Atentat në Memaliaj/ Qëllohet me breshëri plumbash avokati për çështje pronash, arrestohet autori (EMRAT)
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
TIRANË– Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkak të shkeljeve, që sipas tyre, ai i bëri Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.
Kërkesën e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste, Taulant Balla, në një konferencë shtypi, pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku u miratua program i parlamentit në vazhdim.
“Para dhe gjatë fushatës zgjedhore Presidenti ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkesa e deputetëve i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi, i cili e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik” – tha Balla.
Kërkesa e socialistëve do të shqyrtohet në komisionin e ligjeve, dhe më pas mund të ngrihet një komision hetimor.
Presidenti Meta reagoi menjëherë për këtë nismë, duke e quajtur një “shashkë”, që synon të shmangë hetimin e krimeve zgjedhore.
Ai theksoi se “asgjë nuk ka përfunduar” dhe është detyrë e gjithë subjekteve politike ta ndjekin procesin zgjedhor deri në fund.
“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit” – tha zoti Meta.
Gjatë nismës së parë të socialistëve kundër zotit Meta, Komisioni i Venecias vlerësoi se shkeljet e Presidentit nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikohej shkarkimi i tij.
Por zoti Balla tha sot se Opinioni i parë i Komisionit të Venecias do të ishte i mjaftueshëm për shkarkim edhe në nismën e dytë.
Mandati i rregullt i Presidentit Meta përfundon në korrik të vitit të ardhshëm.
Presidenti mund të shkarkohet me dy të tretat e votave në parlament për shkelje të rënda të parashikuara në Kushtetutë.
Nuk është e qartë nëse parlamenti aktual, të cilin zoti Meta e quan si antikushtetues për shkak të mandateve të djegura dhe moszëvendësimit të plotë të tyre, i ka apo jo votat e mjaftueshme për shkarkimin e tij.
Po ashtu mbetet për t’u parë nëse dy muajt e mbetur deri në fillim të korrikut do t’i mjaftojnë këtij parlamenti për të ndjekur gjithë procedurat e parashikuara për shkarkim.
Nëse po, vendimi i parlamentit do të duhet të shkojë më tej në Gjykatën Kushtetuese, të cilës i takon me Kushtetutë një vendim përfundimtar.
Marrë nga VOA
(Kle.mu./dosja.al0
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Sekretari i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme. Ai u shpreh se Partia Demokratike pritet të...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i vendosur që të mos japë dorëheqjen. Ai ka folur për herë të parë ditën e sotme për ‘ReportTv’. ...
KRUJË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Budull, aty ku pa nga afër punimet që po vijojnë në shkollën “Sherif Dervishi”. Së ba...
TIRANË– Në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Mëngjesin e sotëm në selinë blu mbërriti edh...
Kandidatet femra në zgjedhjet e 25 prillit, nga të tre partitë kryesore, PS, PD, LSI kanë arritur të marrin gjithsej 328 mijë vota, nga rreth 1.6 milionë votues...
Deputeti i konfirmuar tashmë në radhët e PS-së në Durrës, i cili mundi të siguronte votat për t’u futur në Parlamentin e ri të Shqipërisë, Lefter Koka në emisio...
Si basketbollist ai ishte lojtar skuadre, si artist ishte i hapur për debate. Tani që po hyn në mandatin e tij të tretë si Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas publikimit të artikullit në “Der Standard” lidhur me teorinë e ndryshimit të kufijve në rajonin e Ballk...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dokumentit që u depozitua nga deputetët e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij. Me anë të një postimi të bër...
TIRANË– Taulant Balla ka bërë publik dokumentin me arsyet se përse deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë shkarkimin e Metës. Sipas tyre, presidenti nxiti...