LIVE UPDATES
Politike

Integrimi drejt BE/ Gjermania garanton mbështetje, ministri i Jashtëm Heiko Maas: Nuk e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e V

3 Maj 2021, 14:27 Nga DOSJA
Integrimi drejt BE/ Gjermania garanton mbështetje, ministri i Jashtëm

GJERMANI– Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Në një konferencë  të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, shefi i diplomacisë gjermane tha të hënën (03.05.2021), në Berlin:

Ky është një diskutim që e kemi bërë edhe më parë, por anasjelltas. Në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra.

Këtë qëndrim e ndan edhe Bujar Osmani: “Edhe pse Komisioni anëtarëson secilin vend në përputhje me përparimet që ka bërë: përvoja ka treguar se një rrugëtim i përbashkët është më i frytshëm, sepse përfiton nga efektet sinergjetike.”

Shpresat te presidenca portugeze

Maqedonia e Veriut është prej vitit 2005 zyrtarisht kandidate anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Çështja e emrit me Greqinë u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës (2019), por negociatat ende nuk janë çelur formalisht për shkak të grindjes me Bullgarinë për përkatësinë historike të gjuhës maqedonase. Gjermania gjatë presidencës së saj, vitin e kaluar, nuk arriti ta bindte palën bullgare të hiqte dorë nga vendosja e kësaj grindjeje në agjendën e kornizës negociuese. Shqetësimi i vëzhguesve është se kjo çështje do të zvarritet për shkak të gjendjes së paqartë politike në Bullgari. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme tha në Berlin se kjo çështje duhet të zgjidhet nga historianët e dy shteteve, pa presion nga jashtë.

Non-paper: ajër i nxehtë

Në konferencën e shtypit Maas foli edhe për fenomenin e non-paper-ve, dokumentet jozyrtare që qarkullojnë nëpër media e ku hidhen ide për zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura në rajon. Ai i quajti ato “ajër i nxehtë”, “fake news” dhe sugjeroi që të mos u kushtohet shumë vëmendje. “Parimi bazë i politikës gjermane eshte: heqja dorë nga ndryshimi i kufijve,” tha Maasi në përgjigje të pyetjes së DW.

Osmani ishte për herë të parë në Berlin në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut. Në qeverinë e mëparshme të kryeministrit Zoran Zaev, politikani 40-vjeçar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim kishte qenë zëvendëskryeministër, përgjegjës për integrimin evropian dhe e kishte vizituar shumë shpesh Gjermaninë.

Gjermania është partneri numër një tregtar i Maqedonisë së Veriut, me një vëllim shkëmbimesh tregtare prej rreth 4 miliardë eurosh. Osmani tha se ka propozuar të krijohet një partneritet strategjik mes Maqedonise së Veriut dhe Gjermanisë. Por në këtë moment duket e vështirë te thuhet se kjo kërkesë do të marrë një përgjigje pozitive. Nga qarqet qeveritare në Berlin thuhet se Gjermania e ruan termin partneritet strategjik për vende të një rëndësie të madhe gjeostrategjike, si p.sh. India. Megjithatë, qasja konstruktive e vendit të vogël ballkanik dhe sukseset e arritura në marrëdhëniet me fqinjët, kanë bërë që Maqedonia e Veriut të gëzojë besim te qeveria gjermane, thonë diplomatët. Edhe ministr Maas i premtoi kolegut të tij: “Ju mund të llogarisni gjithnj ndihmën e Gjermanisë.”

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar osmani heiko mass integrimi ne be bujar osmani heiko mass integrimi ne be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj