LIVE UPDATES
Editorial

Mjerimi i një kryeministri që shërben si argat i Vuçiç

Ky propozim mund të bëhej me Malin e Zi ose vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë jetike bashkimin me familjen europiane. Propozimi i Rama-Vuçiç tregon:

23 Mars 2026, 14:12 Nga Agim Nesho
Mjerimi i një kryeministri që shërben si argat i
Agim Nesho

Shkrimi i fundit në gazetën gjermane FAZ nga Rama-Vuçiç nuk kishte vlerën e sugjerimit të një alternative të re për procesin e zgjerimit të BE-së. Ky propozim mund të bëhej me Malin e Zi ose vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë jetike bashkimin me familjen europiane.

Propozimi i Rama-Vuçiç tregon:

Së pari, dështimin e plotë në arritjen e standarteve europiane të dy autokracive ballkanike, sidomos në funksionimin e shtetit të së drejtës, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Integrimi europian mbetet vetëm një propagandë për ta shitur në opinionin publik për të justifikuar pushtetet e tyre korruptive dhe kleptokratike.

Së dyti, rikthim në projektet e tyre të hershme të Ballkanit të Hapur dhe zgjidhjeve të reja gjeopolitike për ndryshimin e kufijve, që do t’ju mundësonte të dy autokratëve ballkanikë një hapësirë lirie të pakontrolluar, një qeverisje pa transparencë dhe llogaridhënie, si dhe konsolidimin e pushteteve të tyre me mënyra dhe mjete jo-demokratike për ta shtypur revoltën popullore që ka shpërthyer në të dy vendet për ta rikthyer funksionimin e shtetit ligjor, mundësimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë e shprehjes dhe luftën kundër korrupsionit.

Së treti, tregon ndërvarësinë e Ramës nga Vuçiç, i cili në momentet më kritike të regjimit të Beogradit keqpërdor autoritetin e tij kryeministror për të justifikuar politikat e Vuçiç pro regjimit të Moskës dhe kundër BE, për të favorizuar pushtetin e tij kur studentët dhe populli nuk e pranojnë më, si dhe për ta shpëtuar Beogradin nga kërkesa kryesore e BE-së që të njohë Republikën e Kosovës si parakusht për integrimin europian. Kjo tregon që lidhjet Rama-Vucic kanë qenë të thella dhe jo transparente, për interesa pushteti dhe jo interesa kombëtare.

Së katërti, shkrimi i Ramës me Vuçiç është jo vetëm një presion ndaj BE-së për të bërë lëshime, por e detyron atë që të gjejë një zgjidhje të përbashkët për gjithë integrimin e rajonit, duke penguar vendet si Mali i Zi për një integrim të barabartë të orientuar nga vlerat dhe në bazë të meritave.

Në të njëjtën kohë për Ramën dhe Vuçiç është fillimi i një strategjie dalje, për tu larguar nga BE duke e fajësuar atë për mungesë zgjidhjeje. Rama ka pranuar zgjidhjen me Vucic dhe nacionalizmin serb, duke menduar që Europa është e dobët dhe e ndarë, dhe fuqitë e mëdha do të detyrohen të gjejnë zgjidhje për Ballkanin Perëndimor, të kërkuara nga serbo-rusët. Ai pranon të jetë edhe argat i Vuçiç, vetëm të mbetet në skemën për ruajtjen e pushtetit të tij.

Kosova për të nuk është pjesë e atdheut të shenjtë, por një mjet për të negociuar. Prandaj ai tregohet aktiv për të treguar që është prezent në gjithë hapësirat shqiptare dhe ai është përfaqësuesi i tyre. Ai merr inisiativën për mbrojtjen e udhëheqësve të UÇK, kur ka qenë ai që projektonte Ballkanin e Hapur me Vuçiç atëherë kur skenari kundër UÇK përpunohej në Beograd; ishte ai që përkrahte Abazoviç, kur ky i fundit pranoi kishën serbe në Mal të Zi; ishte ai që ndau shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duke përkrahur ata që njihnin Ballkanin e Hapur si pjesa e moderuar e shqiptarëve.

Edi Rama jo vetëm nuk e mendon Shqipërinë në BE, por është kundër këtij procesi. Personi që e ka kthyer Shqipërinë në një plackë tregu, që investimet strategjike i bën jashtë hapësirave europiane, që bashkëpunon ngushtë dhe pa transparencë me shtetet arabe, që e ka kthyer Shqipërinë në lavatriçen europiane të pastrimit të parave, etj., nuk ka asnjë perspektivë europiane. Rikthimi i tij tek Vucic është rruga e vetme për pushtetin e tij, forcimin e autokracisë elektorale, dhe centralizim të pushtetit të tij personal. Si kamaleon politik ai zhgarravitet njëherë me Europën kundër Presidentit Trump dhe më vonë kundër Europës, sidomos kur ajo është kritike, si entuziast i Bordit të Paqes. Një herë bëhet ithtar i bashkëpunimit me Erdoganin dhe herën tjetër përdoret nga qarqe politike të Jeruzalemit për lojën e tyre politike. Ai është kampioni i figurave kontraversiale në historinë e Shqipërisë duke tejkaluar Haxhi Qamilin dhe Esat Pashën.

Kritika e fortë e bërë nga zonja Gërvalla është klithma e dhimbjes së fshehur të cdo shqiptari të Kosovës, që shikon kryeministrin e vendit të tyre amë të harrojë dhe lërë Kosovën duke gjetur zgjidhje tek Vuçiç dhe nacionalizmi serb. Kritikat ndaj Kurtit për mos-pranimin e asosiacionit, të cilin e paraqiti vetë; justifikimi i Vuçiç për agresionin shtetëror në Banjska, si pjesë e një territori të askujt; Ballkani i Hapur dhe pranimi i skenarit të ndarjes së kufijve, tregon se vizioni i Ramës ndaj cështjes kombëtare kalon nga interesat nacionaliste të Vuçiç për paqe në Ballkan.

Ai bën rezolutë për regjimin e mullahëve në Iran, por nuk prek “vijën e kuqe” që Vuçiç i ka vënë për rezolutën për genocidin serb në Kosovë. Ai shan Millosheviçin si kasap i Ballkanit, por nuk prek lejtnantin e tij Vuçiç me të cilin ka projekte përpara. Ajo që mungonte në deklaratën e Donika Gërvallës dhe në aksionin e Albin Kurtit është kufizimi i veprimtarisë së tij në Kosovë dhe qëndrimi i hapur kundër të gjithëve që përdorin interesat e Kosovës për interesa të ngushta pushteti.

Fuqia e pretenduar nga Rama se është lider shpirtëror i shqiptarëve do të ridimensionohet dhe do të bëhet pa vlerë në sytë e komunitetit ndërkombëtar në qoftë se ai pengohet në veprimet e tij, edhe atëherë kur ai luan rolin e patriotit. Është në dobi të çështjes tonë kombëtare në qoftë se gjithë partitë politike Shqiptare vihen në një front për të larguar atë, që interesat e pushtetit të tij personal i shikon të realizuara në editorialet europiane me Vuçiç.

agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 14 Mars 2026, 12:38 Enver Robelli

Dallimi i madh…

Shumë mirë që ndërmjetësi i BE-së Sorensen u angazhua që jeta e qytetarëve serbë të Kosovës të leh...

Editorial 11 Mars 2026, 07:38 Nga Ermal Mulosmani

Hanxhiu i Opozitës

Ermal Mulosmani Opozita e Shqipërisë pas 13 vitesh në istikamin e pritësit ka dalë në një konkluzion të tmerrsh&eum...

Editorial 6 Mars 2026, 13:28 Meri Lika

Qeveria 0900

Meri Lika Në vitet 2000, ndoshta edhe pak më përpara, në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë numrat me pref...

Editorial 21 Shkurt 2026, 10:29 Lutfi Dervishi

Gazi lotsjellës nuk është deodorant!

20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestue...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!