LIVE UPDATES
Editorial

Hanxhiu i Opozitës

Partitë e vogla duhet të japin të parat shembullin e bashkëpunimit para se të shkojnë te Berisha.

11 Mars 2026, 07:38 Nga Nga Ermal Mulosmani
Hanxhiu i Opozitës
Ermal Mulosmani

Opozita e Shqipërisë pas 13 vitesh në istikamin e pritësit ka dalë në një konkluzion të tmerrshëm: “Edi Rama nuk mundet me votë”!
Kjo është pyetja retorike që shfryn çdo kritikë. Sapo një eksponent i Partisë Demokratike ndjehet i zënë në kurth, të drejton pyetjen shpëtim: Të të bëj një pyetje ty: “A mundet Edi Rama me votë”?
Ndjehet një lloj çlirimi kur e thonë këtë gjë, një shfajësim.
Njëkohësisht një fatalitet, mbërritje në pikën e vdekjes. Le të supozojmë që përgjigja është: “Jo, nuk mundet”.
Atëherë si do ia bëjë Opozita? Do e mundë me revolucion, atentat apo do ia rrëzojë Amerika? Çfarë fatalizmi është ky?
Pastaj mërziten kur njerëz të saj e braktisin. Nuk është faji i tyre, është mungesa e shpresës që të çon në dëshpërim.
Po a ka zgjidhje në të vërtetë?
Unë jam ndër ata që besoj se Edi Rama mundet me votë.
Por që të mundet me votë duhet të shkohet te votuesi, ditën dhe natën, në çdo cep të Shqipërisë. Të flasin me njerëzit, tu premtojnë gjëra konkrete, të bëhen njësh me ta. Kjo është faza e parë.
E dyta është të japin alternativë. Si do veprojnë ata në temat më të mëdha të diskursit politik? Përveç kritikave për korrupsionin qeveritar nuk kam parë asnjëherë një qëndrim alternativ të PD-së ndaj problemeve konkrete që diskutohen.
E treta dhe kryesorja në të cilën dua të fokusohem këtu: “Cila do jetë strategjia e bashkimit të Opozitës në një front?!
E kam ndjekur me vëmendje nismën e Ermal Hasimes për të gjetur një gjuhë të përbashkët mes faktorëve opozitarë. Përtej dëshirës së mirë, nisma ka një elefant ë dhomë që përpiqet ta anashkalojë.
Ai është zoti Berisha.
Ai është lokomotiva e opozitës, ngarkesa më e madhe e trenit Opozitar me vota. Ai është Hanxhiu i Opozitës, i vetmi njeri që mund të formojë në një front opozitar. Nga ana tjetër ai është edhe njeriu që pengon forcat e tjera politike të bëjnë bashkimin. Druhen se pushteti do ta ketë shumë kollaj të ndërtojë një diskurs kundër Berisës lider.
Pa e zgjidhur nyjën gordiane nuk mund të shkohet më tej.
Agron Shehaj duket se do të sendërtojë një forcë politike ku i mjaftojnë 2,3, 5 apo 10 deputetë që gradualisht, pas 20 viteve mund të bëhen 20 a 30. Përmes qëndresës ndaj korrupsionit, kritikës së Qeverisjes dhe shmangies së aleancave. Fatkeqësisht për të, numri i njerëzve që nuk mbështesin as Berishën e as Ramën por Agronin, do jetë gjithmonë e më i vogël. Sepse asnjë votues nuk do të jetë idealist pa rrogë, ai do të marrë pushtet. Kështu që , shanset më të mëdha për Agronin janë të rrijë një zë opozitar që grin ujë në havan.
Gjetja e një tharmi që e negocion bashkimin e të gjithë opozitarëve është fillimi i ngjizjes së shpresës për Opozitën.
Partitë e vogla duhet të japin të parat shembullin e bashkëpunimit para se të shkojnë te Berisha. Konflikti Lapaj-Shehaj është një dëm shumë i madh që u bëhet secilit më vete dhe të dyve bashkë. Agron Shehaj mundet të kërkojë njerëz idealë për bashkëpunim por nuk ka për t’i gjetur dot. Kanëi kë që nga Revolucioni francez. Njerëzit mund të kenë pasur edhe qëndrime të diskutueshme në periudha të caktuara të kohës. Robespieri i pushkatonte por Agroni mund edhe t’i falë. Një aleancë Shehaj-Lapaj do të ishte fillimi i një koalicioni edhe më të gjerë.
Pastaj vihet te zoti Berisha. Meqë zgjedhjet lokale janë përpara, formula për të zgjedhur Kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokratike është e kollajtë: Kandidatët kryesorë të Partisë shpërndahen në 4 a më shumë zona elektorale.
Ai që e ngren nivelin elektoral më lart është Kryetari i Partisë.
Le të konkurojnë edhe Shehaj me Lapajn. Ky është test meritor jo votimi në anëtarësi. Berisha le të tërhiqet pasi t’i bëjë këtë shërbim të fundit Partisë së tij dhe popullit opozitar.

ermal mulosmani

Sondazh

Poll
Editorial 6 Mars 2026, 13:28 Meri Lika

Qeveria 0900

Meri Lika Në vitet 2000, ndoshta edhe pak më përpara, në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë numrat me pref...

Editorial 21 Shkurt 2026, 10:29 Lutfi Dervishi

Gazi lotsjellës nuk është deodorant!

20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestue...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!