LIVE UPDATES
Insights

Politika dhe Media si diktaturë psikologjike e shoqërisë njerëzore

Turmat sundoheshin më lehtë me injektimin e frikës ndaj mëkatit dhe joshjen për një jetë të përtejme në kushtet e parajsës, përkundër jetës së ferrit që i rezervohet të varfrit mbi tokë, për arsye të shkaktuara plotësisht nga njeriu.

12 Shkurt 2024, 15:58 Nga Flora Xhemani Baba
Politika dhe Media si diktaturë psikologjike e shoqërisë
Flora Xhemani Baba

Në historinë e njerëzimit shtrirë përgjatë mijëvjeçarëve të fundit, sunduesi kryesor i psikës njerëzore ka qenë feja me të gjitha variantet e saj laramane. Turmat sundoheshin më lehtë me injektimin e frikës ndaj mëkatit dhe joshjen për një jetë të përtejme në kushtet e parajsës, përkundër jetës së ferrit që i rezervohet të varfrit mbi tokë, për arsye të shkaktuara plotësisht nga njeriu.

Sot, në mijëvjeçarin e tretë, me lulëzimin e teknologjisë, sunduesit kryesorë të psikës njerëzore janë politika dhe media. E para, përmes një sistemi ligjesh të ndërtuara me perfeksionin e një rrjete merimange, vjel mundin, punën dhe paratë e shoqërisë dhe i shpenzon kryesisht për qëllimet e veta, duke filluar nga luksi i shfrenuar në jetën e përditshme, e deri tek përsosja e sistemit të ushtrimit të pushtetit në një qark të mbyllur, me instrumente nga më të thjeshtat si taksat apo nga më të ndërlikuarat si propaganda.

Nga ana tjetër Media është një mekanizëm, e cila me përhapjen “worldwide” të teknologjisë, është bërë tashmë donimuesja kryesore e psikës njerëzore, madje më shumë se politika, sepse në shumicën dërrmuese të rasteve, edhe politika kërkon ndihmën e saj për manipulimin e turmave. Media na jep neve gjithçka për të cilën nuk kemi nevojë, duke na injektuar sistematikisht çdo ditë një dozë helmi, e cila me kalimin e kohës kthehet në një drogë të nevojshme.

Skandale të përditshme që me amplifikimin e saj kthehen në shembuj për t’u ndjekur dhe që riprodhojnë brumë mediatik, katastrofa humanitare ose luftëra që ndodhin mijëra kilometra larg, ku individi nuk ka asnjë fuqi të ndërhyjë por që provokojnë keqardhje dhe prekin ndjeshmërinë njerëzore, krime makabre që zgjojnë revoltë të brendshme por që në pamundësi për të bërë gjë, shkaktojnë tek njeriu një efekt të madh negativ, ndjenjë trishtimi e palumturie, që nuk e lejojnë të jetojë në paqe përditshmërinë e tij, edhe pse ai nuk ka asnjë faj për atë që po ndodh, ndërkohë që fajtorët ose shkaktarët e ngjarjeve janë krejtësisht jashtë fokusit të gjykimit. Luftëra ku dërgohen për të luftuar e për t’u vrarë të rinj që nuk kanë kryer asnjë krim, për llogari të atyre që mund të quhen pa frikë kriminielë gjakftohtë të njerëzimit, dhe që duhet të ndiqen “live” nga popuj në anën tjetër të globit, që të shkaktojnë sa më shumë efekt.

E megjithatë media edhe pse e di që ngjarjet që ndodhin larg nesh dhe që po të mos i merrnim vesh, nuk do të ndikonin në jetën tonë, na ushqen vazhdimisht sepse e di që natyra njerëzore është kureshtare, priret tërhiqet nga skandali, është më e ndjeshme ndaj të keqes sesa ndaj të mirës dhe i duhet një treg masiv për të shitur gjithçka që i siguron asaj vazhdimësi, ashtu siç sigurojnë taksat vazhdimësinë e pushtetit të politikës.

Po të bësh një analizë të komenteve në rrjetet sociale do të kuptosh se justifikim i medias që “ne shfaqim atë që do publiku”, bie krejtësisht poshtë sepse opinionet e publikut poshtë postimeve të kronikës së zezë, lajmeve për politikën apo pasazheve të spektakleve “reality”, janë jo thjesht kritike por po t’i mbledhësh bashkë, mund të kthehen në një protestë virtuale.
Por media e di edhe këtë. Sa më shumë të transmetojë në “kondrapedal”, aq më shumë kundërshti do të gjenerojë në publik. Dhe sa më shumë kundërshti, aq më shumë shikueshmëri. Sepse e keqja prodhon më shumë energji se e mira.

flora xhemani baba

Sondazh

Poll
Insights 5 Shkurt 2024, 12:35 Auron Tare

Shqiponja e shqiptarëve dhe veprat e artit

Shqiponja e shqiptarëve dhe veprat e artit. Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrug&...

Insights 3 Shkurt 2024, 12:37 Refik Hasani

Dinari serb në Kosovë, do të duhej ndaluar

refik hasani Banka Qendrore e Kosovës, e ka miratuar një Rregullore, me të cilën përcakton se e vetmja valutë e vlefshme p&eu...

Insights 28 Janar 2024, 12:51 Ditmir Bushati

Me mendjen akull, me zemrën zjarr!

foto ilustruese Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet