LIVE UPDATES
Insights

Rama, narcisti që shpalli "zbulimin" se shqiptarët dhe serbët janë... kushërinj!

Pyetja tjetër është: nëse shqiptarët janë kushurij me serbët, a i bie që edhe shqiptarët janë fise sllave të përtej Uralit, që kanë ardhur bashkë  me kushurijtë e tyre serbë në Ballkan në shekullin 7 të erës sonë, ku kanë gjetur ca popuj, që quheshin ilirë, dhe të cilët kishin toka me tepri, që me të drejtë ia morën fiset sllave.

2 Maj 2023, 16:12 Nga k.m.
Rama, narcisti që shpalli "zbulimin" se shqiptarët dhe
Shaban Murati

Një narcist me shtatë tuje nga ata, që mendojnë se mjafton mjekrra t’i dish të gjitha, pas hulumtimeve vetiake në majë të vidhit, të penelit dhe të hurit, shpalli në nje mexhlis ndërkombëtar në Athinë në 28 prill 2023 zbulimin e madh të shekullit se shqiptarët dhe serbët janë kushurij.

Pas këtij zbulimi lind pyetja e madhe: meqë serbët dhe rusët kanë deklaruar pothuaj përditë në të gjitha instancat, që nga presidentët Putin dhe Vuçiç e deri te populli i thjeshtë, se rusët dhe serbët janë vëllezër me njeri- tjetrin, a i bie tani që shqiptarët janë kushurij edhe me rusët?

Pyetja tjetër është: nëse shqiptarët janë kushurij me serbët, a i bie që edhe shqiptarët janë fise sllave të përtej Uralit, që kanë ardhur bashkë  me kushurijtë e tyre serbë në Ballkan në shekullin 7 të erës sonë, ku kanë gjetur ca popuj, që quheshin ilirë, dhe të cilët kishin toka me tepri, që me të drejtë ia morën fiset sllave.

Nuk mund të parashikohet nëse ky zbulim i pashoq gjenetiko-etnik ballkanik, që shqiptarët dhe serbët janë kushurij, do të marrë apo  jo çmimin “Nobel”, por mund të parashikohet që Akademia e Shkencave e Serbisë dhe Akademia e Shkencave e Rusisë ta konsiderojnë për ta futur zbuluesin e kësaj teorie anëtar të Akademive të tyre.

Narcisti i mësipërm me një të goditur rrëzoi për tokë të gjithë shkencën europiane dhe albanologjinë, shkencëtarët dhe albanologët europianë dhe shqiptarë, me mjekërr e pa mjekërr, që prej shekujsh janë lodhur kot dhe kanë shkruar me qindra libra për të vërtuar gjenezën ilire të shqiptarëve.

Nëse individi në fjalë do të kishte folur në mexhlisin e Athinës për origjinën gjenetike dhe etnike të vetes apo të paraardhësve të tij si kushurij me serbët, nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo çeshtja është se teoricieni i ri i sllavologjisë foli në emër të “Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Kjo mund të çojë në atë që kushurijtë serbë mund t’u kërkojnë kushurijve shqiptarë zbatimin e tapive sllave të tokave të kushurijve dhe mund të firojnë disa territore të tjera shqiptare, p.sh. në Veri të Kosovës ose edhe ndonje copë deti Adriatik.

Nuk është ndonjë sakrificë e madhe, sepse midis kushurijve ndahet gjithçka, edhe tokat, edhe deti, edhe pasuritë, edhe nderi. Rëndësi ka që shqiptarët dolën kushurij me serbët, dhe shqiptarët duhet të kënaqen me zbulimin e madh, që i jep përfaqësuesit të tyre më të lartë narcist rastin që të habisë botën shkencore dhe diplomatike dhe të shijojë bukurinë unike të vetes në pellgjet shqiptare të lotëve dhe të turpit. Me zbulimn e madh të gjenezës së përbashkët sllave të shqiptarëve dhe të serbëve, tani Ballkani do të gjejë paqen dhe lumturinë e premtuar nga kushurijtë tanë serbë./Dita

*Titulli është redaksional

shaban murati edi rama

Sondazh

Poll
Insights 29 Prill 2023, 17:20 Ben Blushi

Maria, vajza e Lasgush Poradecit

Maria Poradeci MARIA, VAJZA E LASGUSH PORADECITMarian e mora në telefon.Takohemi te Nefeli, tha.Ça është Nefeli, e pyeta.Ka ëmb&...

Insights 26 Prill 2023, 10:14 Petraq Koka

Sa shumë përpjekje për një Licencë!!

  Petraq Koka A duhen publikuar eksperiencat personale?Mendoj se po! Kur institucionet nuk përgjgjen, qëndrimet e tyre duhen bërë...

Insights 24 Prill 2023, 11:48 Klodian Tomorri

Rrethimi i dytë i Shkodrës

Edi Rama, Elisa Spiropali dhe Benet Beci Rrethimi i parë i Shkodrës moderne ndodhi në fillim të shekullit të kaluar. Në 8 tet...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet