LIVE UPDATES
Politike

INTERVISTA për Radio BBC, Rama: NATO duhet të kishte bërë më shumë për refugjatët, organizatë pa shtyllë kurrizore! Af

1 Shtator 2021, 06:12 Nga DOSJA
INTERVISTA për Radio BBC, Rama: NATO duhet të kishte bërë

SLLOVENI–  Kryeministri Edi Rama ka dhënë mëngjesin e sotëm një intervistë për radio BBC, teksa ndodhet në Slloveni. Ai u pyet gjerë e gjatë për strehimin e afganëve në Shqipëri. Rama e quajti NATO-n si një organizatë pa shtyllë kurrizore e cila sipas tij duhet të kishte më shumë për afganët. Ndërsa për qëndrimin e afganëve në Shqipëri, kreu i qeverisë bëri të ditur se ata do të qëndrojnë në vendin tonë derisa të marrin vizën nga SHBA-.

Si erdhi që Shqipëria mikëpriti afganët?

Rama: Erdhi shumë natyrshëm për ne. Se dhe ne ishim ato 30 vite më parë që donim strehë në Itali për ti iku talebanët të kuq të Tiranës. Ndëkrohë gjatë luftës së Kosovës haopëm dyert për ti mikëpritur që ti shpëtonin spastrimit etik nga Sllobodan Millosheviv. Në i njohim mirë të gjitha, kur mbetesh në një regjim dhe kur do të nisësh një jetë në një vend të ri.

Mendoni se shumica e shqiptarëve kanë të njëjtën ndjesi si ju, pasi kemi parë një sërë vendesh që kanë pasur vetë histori të të qenit refugjatë, të cilat u kanë mbyllur kufijtë refugjatëve afganë?

Rama: Është vërtetë dicka që të copëton zemrën. Vetëm pak javë më parë të gjithë këto vende si anëtare të NATO-s ishin burimi kryesor për popullin e Afganistanit. Aleanca më e fortë, u bë një organizatë pa shtyllë kurrizore, nuk është ajo që cka duhet të ndodhë.

A mendoni se janë një organizatë pa shtyllë kurrizore?

Rama: Po them si duket dhe si ndikon në imazhin në anën tonë të botës e sesi e shohin njerëzit fatin e tyre. Jam shume krenat që shumica e shqiptarëve mendojnë njësoj. Këto janë momente kur objektivat janë më të rëndëishme se sondazhet.

Po shoh disa fotografi këtu Kryeministër, të cilat dua t’i përshkruaj për dëgjuesit e radios. Janë njerëz që mbërrijnë nga Afganistani, të cilët po zbresin shkallët e avionit të “Qatar Airlines” dhe që në pistë i pret ambasadorja amerikane. Më pas, po organizohet një piknik. Ju po luani basketboll më duket me disa prej fëmijëve tëardhur. Është tejet mallëngjyese, po sa kohë mendoni se do rrinë njerëzit që janë evakuuar? A do të qëndrojnë ata në Shqipëri? A prisni që ata të integrohen në shoqërinë shqiptare apo kjo është një ndalesë përpara se të lëvizin diku tjetër?

Rama: Pikë së pari, na u afruan disa organizata, fondacione, një tërësi organizatash të shoqërisë civile përtej oqeanit, në ShBA, përfshi fondacionin “Yada Hakim” nga ana tjetër dhe thamë menjëherë “po”. Më tej, sigurisht, na e kërkoi qeveria amerikane dhe i thamë menjëherë “po”. Arsyetimi për gjithë këtë është se këta njerëz kanë mundësi të kualifikohen për të marrë vizë e për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka e bën qëndrimin e tyre teorikisht të përkohshëm, por, së pari, mendoj se do të duhet kohë për këtë, pasi me kaq shumë njerëz sa janë nxjerrë jashtë vendit nga avionët amerikanë e që duhet të kalojnë procesin e shqyrtimit në pjesë të ndryshme të Evropës e tjetërkund, kjo do të kërkojë kohë. Së dyti, çfarëdo që të duhet, për gjithçka që do të duhet, ne do t’u gjendemi. Ne nuk mundemi, nuk mundemi të harrojmë historinë tonë. Nuk mund të mos respektojmë kodin tonë të nderit, që e kemi prej një kohe shumë të gjatë dhe që e bëri Shqipërinë të ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se para saj, pikërisht sepse asnjë hebre nuk u dorëzua dhe pati shqiptarë që paguan me jetë për t’i shpëtuar. Gjithashtu, besoj fort se u detyrohemi fëmijëve tanë. Fëmijët tanë duhet ta trashëgojnë të gjithë këtë e ne duhet ta nderojmë këtë trashëgimidhe ata duhet, po kështu, ta nderojnë kur t’u vijë koha.

Përmendët fondacionin “Yalda Hakim”. Dëgjuesit e mi në radio ndoshta e dinë që Yalda është një prej korrespondenteve tona me jashtë, e cila drejton emisionin “Impact with Yalda Hakim” në BBC World News. Ajo vetë është afgane dhe ka bërë shumë filantropi edhe brenda vendit të vet, por jam kureshtare për ç’ndodh tani Kryeministër. Po dëgjojmë nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, se këtu hapet një kapitull i ri angazhimime Afganistanin dhe se është mbyllur kapitulli për pjesën e luftës në Afganistan. Talebanët kanë marrë kontrollin. A u besoni premtimeve që po bëjnë talebanët se do të respektojnë të drejtat e vajzave dhe grave, siç thonë ata, brenda kufijve të ligjit islamik.

Rama: Për të mirën e njerëzve që nuk patën fatin të largoheshin dhe që përjetuan për 20 vjet diçka ndryshe nga ajo që ofrojnë talebanët, do të doja shumë që kjo të ishte e vërtetë, por, duke qenë se kam jetuar në një regjim mjaft brutal e shumë të ngjashëm, edhe pse jo islamik, por tërësisht ateist, që ndaloiZotin në jetët tona, që hodhi në erë me dinamit më shumë se 2 000 kisha, faltore romake, manastire, xhami, unë nuk mund të gënjej veten e ta besoj. Nuk përputhet, nuk përputhet me botën tek e cila besojmë, me botën ku jetojmë dhe me botën që përfaqësojmë dhe sigurisht me botën që ëndërronin afganët të cilët na besuan, na ndoqën dhe punuan për ne. Do të doja shumë që kjo të ishte e vërtetë, po, për fat të keq, nuk mundem, thjesht nuk mundem ta besoj.

Pra keni skepticizëm, ashtu siç kemi dëgjuar shumë të shprehet në këtë studio dhe në Qendrën për Afganët dhe Azinë Qendrore në Londrën Perëndimore. Njerëz që vijnë këtu në përpjekje të dëshpëruar për të marrë informacion, për të gjetur se çfarë mundësish ka për ta. Shumica prej tyre shpresojnë që të afërmit e tyre do të vijnë nga Afganistani dhe që do jenë në gjendje të riatdhesohen këtu. Shumica mendojnë që do të ndodhë brenda javëve e muajve në vijim, por nga ajo që dëgjojmë ndërkohë, duket se do të kërkojë më shumë kohë se aq. A besoni se ata që do të duan të largohen, do të jenë në gjendje të largohen javët që vijnë, edhe pse talebanët kontrollojnë aeroportin? Kam më pak se një minutë.

Rama: Gjithçka mbetet për t’u parë, por, sërish, historia mund të na vijë në ndihmë në këto raste. Nuk ka nevojë për glob kristali. Mjaft të kthejmë kokën nga historia e regjimeve mizore totalitare e tërësisht ideologjike, që të kuptojmë se, për ta, çdokush që është i ndryshëm nga ata është tradhtar që duhet vrarë, duhet burgosur, torturuar dhe që duhet persekutuar gjithë jetën. Tani, a do të zgjedhin…

Kryeministër, po ndërhyj këtu se nuk dua t’ju ndërpres, por e kuptoj idenë tuaj, e kuptoj që ju përpiqeni t’i hidhni sytë nga historia për të kuptuar se si do të zhvillohet kjo tanimë. Edi Rama, është Kryeministri i Shqipërisë, që ka pritur krahëhapur një numër refugjatësh afganë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale