LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Intervista ekskluzive me Sotir Martinin, ministrin e oborrit mbretëror të Shqipërisë, në Egjipt. Rrëfimi për Mbretin Zog,

16 Nëntor 2020, 07:30 Nga DOSJA
Intervista ekskluzive me Sotir Martinin, ministrin e oborrit mbretëror

Aleksandri, … gusht. Na ishte dikur në brigjet e Adriatikut, një vend i vogël malor i quajtur Shqipëri. Kishte vetëm një minimum grindjesh të fqinjësisë së keqe atje, vetëm sa për të ruajtur para botës reputacionin e mjerueshëm të Ballkanit. Një mbret i vogël, mbreti Zog, udhëhiqte popullin e tij të mirë, vështirë më i emancipuar sesa ai i kohës së Wisigoths-ëve.

Mbret shumë parisien, martesa e të cilit ishte festë e revistave ndërkombëtare, sepse nusja e re ishte kontesha e bukur Geraldinë Apponyi, mbretëresha e mbretëreshave të të gjitha Rivierave.

Heshtja ra në lumturinë e çiftit, pastaj më 6 Prill 1939, në Tiranën me diell, këmbanat e kishave dhe hoxhallarët e xhamive i njoftuan botës lindjen e një princi.

Me nxitim ambasadorët dhe ministrat e plotfuqishëm nxituan në pallatin mbretëror për të sjellë urimet e kombeve të huaja.

Urime, buzeqeshje, gëzim. E ardhmja rrezatonte me qartësi kur një zotëri solemn hyri për tu përzier me turmën e personazheve shumëngjyrësh.

… Është Aleksandri, trashëgimtari i Shqipërisë për të cilin fati dhe gjithashtu OKB-ja. qëndrojnë akoma të heshtur

Ashtu si të tjerët, ai i ledhatoi fytyrën rozë të porsalindurit, pastaj iu afrua mbretit dhe, i përulur sipas rregullave të protokollit, i dha një mesazh.

Telegram nga Viktor-Emanueli, menduan, sepse e kishin njohur ambasadorin italian. Mbreti shpalosi letrën, fytyra e tij u zbeh, duart e tij u drodhën, mesazhi ra në djepin e fëmijës, sepse historia ndonjëherë di të kursejë efektet e makiavelizmit dhe ky mesazh, dhuratë e ngjarjes së gëzuar nga Musolini, ishte një ultimatum.

Të nesërmen, më 7 prill 1939, në agimin e së Premtes së Madhe (Shenjtë), flota dhe forca ajrore italiane bombarduan Tiranën, trupat zbarkuan, duke shtypur në 24 orë rezistencën e dëshpëruar të një grushti burrash dhe familja mbretërore mori nëpërmjet malit rrugën e mërgimit.

Kanë kaluar shtatë vjet. Në plazhin e Ramlech, afër Aleksandrisë, një djalë i nxirë, i bukur si vajzë, përshkon ujin e ngrohtë : Aleksandri, trashëgimtari i fronit të Shqipërisë.

Një vilë në periferi

“Kush e di ?”, duket se pëshpërit me vete, duke parë fëmijën. Z. Sotir Martini, Ministër i Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, i cili më solli këtu.

“— E shihni, tha ai, mbretërinë e princit të vogël : një vilë në periferi, një kopsht, një roje egjiptiane nën një ombrellë. Qesharake, apo jo ? Vetëm, përpara nesh, prapa këtij horizonti detar, gjendet Shqipëria dhe njerëzit e saj.”

Unë raportoj këtu në mënyrë të paanshme fjalimin e ministrit, natyrisht duke i lënë atij karakterin personal që i jep :

“— E kush po na pengon të kthehemi në shtëpi ? Një farë gjenerali Hoxha, agjent i njëfarë zotit Tito. Z. Tito është një hero legjendash, dhe mbreti Zog tani është vetëm një mbret qesharak, mund të thoni. Pra, është mjaft e komplikuar : paqja me Triesten, Hungarinë, Poloninë, Besarabinë dhe pjesën tjetër : nuk do ta shtojnë edhe Shqipërinë në të.

Eh po ! Por kur, më 7 prill 1939, bota e indinjuar protestoi kundër agresionit italian, ne besuam në drejtësinë e kombeve. Mbreti Zog, në mërgim në Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Angli, u prit kudo si një mbret martir viktimë e shtypësit. Lufta ndoqi rrjedhën e saj, pastaj u arrit fitorja, dhe bashkë me të edhe shenjtërimi i mbretërimit të Titos në Ballkan nga Rusia.

Mbreti Zog kërkoi, në të drejtë të tij, mbështetjen e Kombeve të Bashkuara në Konferencën e San Francisco-s. Askush as nuk iu përgjigj. Pretendonin se në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet. Sikur zgjedhjet e lira mund të ndodhnin nën kujdesin e një Tito-je, i cili, pasi ishte udhëheqësi i partizanëve të një lufte të veçantë, do të mbahet mend si heroi i trishtë (i keq) i gjyqit Mihajloviç.”

“Duan të copëtojnë Shqipërinë”

“Dhe tani duan të ndajnë (copëtojnë) Shqipërinë. Greqia po kërkon tashmë pjesën e saj, por askujt nuk i intereson se çfarë mendojnë njerëzit (të interesuarit). Sidoqoftë, në emër të tyre, Mbreti Zog do të vazhdojë t’u drejtohet Kombeve të Bashkuara, sepse një mbret nuk mund të heqë dorë nga froni, edhe pas largimit nga vendi i tij si arsye e pushtuesit, pa u dëbuar nga populli i tij.

Para se të ishte lajmëtari i keq i ultimatumit të zotit të tij, ambasadori italian e pyeti një ditë Mbretin Zog se çfarë mendonte për të ardhmen e irredentizmit fashist : “Duhen tre gjëra për të bërë një perandori, iu përgjigj mbreti. Një popull i denjë për të, shumë para, shumë gjak.”

Një perandori tjetër, e re në Evropë, tani po kërkon të konsolidojë irredentizmin e saj. Nuk e di nëse këta njerëz janë të denjë dhe nëse kanë shumë para, por një gjë është e sigurt, se ata që janë afër tyre nesër do të shohin të derdhet ende shumë gjak.”

Ministri thirri fëmijën mbretëror që të ktheheshin në shtëpi ndërsa po qeshte me fatin e tij duke luajtur, i vetëm dhe i zhveshur, ende duke mos e kuptuar fjalën “megrim”, kuptimi i së cilës do t’i shpjegohet më vonë, kur të mësojë ta shqiptojë shkronjë për shkronjë.

Dardiansi.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aurenc bebja aurenc bebja

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 15 Nëntor 2020, 18:59

Kur do të kthehemi në normalitet pas pandemisë Covid? Përgjigja për pyetjen që të gjithë po bëjnë sot vjen nga një prej krijuesve të vaksinës Pfizer-BioNtech. P...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj