LIVE UPDATES
Editorial

IN OMNIA PARATUS DHE FUNDI I RAMËS (një analizë e vogël për korrupsionin e madh)

Ajo që nisi si një projekt që do të sillte “rilindje”, përfundoi në një makineri monstruoze e cila prodhoi dhe po vazhdon të prodhojë në mënyrë të pandalshme, klientelizëm dhe korrupsion në çdo qelizë të shtetit të shkalafitur.

8 Prill 2026, 10:15 Nga Meri Lika
IN OMNIA PARATUS DHE FUNDI I RAMËS (një analizë e vogël
Meri Lika

Në historinë e politikës shqiptare post komuniste, nuk ka patur asnjë figura e cila ta ketë dominuar skenën në mënyrë kaq brutale dhe autoritare sa Edi Rama.

Ajo që nisi si një projekt që do të sillte “rilindje”, përfundoi në një makineri monstruoze e cila prodhoi dhe po vazhdon të prodhojë në mënyrë të pandalshme, klientelizëm dhe korrupsion në çdo qelizë të shtetit të shkalafitur.

Edi Rama e ndërtoi pushtetin e tij me një aleance të fuqishme mes imazhit dhe politikës. Rilindja e tij nuk ishte asgjë tjetër përveç se një projekt makiazhi me zyra të lyera bukur, qendra qytetesh të betonizuara, ndërkombëtarë të blerë, që së bashku do të krijonin makiazhin, i cili do të fshihte mavijosjet e dhunës, që shteti po pësonte nga qeverisja rilindase.

Makiazhi nuk është i përjetshëm, madje është aq i përkohshëm sa në fund të një dite ai nuk mundet të mbulojë më asgjë. Sot kur makiazhi ka përfunduar po shohim një Shqipëri që zvarritet, përpara portave të hekurta të Evropës, me damkën e korrupsionit në fytyrë.

Tashmë ka ardhur fundi i Ramës, e ai nuk ka ardhur si konsum normal që të japin vitet e pushtetit, por ka ardhur nga babëzia e një grupi njerëzish të cilët, veç e veç por edhe të gjithë së bashku e shohin shtetin si arkën e tyre personale.
Kurrë më parë korrupsioni nuk ka qenë kaq sistematik, kaq i pacipë, kaq i pafrikë, kaq i shpërndarë. Çdo qelizë e këtij shteti ka humbur funksionin e tij primar: shërbimin ndaj qytetarit dhe ka përvetësuar misionin rilindas të Edi Ramës “kap ça të kapim”.

Të korruptuarit nuk duhet të hetohen e as të gjykohen veç e veç, por duhet të hetohen si një grup i strukturuar kriminal i cili prej më shumë se 12 vjetësh ngriti këtë rrjetë korrupsioni dhe përfitimi.

Ndërkohë që sot makiazhi qeveritar përpiqet të na bindë se buzët e kuqe, sytë me bisht, apo qerpikët fals tregojnë se jemi shumë afër Evropës, realiteti na tregon se BE nuk është më ajo e kohës kur Rama i impresiononte me batuta e barceleta, tek vishej me atlete të bardha, sot ata e dinë se pas fjalimeve të Ramës fshihet një shtet ku sundimi i ligjit ka vdekur, ku krimi është duke drejtuar vendin.

Bllokimi i negociatave nuk është thjesht “një tekë” e evropianëve egoistë, por një faturë të cilën ne po e paguajmë sepse nuk jemi të aftë të luftojmë korrupsionin.

Fundi i një lideri të tillë, në vendet e zhvilluara dhe me demokraci, vjen nga forca e kundërshtarit, por Rama në këtë drejtim është shumë komod. Ai e di se pushteti i tij nuk rrezikohet aspak nga forca e kundërshtarit që ka përballë, por po e ndjen se fundi po i tij po vjen nga lodhja e brendshme dhe ezaurimi i premtitmeve.

Opozita, e cila në këtë moment është shumë e fragmentizuar, po gjen pak terren jo sepse ofron domosdoshmërisht një alternativë të shkëlqyer me figurat e saj të cilat janë ose të konsumuara ose konfliktuale dhe pa respekt në popull, por sepse nevoja për ndryshim tashmë po bëhet një nevojë biologjike për shoqërinë.

Topitja dhe lodhja sociale e një shoqërie, e cila pavarësisht se nuk e do këtë qeverisje, i qëndron larg opozitës, është faktori më i rrezikshëm që e ndihmon një autokrat të vazhdojë të qendrojë në pushtet.

Edi Rama po bie, por mos prisni që rënia e tij të jetë e zhurmshme apo e dhunshme. Ajo po ndodh çdo ditë në zyrat e shtetit ku mungon shërbimi, në portofolet e qytetarëve të cilët nuk përballojnë dot blerjen e domates me 400 lekë të reja dhe në aeroportin e Rinasit ku të rinjtë nisen me bileta vetëm vajtje.

Rama mund të ketë arritur të vjedhë beteja elektorale, por ai e ka humbur totalisht betejën me shpresën që duhet të ndërtonte për vendin në kohën që iu dha në dispozicion. Ai nuk punoi që vendit t’i jepte dinjitet, drejtësi dhe arsye, por punoi vetëm për veten e tij dhe të oborrëtarëve servil që mblodhi rreth vetes.

Fundi i një epoke të tillë nuk është fundi i një vendi, por është fillimi i një procesi shumë të vështirë rikuperimi. Shqipëria pas rënies së Ramës ka detyrën të përballet me sfidën e madhe të rindërtimit të institucioneve, të çrrënjosjes së korrupsionit dhe të dhënies fund të kultit të individit.

Ne duhet të jemi gati për gjithçka siç thotë dhe shprehja latine “In omnia paratus”.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 4 Prill 2026, 08:17 DW

Ekonomia botërore e marrë peng

Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeminist...

Editorial 14 Mars 2026, 12:38 Enver Robelli

Dallimi i madh…

Shumë mirë që ndërmjetësi i BE-së Sorensen u angazhua që jeta e qytetarëve serbë të Kosovës të leh...

Editorial 11 Mars 2026, 07:38 Nga Ermal Mulosmani

Hanxhiu i Opozitës

Ermal Mulosmani Opozita e Shqipërisë pas 13 vitesh në istikamin e pritësit ka dalë në një konkluzion të tmerrsh&eum...

Editorial 6 Mars 2026, 13:28 Meri Lika

Qeveria 0900

Meri Lika Në vitet 2000, ndoshta edhe pak më përpara, në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë numrat me pref...

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht