgjedhjet e 25-prillit...
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se e ka paralajmëruar rënien e LDK-së prej vitit 2010. Ai thotë se është i dëshpëruar me qëndrimet...
TIRANË- Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se forca politike që përfaqëson i ka siguruar mandatet në të gjitha qarqet e vendit, përveç ati të...
TIRANË– Astrit Patozi është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë ftesë nga PD për të hyrë në koalicion për zgjedhjet e 25 prillit.Patozi: Nuk kam pasur...