LIVE UPDATES
Aktualitet

Inskenimi i aksidentit/ Flet Avokati i Izet Haxhisë: Polici nga Tropoja frenoi makinën pa shkak, i burgosuri humbi ndjenjat, n

13 Tetor 2019, 07:06 Nga DOSJA
Inskenimi i aksidentit/ Flet Avokati i Izet Haxhisë: Polici nga Tropoja

Tiranë- Idajet Beqiri, avokati i Izet Haxhisë ka folur sërish për aksidentin që ndodhi sipas tij pak ditë më parë, teksa klienti i tij po transportohej  nga burgu 302 drejt Prokurorisë së Tiranës, ku do të dëshmonte ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Izet Haxhia ka përshkruar sipas tij gjithë skenën, ku ka theksuar se klienti i tij ka humbur vetëdijen nga frenimi i makinës pa shkak nga ana e policit. Për këtë ngjarje, Beqiri njofton se është bërë një kallëzim penal ndaj policëve të shoqërimit. Ai ka deklaruar se Izet Haxhia pa hile te grupi i shoqërimit, pasi kërkonin që para se të hipte në furgon t’i vendosnin prangat prapa.

“Makina, megjithëse rruga te Mine Peza është me trafik të rënduar, ka ecur me një shpejtësi tepër të madhe, thotë Izet Haxhiaj. Makina, megjithëse rruga te Mine Peza është me trafik të rënduar, ka ecur me një shpejtësi tepër të madhe, thotë Izet Haxhiaj. Një polic, që ndodhej në sendiljen përpara kafazit të furgonit, i ka bërë shenjë Izetit të afrohej tek telat e izolimit të kafazit. Në momentin që Izet Haxhiaj po ngrihej në këmbë, mjeti ka bërë një frenim të ashpër, si për aksident! Trupi i Izet Haxhisë nga inercia ka përfunduar te hekurat e kafazit, duke i rënë me kokë. Është goditur mbi vetullën e djathtë, te balli. Shenjat e ënjtjes dhe të çarjes dalloheshin qartë në ballin e Izet Haxhisë edhe dje, në datën 12 tetor 2019, të cilat i dëshmoj me përgjegjësi pasi i konstatova vet në takimin që pata dje për një kohë të gjatë me të në Burgun 302. Goditja ishte shumë e rëndë, më tha Izet Haxhiaj, dhe pësova një turbullim sa humba vetëdijen.  ”, shprehet avokati.

Dëshmia e plotë:

Në datën 9 tetor 2019, rreth orës 09.00 të mëngjesit,  Izet Haxhiaj do të shoqërohej për të shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të vazhdonte dhënien e deklarimeve kundër ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, i kallëzuar penalisht për kryerjen e 23 krimeve të rënda, duke filluar nga një numër i konsiderueshëm vrasjesh, e deri te disa akte të rënda terroriste, grabitje e vjedhje, etj.

Ka dhënë shpjegime për 36 orë me radhë, në 6 ditë.

Burgu 302, ku është i paraburgosur Izet Haxhiaj, e ka siguruar dhe e trajton atë me korrektësinë më të madhe. Pra, në incidentin e rëndë të ndodhur në datën 9 tetor kundër Izet Haxhiaj, Burgu 302 nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë përgjegjësi. Përkundrazi, drejtuesit e tij kanë bërë detyrën me qëllim që ngjarja të zbardhet deri në fund prej strukturave të policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ditën e mërkurë, në datën 9 tetor, ora 09.00 do t’a çonin te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të vazhduar ditën e 6 të deponimeve…Fillonte në orën 9.00 dhe mbaronte në orën 15.00. Gjithë natën kishte qenë i sëmurë. Temperatura i kishte shkuar deri 40 gradë. Është qetësuar me ilaçet që ka përdorur natën. Për shkak të mos ndërprerjes së deponimeve që kishte filluar të jepte te Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka vendosur të shkoj.

Ndryshe nga ditët e tjera, grupi i shoqërimit i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që e  merrte në dorëzim te Burgu 302 në orën 09.00, te Rruga “Mine Peza”, me përgjegjës grupi një me origjinë nga Tropoja,  donte t’i vinte prangat me duart nga pas. Ndërsa 6 ditët e tjera prangat i ka pasur me duart përpara.

Izet Haxhiaj, nuk e ka  pritur mirë këtë veprim. Ka parë hile tek përgjegjësi i grupit të shoqërimit, sepse e njihte si tropojan dhe nuk ka pranuar t’i vinin prangat nga pas.

Pas shumë debatesh, kur Izet Haxhiaj nuk ka pranuar të hipi në furgon me pranga pas dhe u ka thënë se nuk donte të shkonte te Prokurori, përgjegjësi i grupit të shoqërimit nuk ka insistuar më dhe e ka hipur në furgonin e policisë me prangat e vëna në duar përpara.

Makina, megjithëse rruga te Mine Peza është me trafik të rënduar, ka ecur me një shpejtësi tepër të madhe, thotë Izet Haxhiaj.

Një polic, që ndodhej në sendiljen përpara kafazit të furgonit, i ka bërë shenjë Izetit të afrohej tek telat e izolimit të kafazit. Në momentin që Izet Haxhiaj po ngrihej në këmbë, mjeti ka bërë një frenim të ashpër, si për aksident! Trupi i Izet Haxhisë nga inercia ka përfunduar te hekurat e kafazit, duke i rënë me kokë.

Është goditur mbi vetullën e djathtë, te balli. Shenjat e ënjtjes dhe të çarjes dalloheshin qartë në ballin e Izet Haxhisë edhe dje, në datën 12 tetor 2019, të cilat i dëshmoj me përgjegjësi pasi i konstatova vet në takimin që pata dje për një kohë të gjatë me të në Burgun 302.

Goditja ishte shumë e rëndë, më tha Izet Haxhiaj, dhe pësova një turbullim sa humba vetëdijen. Megjithëse u godit rëndë, duke e ndjerë dhembjen, këtë mënyrë frenimi të mjetit pa shkak, e përsëritën edhe disa herë të tjera. Ishte e qëllimshme, më pohoi Izet Haxhiaj, dhe nëse do të isha me prangat në duar nga pas, goditja në kokë do të ishte fatale.

Për këtë ngjarje është bërë një kallëzim penal. I kanë shkuar Izet Haxhisë në Burgun 302 përfaqësuesit e SHKB, oficerët e policisë gjyqësore dhe i kanë marrë deklarimet me korrektësi… E kanë çuar te Mjekësia Ligjore te Spitali Nënë Tereza dhe eksperti ka përpiluar raportin mjeko ligjor. Pra ka nisur një procedim penal.

Izet Haxhiaj insiston se veprimet që u kryen në datën 9 tetor 2019 ishin të qëllimta dhe me mesazhin e vetëm që të mbyllte gojën sepse kishte folur e deponuar shumë kundër Sali Berishës për 6 ditë me radhë. Mirëpo është vetëm fillimi i deponimeve. ..

Nga ana tjetër, gjatë deponimeve që ka bërë, njëra apo tjetra ngjarje, i ka zgjuar kujtesën për vepra të tjera penale të rënda që janë kryer dhe që numrin e akuzave nga 23 që ishin në dhjetor 2018, kur është bërë kallëzimi penal, tashmë është rritur në 30 akuza kundër Sali Berishës.

Institucionet ligj zbatuese të shtetit nuk po i vlerësojnë me gjithë seriozitetin e duhur gjithçka që po deponon me përgjegjësi të lartë ligjore Izet Haxhiaj. Statusi i tij po mbetet thjeshtë i një “të pandehuri”, çka nuk e ndihmon aspak zbulimin e plotë 30 krimeve me pasoja tragjike të kryera gjatë viteve 1991-1999, siç janë vrasjet e një numri të konsiderueshëm njerëzish, një numër i konsiderueshëm aktesh terroriste të kryera, një numër i madh personash që kanë bërë trafiqe njerëzore me pasoja të rënda në jetë njerëzore, grabitje dhe vjedhje të rënda të pasurisë etj, ende të pa zbardhura deri më sot.

Izet Haxhiaj i ka ndërprerë komunikimet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe nuk po deponon më asgjë, derisa të sqaroj mirë me autoritetet përkatëse ligj zbatuese, përmes mbrojtjes së tij ligjore, pozitën e tij aktuale dhe në të ardhmen.

Theksojmë për opinionin publik shqiptar se këto deponime që po jep Izet Haxhiaj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë një proces më vete dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ish deputetit Azem Hajdari. Procesi për vrasjen e Azem Hajdarit është i hapur dhe do e rigjykoj Gjykata e Shkallës së Parë.

Momentalisht çështja është pezulluar sepse Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda ka shpallur konfliktin e kompetencës. Kjo do të thotë që Gjykata e Lartë, kur të krijohet, do të vendos së cila Gjykatë është kompetente për të rigjykuar nga fillimi çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe nëse ka apo jo përgjegjësi Izet Haxhiaj për të, Gjykata e Shkallës së parë Tiranë Tiranë, apo Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda”, ka treguar avokati.

Për katër ditë rrjesht Izet Haxhiaj ka deponuar tek Krimet e Rënda kundër krimeve të kryera sipas tij nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999. Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja hajdari idajet beqiri sali berisha ziet haxhia dosja hajdari idajet beqiri sali berisha ziet haxhia

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit