LIVE UPDATES
Insights

Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi

Rruga që niste në Durrës dhe në Apolloni të Shqipërisë dhe zgjatej deri në Bizant, kishte për synim të krijonte një lidhje të shkurtër dhe më pak të rrezikshme se sa lidhja detare mes Romës dhe provincës së saj të sapopushtuar, Maqedonisë. Si të gjitha rrugët romake, Egnatia u ndërtua me shtresa guri të thyer të vendosur në atë mënyrë që rrugët vijojnë të ndërtohen edhe në kohën moderne

1 Mars 2026, 12:37 Nga Gjergj Erebara
Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi
Foto ilustruse

Pothuajse njëzet e dy shekuj më parë, një romak me prejardhje plebeje dha një urdhër që i dha famë shumë më të madhe se sa kishte ai vetë, gjësë që ai bëri. Dihen shumë pak gjëra mbi Gaj Egnatin, njeriun, përveç faktit që ishte guvernator i provincës së Maqedonisë, por dihet ku e ku më shumë për rrugën Egnatia që ai urdhëroi të ndërtohej. Rruga që niste në Durrës dhe në Apolloni të Shqipërisë dhe zgjatej deri në Bizant, kishte për synim të krijonte një lidhje të shkurtër dhe më pak të rrezikshme se sa lidhja detare mes Romës dhe provincës së saj të sapopushtuar, Maqedonisë. Si të gjitha rrugët romake, Egnatia u ndërtua me shtresa guri të thyer të vendosur në atë mënyrë që rrugët vijojnë të ndërtohen edhe në kohën moderne.

Rruga Egnatia pa ngjarje shumë madhore në historinë e vet, përfshirë përdorimin intensiv të saj nga ushtritë ndërluftuese gjatë Luftës Civile Romake mes Pompeit dhe Cezarit, përdorimin nga Apostulli Pal në udhëtimin e tij drejt Romës apo përdorimin nga ushtria osmane gjatë përpjekjes për të pushtuar Krujën.

Në kohët më moderne, rruga e sotme drejt Korçës u ndërtua gjatë kohës së Italisë Fashiste dhe ishte pjesë e një plani më të gjerë për ndërtimin e një rrjeti rrugor në formë unaze përreth Shqipërisë, të plotësuar me lidhje diagonale. Pjesa jugore e rrethit u realizua gjatë pushtimit fashist për arsyen se Musolini kishte në plan të përdorte këto rrugë për të sulmuar Greqinë, siç edhe e sulmoi.

Rruga e Italisë Fashiste shërbeu deri në fillim të viteve ’90 pa u ndryshuar. Në vitin 1996, një numër urash u ndërtuan për të shkurtuar disa segmente në të cilat, rruga e vjetër ndiqte shpatet e luginave të përrenjve deri në pikën e tyre më të ngushtë. Në vitet 2000, fondet e donatorëve, në formë parash dhuratë dhe kredi, ndihmuan Shqipërinë të ndërmarrë për herë të parë në pesëdhjetë vjet, ndërtime rrugësh. Segmentet rrugore nga Rrogozhina për në Elbasan, Librazhd, Qukës e Qafë-Thanë u ndërtuan nga kompani të ndryshme. Gjurmët e punimeve të tyre mund të dallohen edhe sot në formën e guroreve të braktisura nga ku u morën gurët për ndërtimin e rrugës.

Rreth kësaj kohe, një kompani që po ndërtonte segmentin Rrogozhinë – Elbasan, pati ngasjen të përdorte gurët e Lumit Shkumbin për të kursyer paratë.

Arsyeja se pse rrugët dhe ndërtesat e tjera romake prej guri kanë mbijetuar për më shumë se dy mijëvjeçarë duket se ka të bëjë me njohjen e ligjeve të fizikës nga ana e ndërtuesve. Guri mund të thyhet, por ai nuk mund të ngjeshet. Volumi i tij është konstant.

Ja një ligjësi tjetër: Forca e fërkimit.

Drejtorët e rrugëve në Shqipërinë e tranzicionit kanë qenë historikisht të emëruar politikë, shpesh pa lidhje me zanatin e ndërtimit të rrugëve, por nga vitet 2000, zakonisht zëvendësdrejtorët mbaheshin zanatçinj të fushës. Dhe njëri prej këtyre zanatçinjve i shpjegoi autorit të këtij shkrimi këtë ligjin e dytë  të ndërtimit të rrugëve: “Gurët e lumit, janë të rrumbullakët dhe janë të lëmuar. Koeficienti i tyre i fërkimit është i ulët.”

Me pak fjalë, nëse ndërton shtratin e rrugës me gurë lumi, pesha e vetë rrugës si dhe pesha e makinave që kalojnë sipër saj, do të shtyjë gurët jashtë shtratit, duke dëmtuar rrugën. Kjo është arsyeja se pse, si në kohën e Egnatit, ashtu edhe në kohën tonë, gurët e malit, të thyera me makineri të posaçme, (ose me krahë skllevërish në rastin e Romës së Lashtë), kanë shërbyer për t’u përdorur për të ndërtuar rrugë jetëgjata.

Ndërtimi i rrugës me gurë lumi ka arsye ekonomike. Gurët e lumit nxirren më lehtë, me kosto më të ulët. Dhe në rastin e rrugës që po ndërtohet përgjatë Lumit Shkumbin, lënda e parë gjendet pak metra larg shtratit të rrugës.

Gjithsesi, kërkesa e kompanisë së segmentit Rrogozhinë – Elbasan për të përdorur gurët e lumit u refuzua. Kompania braktisi punimet. Një tenderi i ri dhe një kompani e re e zëvendësoi dhe përfundoi punimet. Përgjatë njëzet e pesë viteve që pasuan, për nga cilësia e punimeve, nuk duket se ka pse të ankohesh. Përveç faktit që rruga është tashmë prej vitesh shumë e mbingarkuar me trafik, ajo duket se ka mbajtur mirë.

Cilësia e rrugës gjithsesi nuk është arsyeja e vetme se pse rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi. Lumenjtë janë ato që krijojnë tokën e bukës. Prurjet e lumenjve Drin e Mat kanë krijuar fushën e Lezhës dhe fushën e Nënshkodrës. Prurjet e lumenjve Vlosë e Seman kanë krijuar Myzeqenë. Prurjet e Lumit Shkumbin kanë krijuar tokën pjellore në Kavajë e Divjakë. Heqja e inerteve nga lumi e rrit forcën gërryese të ujit dhe shkakton erozion. Kjo nuk është situatë e panjohur dhe fakti që po detyrohemi ta përsërisim atë që botërisht dihet, duhet të na bëjë me shenjë nga situata anormale në të cilën ndodhemi.

****

Ngjarja që duhet mbajtur shënim nga dita e djeshme, 24 shkurt, ka të bëjë me një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të katër apo pesë drejtorëve të shtetit, që të gjithë në një linjë, me një deklaratë që në thelb do të thotë: Qeveria nuk ka faj!

Konferenca për shtyp, e cila është diçka krejt e padëgjuar për zyrtarët e qeverisë shqiptare të tre mandateve e çerek të Edi Ramës si kryeministër, u mbajt për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga shembja e një ure të ndërtuar në vitin 1996. Lidhja me Maqedoninë dhe Korçën është praktikisht e mbyllur për momentin. Dy rrugë alternative, më të gjata e më të ngadalta ekzistojnë, por që të dyja nuk janë të përshtatshme për kamionë dhe mund të bllokohen nga çasti në çast.

Ajo që duket me sy të lirë në vendngjarje është që, segmente të mëdha të rrugës së re janë ndërtuar me gurë lumi. Ajo dallohet si në shpatet e segmenteve të asfaltuara ashtu edhe në segmentet e papërfunduara.

Dhe ajo që u mësua së fundmi është se kompanisë që kanë marrë përsipër punimet për ndërtimin e të ashtuquajturit Korridori Tetë, kanë marrë autorizim nga qeveria për të shfrytëzuar gurët e lumit për të ndërtuar rrugën.

Përgjatë të gjithë lumit Shkumbin, ekskavatorët, edhe më 24 shkurt, nuk rreshtnin së gërmuari dhe së krijuari pirgje me gurë lumi për t’u përdorur në rrugën e re, me së paku katër nyje selektimi të vërejtura me sy të lirë. Dhe fakti është që dy dekada më parë një vendim qeverie ndaloi, dhe më duhet ta theksoj, ndaloi, dhënien e licencave për shfrytëzimin e lumenjve për materiale inerte.

Në konferencën e tyre të jashtëzakonshme dhe të paprecedent për shtyp, drejtori i rrugëve, një përfaqësues i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, e madje edhe drejtori i Hekurudhës, ishin të gjithë në një mendje: ura u shemb për shkak “të shiut”. Komente të tilla natyrisht që duhet të merren siç janë. Mundet që të jetë shumë e saktë, megjithëse faktorët e tjerë dukshëm sugjerojnë ndryshe, që ura u shemb për shkak të shiut, i cili vendosi të bjerë më me furi se sa të tridhjetë vitet e fundit që ura ka ekzistuar. Por ajo që nuk mund të merret siç është është injorimi flagrant i shkeljes së ligjit përmes shfrytëzimit të Lumit Shkumbin për inerte. Dhe ajo që nuk ka shi që të mund ta justifikojë është ndërtimi i dukshëm i rrugës së re në një masë të konsiderueshme me gurë lumi. Një krim mjedisor ky por edhe një krim ekonomik. Një rrugë e tillë ka shumë gjasa që do t’i shtohet listës së gjatë të rrugëve që vazhdimisht pësojnë zhytje, vazhdimisht kërkojnë mirëmbajtje, vazhdimisht harxhojnë nervat dhe paratë e qytetarëve.

Qeveria e Edi Ramës njihet për shpërndarjen e materialeve propagandistike të gatshme dhe jo për konferenca për shtyp. Emrat e drejtorëve zakonisht dalin në media kur arrestohen apo kur akuzohen për shkelje të ligjit elektoral. Në këtë kontekst, konferencën e jashtëzakonshme të drejtorëve të datës 24 shkurt duhet ta mbajmë shënim si ditën kur Edi Ramën e zuri sikleti aq shumë sa nxorri drejtorët në konferencë.

Rruga drejt Korçës vijon të jetë e bllokuar. Për momentin, një alternativë ekziston për shoferët më të guximshëm. Alternativa është një rrugë njëkalimëshe fshati që nis pak para vendit të shembjes, ngjitet për në fshatin Spatharë, vijon e paasfaltuar për në fshatin Dardhë dhe del pak para kthesës së Hotolishtit. Banorët e fshatit Rahje Spatharë, të cilët jetojnë në fund të një rruge të paasfaltuar, kanë vendosur disa tabela të improvizuara për të informuar udhëtarët që të mos vijojnë për në qendër të fshatit dhe të ngecin, por të marrin kthesën. Pak më tutje, pranë fshatit Çerkezi, një segment i rrugës së lashtë Egnatia i bën karshillëk drejtorëve që dolën në konferencë për shtyp duke i shpjeguar heshturazi ligjet e fizikës por edhe ligjet e shtetit dhe ato të logjikës që thonë se gurët e lumit nuk duhet të gërryen./BIRN

gjergj erebara

Sondazh

Poll
Insights 23 Shkurt 2026, 17:26 Meri Lika

Reforma e PS-së në Drejtësi

Dy vjet më parë në një takim ku kishte edhe ndërkombëtarë, kryeminstri ynë deklaronte se reforma në drejtësi...

Insights 18 Shkurt 2026, 18:28 Meri Lika

E NËSE ZOTI???

Ç’pezullimi i pezullimit, e bëri kryeministrin të ulej disa herë nëpër karrige të ndryshme, si për shembull te...

Insights 13 Shkurt 2026, 20:20 Gjergj Erebara

I papezullueshmi, Edi Rama

Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të...

Insights 6 Shkurt 2026, 12:24 Ayhan Demir

Palaço antipatik

Edi Rama dhe Netanyahu Shoqata e Gjuhës Turke e përkufizon fjalën "klloun", e cila rrjedh nga italishtja, si më poshtë: "Nj&e...

Insights 30 Janar 2026, 18:29 Ardit Qirici

I Fundit i Mohikanëve

Filmi I Fundit i Mohikanëve, për ata që e kanë parë dhe e kanë kuptuar, nuk është thjesht një film aksioni apo ro...

Insights 27 Janar 2026, 12:52 Ermal Mulosmani

Fjalimi patetik i Ramës në Knesset

Ermal Mulosmani Sapo e lexova fjalimin e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit. Një fjalim që fillonte me fjali patetike, fëmij&...

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026