LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Intervista/ Vajza që luante në lagjet e Durrësit, sot rrëmben zemrat e italianëve. Kush është modelja superseksi që garo

24 Maj 2019, 14:37 Nga DOSJA
Intervista/ Vajza që luante në lagjet e Durrësit, sot

Më 26 maj në Itali do të zhvillohen zgjedhjet administrative, datë kjo që përkon me zgjedhjet në parlamentin europian. Në shtetin italian shqiptarët janë përfshirë shumë më tepër në politikë, duke kryesuar kështu edhe listat e zgjedhjeve.

Në Itali numërohen rreth 100 kandidatë me origjinë shqiptare të regjistruar si kandidatë në zgjedhjet administrative.

Casale Monferrato është një qytet i vogël në Piemonte me 33.727 banorë. Komuna e dytë më e populluar në provincë, pas kryeqytetit. Në këtë komunë, përveç Nada Zhitit, janë regjistruar si kandidatë edhe dy shqiptarë të tjerë, Ferdinant Kasa dhe Armando Zotaj.

Nada Zhiti është modelja shqiptare nga Durrësi, e cila në moshë të vogël ka emigruar drejt Italisë Veriore, aty ku dhe jeton sot. Ajo ka kryer studimet për avokate dhe ka punuar si e tillë. Në fillimet e adoleshencës, Nada ka punuar si modele, profesion ky që e ushtronte në kohën e lirë pasi përfundonte studimet.

Pas kryerjes së studimeve, Nada mori vendimin e rëndësishëm që do t’i ndryshonte jetën. Nga një studente ekselence ajo punoi në zyrat e avokatisë në qytetin italian të Casale Monferrato-s.

Ajo ka folur për Dosja.al, ku ka treguar dëshirën e saj të madhe për të ndihmuar të tjerët. Duke përdorur aftësitë e saj bindëse, Nada synon të jap kontributin e saj në një sistem të ri administrativ, ku të drejtat e njeriut do të jenë primare dhe të gjithë do të jenë të bashkuar për një Casale Monferrato më të mirë.

 

Intervista e plotë:

Je larguar nga Shqipëria në moshën 6-vjeçare. Si ishte fëmijëria jote në Itali?

Familja ime u largua nga Shqipëria në fluksin e parë të largimit drejt perëndimit, pikërisht drejt Italisë. U vendosëm në Casale Monferrato, ku jetojmë edhe sot. Në Itali na pritën shumë mirë, në fakt falenderoj mësuesit që u kujdesën për mua në mënyrë të veçantë dhe që më mbështetën gjithmonë.

Si të gjithë emigrantët në fillim ishte e vështirë, aq më tepër largimi nga vendlindja ime. Në Durrës isha mesuar të luaja në ajër të pastër, në lagje me shumë fëmijë, në shkollë shkonim vetë në shkollë dhe kishim aq shumë liri.

E kundërta ishte këtu në Itali, u përballa me rregulla të ndryshme, kishte pak fëmijë në rrugë, shumë lodra dh epak fantazi. Ama duhet ta pranojë, ka qenë një fëmijëri e këndshme, organizonim shfaqe në shkollë, në të cilat kam qenë gjithmonë prezente.

Pse u larguat nga Shqipëria? A ishte kjo një zgjidhje ashtu si të gjithë shqiptarët?

Kur familja ime u largua nga Shqipëria unë isha e vogël, por kujtimet aty i ruaj me mall edhe sot. Prindërit e mi, ashtu si të gjithë të tjerët ishte vetëm të ishin larg nga sistem që vendi ynë vuante në atë kohë.

Si nisi karriera jote si modele?

Karriera si modele nis si një lojë. Kam qenë gjithmonë shumë e dhënë pas shkollës dhe prioritet kisha rezultatet e mira në shkollë.

Në moshën 17-vjeçare më ftuan si modele në një sfilatë në qytetin tim këtu në Itali dhe pas kësaj filluan kërkesat e tjera për fotomodele. Fillova të kuptoja që më pëlqente dhe që ishte një punë serioze, me njerëz shumë profesionistë ndryshe nga mendimet dhe paragjykimet që kisha para se të punoja si fotomodele.

Nga modele në pasarelat e shtëpive të modës, ti zgjodhe të studioje juridik. Pse kjo zgjedhje?

Shkolla ka qenë gjithmonë prioriteti im dhe u diplomova me nota maksimale. Arrita t’i bëja paralelisht të dyja, edhe universitetin edhe të punoja si modele, një femër und të jetë edhe e bukur edhe e aftë të arrij çdo qëllim.Je një nga 100 shqiptarët që kandidojnë në zgjedhjet e 26 majit në Itali.

A ndihesh krenare për veten?

Ndihem shumë krenare që përfaqësoj shqiptarët, duke treguar se jam e aftë për t’u zgjedhur si këshilltare në bashki.

Të ka mbështetur familja në këtë zgjedhje që ti ke bërë?

Prindërit më mbështesin në këtë zgjedhje dhe janë shumë krenar për karrierën time në politikë, sidomos për faktin që ruaj idealet e mia si kandidate jo për votat, por për dëshirën që të jap një kontribut për territorin e Casale Monferrato-s.

Pse duhet të të zgjedhin ty si kandidaten shembull, çfarë qëllimi ke?

Vullneti im është të përdor aftësitë e fituara gjatë studimeve në shkollën e juridikut dhe si avokate të mbroj të drejtat e shoqërive të varfra.

Një pikat kyçe të programit tim elektoral është që të bëhet një lloj zyre mbështetëse për të huajtë, që t’ju mundësoj atyre informacione të sakta mbi problemet e integrimit.

A ka ndikuar sadopak kjo zgjedhje e jotja në jetën private?

Kjo nuk ka ndikuar aspak, sepse njerëzit rreth meje e kuptojnë sa i rëndësishëm është pasioni për punën dhe karrierën. Pavarësisht faktit që politika të kushton shumë kohë, duke marrë pjesë në mitigje kontakti me njerëzit, pasi më pëlqen shumë kjo pjesë sepse flas me ta dhe kam mundësi të dëgjoj problemet e tyre dhe të jap një zgjidhje. Dua të jem një shembull i mirë për shumë njerëz, të cilët mund të arrijnë majat e suksesit me sakrificë dhe vendosmëri.

A do të heqësh dorë nga modelingu nëse fiton këto zgjedhje?

Nga modelingu kam filluar të heq dorë, pasi çdo gjë ka një afat. Tani që ushtroj profesionin tim si avokate dhe me një eksperiencë të re në politikë nuk dua të konsumojë kohën me të tjera gjëra.

Si ishte jeta e Nadës para se të kandidonte, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve si e para modele shqiptare që kandidon për këshillat bashkiakë?

Para se të nisja këtë eksperiencë si kandidate për këshillin e bashkisë punoja si avokate në qytetin e Vercelli-t në veri të Italisë.

Kohët e fundit kam qenë tepër e angazhuar konkretisht me ligjet e reja të cilat kanë ndryshuar shumë pas dekretit legjislativ të Salvini-t.

Nëse një mundësi e tillë të jepej në Shqipëri a do të pranoje?

Sigurisht që do të më pëlqente dhe ndoshta do pranoja sepse jam krenare që jam shqiptare, por para se ta bëja do sigurohesha të studioja me përpikmëri legjislacionin dhe sistemet politike, pasi kjo është një nga hallkat më të rëndësishme në drejtimin e vendit.

Linda Karabolli/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture kandidate ne zgjedhjet bashkiake modelja shqiptare nada zhiti kandidate ne zgjedhjet bashkiake modelja shqiptare nada zhiti


Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më