LIVE UPDATES
Art&Argëtim

INTERVISTA/ Historiani Pëllumb Xhufi tregon ‘hilen’ e Qeverisë me vendimin për pakicat: S’mund të vendosin 300 persona

24 Qershor 2020, 15:26 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Historiani Pëllumb Xhufi tregon ‘hilen’ e

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi e cilëson projektvendimin e Ministrisë së Brendshme për të njohur si pakica kombëtare edhe një grup prej 300 personash shtetas shqiptarë, si një veprim të qeverisë në dëm të interesave kombëtare.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xhufi shprehet se nisma të tilla janë rezultat i presioneve që vijnë nga Greqia e cila madje “ka deklaruar edhe me gojën e politikanëve të saj më të lartë, se Shqipëria nuk do të futet në Europë pa realizuar më parë axhendën nacionale greke. Dhe dihet se cila është axhenda greke për Shqipërinë”.

Pra, me këtë dokument të qeverisë, që do Ministria e Brendshme i ka paraqitur qeverisë një projektvendim mbi përcaktimin e përbërjes, funksioneve dhe procedurës së Komisionit për shqyrtimin e kërkesës për njohjen e një pakice kombëtare. Cili është vlerësimi juaj për këtë projektvendim, meqenëse Instituti i Historisë ka dhënë mendimin e tij?

Është hileja e radhës që një qeveri shqiptare bën në dëm të interesave shqiptare. Projektvendimi hiqet sikur merret me çështje teknike të përbërjes apo të procedurave që do të duhet të ndjekë ai Komision. Zakonisht, në të tilla iniciativa ligjore, hileja qëndron në fund (in coda venenum). Kësaj radhe qeveria është aq shumë e bindur në përgjumjen e qetësinë olimpike të qytetarëve shqiptarë, saqë “helmin” e ka hedhur qysh në paragrafin e parë të këtij projektvendimi. Aty, fare pa lidhje me paragrafët e tjerë “teknikë” të tij, sanksionohet që një grup prej 300 qytetarësh shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë njohjen e statusit të pakicës kombëtare. Duhet të jesh sylesh ose ndërgjegjeprishur të mos duash të kuptosh se pikërisht tek ky paragraf “dobiç” fle lepuri. Paragrafët e tjerë “teknikë”, me të cilët janë marrë aq seriozisht disa Ministri e agjenci shtetërore që kanë paraqitur sugjerimet e tyre “të vyera”, janë tjerrje fjalësh për të fshehur pikërisht “dobiçin”, d.m.th. nenin e parë që sanksionon të drejtën e 300 qytetarëve për të kërkuar statusin e pakicës kombëtare. Më duket cinike që një nismë e tillë kryhet me anë të një dokumenti ligjor të shkallës më të ulët (“vendim”), kur çështje të tilla me rëndësi dramatike duhet të kalojnë me ligj të Parlamentit.pellumb-xhufi-2

Ndërkohë, nga viti 2017, kur u miratua ligji i ri për minoritetet, Shqipëria njeh 9 të tilla…

Po, dhe kujtoj se ai ligj kaloi pa zhurmë në Kuvend, opozita heshti si peshku në ujë, nëse përjashtojmë ndërhyrjen kundërshtuese të z. Luan Rama. Sepse në këta 30 vjet, çuditërisht, ligje, protokolle e vendime antikombëtare si ky i tashmi, kanë kaluar me votime thuajse unanime. Kujtoni rrethanat “e qeta” në të cilat u realizua kapja e KOASH-it, u miratua ngritja e komplekseve monumentale “në kujtim” të ushtarëve grekë apo u grabit territori detar. E pra, hata të tilla u realizuan me ligje, protokolle, vendime apo edhe “fjalë burrash”, që duartrokiteshin apo gëlltiteshin nga të gjithë “përfaqësuesit e popullit”, në qeveri apo opozitë. Unë e vlerësoj shqetësimin e gazetës “Panorama” për këtë nismë të qeverisë, por nuk mund të mos konstatoj se politikanë të opozitës që janë vazhdimisht të pranishëm në faqet e saj, nuk shprehen për të, ndërkohë që merren me fustanet e Besës dhe me poturet e Çelos. Por, po i kthehem pyetjes suaj. Në vitin 1921 Shqipëria u njoh si anëtare e Lidhjes së Kombeve pasi pranoi njohjen dhe respektimin e minoriteteve kombëtare. Lidhja e Kombeve njohu si të tillë minoritetin grek dhe atë malazez. Dhe dihet, qeveritë shqiptare të të gjitha kohërave e ngjyrave i kanë respektuar e trajtuar si të barabarta këto minoritete. Duhet thënë se në Lidhjen e Kombeve, ashtu si edhe në Konferencën e Paqes (1919), Shqipëria u trajtua padrejtësisht si vend humbës i Luftës I Botërore: ndërsa asaj iu imponua njohja e minoriteteve greke e malazeze, Greqisë e Jugosllavisë nuk iu imponua, gjithashtu, të angazhoheshin solemnisht për njohjen dhe respektimin e të drejtave si pakicë kombëtare të qindra mijë shqiptarëve në territoret e aneksuara prej tyre. Për rrjedhojë, në këto vende vazhduan politikat shfarosëse, asimiluese, diskriminuese në dëm të elementit shqiptar. Kujtoj që Greqia, që aq shumë bën zhurmë për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, ende nuk ka nënshkruar marrëveshjen-kuadër të mbrojtjes së minoriteteve, dhe për këtë kritikohet vazhdimisht nga Këshilli i Europës.pjimage (3)

Po atëherë, ç’e shtyn qeverinë të ndërmarrë këtë nismë?

Ndonjë presion i Europës në prag të fillimit të negociatave? Nuk më duket kështu. Vetë dokumenti shoqërues i projektvendimit e pohon shkoqur se kjo nismë ligjore nuk synon ndonjë përafrim me acquis communautaire. Pra nuk është një kërkesë e BE-së. Por kemi të gjitha arsyet të mendojmë se “shtysa” vjen nga një vend i veçantë i BE-së, përkatësisht Greqia, e cila e ka bërë të qartë, madje e ka deklaruar edhe me gojën e politikanëve të saj më të lartë, se Shqipëria nuk do të futet në Europë pa realizuar më parë axhendën nacionale greke. Dhe dihet se cila është axhenda greke për Shqipërinë.

Pra, me këtë dokument të qeverisë, që do jetë thjesht një vendim i saj, e jo një ligj i Parlamentit, ne duhet të presim mbirjen e pakicave të tjera kombëtare?

Duket se ky është qëllimi i këtij projektvendimi, i cili fare qartazi është bërë nën presionin e huaj. Në vitin 2017 u njohën si minoritete kombëtare disa komunitete të tjera, veç pakicës greke, asaj malazeze dhe pakicës maqedonase, kjo e fundit e njohur si e tillë nga qeveria e Enver Hoxhës në vitin 1946. Bëhet fjalë për komunitete gjithashtu të respektuara nga shoqëria shqiptare, por që nuk i përmbushnin kriteret për të qenë një minoritet kombëtar. Në vendet e qytetëruara ato përfshihen në kategorinë e pakicave kulturore e gjuhësore. Mirëpo, qeveria shqiptare bashkë me opozitën “nacionaliste” deshën të ishin bujarë. Ani. Por më duket se sot, me njohjen e statusit të pakicës kombëtare edhe për grupe 300 vetëshe, me një vendim tinëzar e gjasisht antikushtetues, kjo klasë politike po tregon një ekses bujarie, që të bën të dyshosh për integritetin moral e kombëtar të saj.

Qeveria projektvendim për të shpallur pakicë kombëtare 300 shtetas

Ministria e Brendshme ka depozituar në qeveri projektvendimin për përcaktimin e përbërjes, funksioneve dhe procedurës së komisionit që do të marrë në shqyrtim kërkesën për njohjen e një pakice kombëtare. Propozimi vjen si kërkesë e ligjit Ligji nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i cili përcakton ngritjen e një komisioni ad hoc sa herë duhet bërë njohja e një pakice të re. “Ligji nr. 96/2017 ‘Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë’, ka njohur pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë, ku aktualisht janë njohur 9 pakica kombëtare.

Njohja formale e një pakice kombëtare të ndryshme nga ajo e përcaktuar në këtë Ligj bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës pranë ministrit të Brendshëm nga grupi i shtetasve i përbërë nga jo më pak se 300 persona, që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare dhe shqyrtohet nga komisioni ad hoc që ngrihet për këtë qëllim, sipas përcaktimeve të nenit 4 të këtij ligji, para se të bëhet njohja formale me ligj”, thuhet në relacion.

Kundër këtij propozimi për ngritjen e komisionit, që do të njohë pakica të reja kombëtare në Shqipëri, ka dalë Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, i cili e konsideron “të panevojshëm, e madje ndoshta edhe të dëmshëm për interesat kombëtare, ngritjen e një komisioni të tillë për të diskutuar rreth ekzistencës së pakicave të tjera kombëtare në Shqipëri”, thuhet në relacion.

Marrë nga PANORAMA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture minoritetet ne shqiperi pëllumb xhufi projektvendimi i lleshajt per minoritetet minoritetet ne shqiperi pëllumb xhufi projektvendimi i lleshajt per minoritetet

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?