LIVE UPDATES
Insights

"Nga vetullat e trasha m’u duk si një përbindësh", Ben Blushi rrëfen bisedën me adoleshentin në Gramsh

Hyra brenda dhe i kërkova ti bëj një fotografi, i sigurt që do refuzonte për të mbuluar defektin e vetullave, që dukeshin si dy tufa me flokë mbi sy.

6 Tetor 2022, 21:54 Nga Ben Blushi
"Nga vetullat e trasha m’u duk si një
Një djal i vogël, fotografuar nga Ben Blushi

DJALI QË ZBUKUROHET NË GRAMSH

Kur e pashë këtë djalë në një berberhane të Gramshit u habita.

Nga vetullat e trasha mu duk si një përbindësh që po qethej te berberi.

Hyra brenda dhe i kërkova ti bëj një fotografi, i sigurt që do refuzonte për të mbuluar defektin e vetullave, që dukeshin si dy tufa me flokë mbi sy.

Në të kundërt berberi më tha se mund të bëja fotografi sa të doja dhe djali pranoi.

Pasi u rrotullova në të gjithë cepat e dyqanit dhe bëra shumë fotografi të djalit, të berberit dhe të të dyve bashkë, e kuptova se vetullat e tij të zeza, si të veshura me musht të trashë, ishin njëlloj xheli që përdoret për të hequr pushin e adoleshentëve.

Djali po pastrohej nga pushi i moshës.

Me sa duket kishte hyrë në atë fazë të jetës kur ke bezdi të dukesh një kalama me qime dhe mezi pret të bëhesh një burrë me mjekërr.

Megjithatë më shumë u habita kur më tha se nuk banonte në Gramsh,por në Tiranë dhe prindërit kishin ardhur aty për një vizitë e pas pak gjithë familja do largohej për në Korcë.

Po pse po qethesh në Gramsh,e pyeta.

Këtu më pëlqen,tha djali,c’ka mu duk edhe më e habitshme.

Cfarë qyteti mu duk atë moment Gramshi dhe fillova të fantazoj.

Në kohët e komunizmit, vendet ku gratë rregullonin flokët i quanin permanent. Ende nuk e di nga vjen kjo fjalë. Dmth e di se cdo të thotë permanent por nuk di pse i quanin permanent dyqanet e zbukurimit të grave,cka nuk ndodhte me burrat.

Kur burrat shkonin të rregullonin flokët thonin po shkojmë te berberi.Kur gratë shkonin të rregullonin flokët thonin po shkojmë në permanent.

Ndoshta këto vende quheshin permanent sepse aty ndodhte një zbukurim permanent pra i pandërprerë. Ose ndoshta sepse dyqanet e grave premtonin se, një krehje, një valëzim,një dallgëzim, një kapje, një gërshet, një balluke apo një lyerje flokësh do zgjaste përgjithmonë. Përjetësisht. Në mënyrë permanente.

Cfarë reklame. Ndryshoji flokët në mënyrë permanente duke e ditur se pas tr ditësh do vish aty sërish për të bërë prapë një ndërhyrje permanente që nuk do jetë permanente sepse smund të jetë permanente.

Edhe djali me vetulla me push me siguri po besonte se Gramshi ishte vendi i duhur për të bërë një ndërhyrje permanente në fytyrën e tij. Një operacion veshtullor, pra edhe në vetull edhe me veshtull,që është një lloj lëngu, që të largon përfundimisht nga adoleshenca duke të hequr nga fytyra pushin e fëmijës.

Imagjinoni cfarë ndodh sikur shumë fëmijë,gra e burra të besojnë se Gramshi ka fuqinë dhe magjnë për të kryer ndërhyrje estëtike permanente,cfarë do ndodhte në kët qytet.

Imagjioni sikur Gramshi të kthehej në një permanent gjigand dhe cdo shtepi në buzë rrugës të bëhej floktore,berberhanë dhe njerzit të niseshin nga Tirana, Vlora e Shkodra e gjithë Shqipëria për tu qethur dhe rruar në Gramsh.

Imagjinoni sikur në hyrje të qytetit, për të stabilizuar trafikun dhe për të garantuarrend dhe  rregull, policia të kishte listën e atyre që kishin prentotuar, të parët për tu qethur ne Gramsh.

Pra te trau i qytetit, polici i turnit, me siguri do ti thoshte dikujt. Shko fli sot në Cërrik se rradha jote për tu qethur vjen nesër në ora 6 pasdite.

Imagjinoni pra sikur Gramshi të ndryshonte funksionet e veta ushtarake dhe deri diku blegtorale dhe nga një qytet me puntorë që mbushin gëzhoja me barut apo me blegtorë që shesin qumësht të ishte një qytet berberësh.

Do fitonte më shumë?

Me siguri.

Do humbte dicka?

Emrin pa dyshim.

Gramshi me këtë rast do quhej Permanent City.

Qyteti i Zbukurimit të Përjetshëm !

ben blushi

Sondazh

Poll
Insights 28 Shtator 2022, 09:10 Ditmir Bushati

Pesë mësime nga Italia

Itali Të mësuar me “rrëmujën” e politikës italiane, por edhe me faktin se lidhja mes Shqipërisë dhe Italis&e...

Insights 27 Shtator 2022, 19:01 Ola Xama

Sa i kushton qeverisë lobimi amerikan?

TEC-i i Vlorës Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga Ambasador...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj