LIVE UPDATES
Insights

Analizë e DW për misionin e Gjermanisë në Afganistan

Pse ka dështuar ndërtimi i shtetit të qëndrueshëm demokratik në Afganistan? Bundestagu gjerman po kërkon përgjigje dhe parashikon të japë rekomandime për misione të tjera.

27 Shtator 2022, 09:23 Nga d.a.
Analizë e DW për misionin e Gjermanisë në Afganistan
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Bundeswehri ishte në Afganistan për 20 vjet. Si pjesë e misioneve të NATO-s, ISAF dhe "Resolute Support", ata luftuan me forcat e tjera të armatosura nën udhëheqjen e SHBA-së dhe përkrah ushtrisë qeveritare afgane kundër talibanëve kryengritës. Në të njëjtën kohë, synohej vendosja e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Afganistan.

Por, megjithë dislokimin masiv të materialit, parave dhe personelit, Perëndimi dhe në këtë mënyrë edhe Bundeswehri nuk arritën të pengojnë talibanët që përsëri të marrin pushtetin. Pas tërheqjes përfundimtare të forcave të NATO-s në verën e vitit 2021, ushtarët amerikanë ishin të fundit që u larguan nga vendi më 30 gusht, talibanët nuk kishin më asnjë kundërshtar serioz.

Pra, çfarë shkoi keq gjatë atyre 20 viteve? Zbulimi i së vërtetës është detyra e Komisionit Hetimor për misionin e Bundeswehrit në Afganistan, i cili u krijua javën e kaluar. Ndryshe nga komisioni hetimor parlamentar i Afganistanit i ngritur në verë, i cili po merret me rrethanat rreth tërheqjes së Bundeswehrit dhe evakuimit të personelit gjerman, stafit lokal dhe njerëzve të tjerë të prekur, komisioni hetimor po analizon pikat e forta dhe të dobëta të operacionit. Qëllimi i 24 anëtarëve të komisionit - gjysmë deputetë, gjysmë ekspertë - është të nxjerrin mësime për politikën e jashtme gjermane dhe të sigurisë në të ardhmen.

"Si ishte e mundur?"

"Është qëllimi ynë që të shqyrtojmë mandatin politik dhe punën e qeverisë dhe parlamentit në mënyrë autokritike dhe në bashkëpunim me aktorët," tha për DW Michael Müller (SPD), kryetar i komisionit. "Mbi të gjitha, ne duam të fitojmë një pasqyrë se si aktorët në terren punuan së bashku dhe çfarë shansi kishin ata për të përmbushur misionin e tyre."

Afganëve u detyrohen njohuri të tilla, thotë Shahina Gambir, e cila përfaqëson ekologjistët në komision. "Ora është kthyer mbrapa në Afganistan”, tha Gambir për DW. "Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë dhe vajzat: gjysma e popullsisë nuk është e dukshme në rrugët afgane. Pakicat janë përsëri në rrezik. Jemi kthyer në situatën në të cilën ishim 20 vjet më parë. Si mund të ndodhte kjo? Të gjithë kemi nevojë për të gjetur fajtorët."

Sipas gjetjeve fillestare, ka pasur shumë dobësi, njëra ishte për faktin se Bundeswehri vepronte brenda kuadrit të mandateve ndërkombëtare, thotë Serap Güler (CDU), nënkryetari i komisionit. "Kjo e pamundësoi Gjermaninë në realizimin e synimeve kryesore të misionit. Në vend të kësaj, Gjermania u përshtat me specifikat", tha Güler për DW.

"Qëllime të paarritshme"

Në fakt, udhëzimet dhe qëllimet janë formuluar shpesh në mënyrë të paqartë dhe janë bërë gjithnjë e më gjithëpërfshirëse me kalimin e kohës, vëren politologia Ursula Schröder, e cila këshillon komisionin si eksperte. "Misioni filloi si një operacion anti-terrorizmit dhe më pas u paraqitën synime të tjera, duke përfshirë shtetndërtimin dhe ndërtimin e paqes." Sipas drejtorit të Institutit për Kërkimin e Paqes dhe Politikat e Sigurisë në Universitetin e Hamburgut, kjo nuk mund të funksiononte. "Sepse është e rëndësishme të hartohen qartë qëllimet realiste dhe të kontrollohet vazhdimisht zbatimi i tyre. Ky kontroll nuk ekzistonte. Nuk ishte mjaft e qartë se disa qëllime ishin të paarritshme. Nëse është kështu, ndërhyrjet pashmangshmërisht dështojnë."

Përtej specifikimeve të paqarta dhe mungesës së reflektimit, misioni u përball me probleme të mëdha specifike të këtij vendi, vazhdoi Schröder. "Është shumë e qartë nga hulumtimi se është e vështirë, e në disa raste e pamundur, të ndërtohet nga jashtë një rend kompleks shtetëror dhe shoqëror në një vend të dobësuar nga dhuna, konflikti dhe qeverisja e dobët." Kjo vlen edhe për Afganistanin. "Vendi është tronditur në çdo aspekt nga lufta e gjatë dhe dhuna e shoqëruar. Ndërtimi i shtetit është jashtëzakonisht i vështirë në këtë mjedis."

Mungesa e njohjes së vendit dhe njerëzve të tij

Është e mundur që konteksti politik dhe historik i vendit nuk është trajtuar sa duhet, thotë Michael Müller. Kjo kontribuoi në faktin që sukseset e misionit ishin shumë të kufizuara. "Duhet të pranojmë se ajo që pati sukses në Kabul nuk pati sukses në pjesë të mëdha të vendit. Kjo ndoshta është edhe për faktin se njerëzit në zonat rurale kanë pak lidhje me qeverinë e tyre, me ata që janë përgjegjës në Afganistan dhe nuk kanë besim”.

Performanca e dobët e qeverisë mund të ketë kontribuar në dështimin e misionit, thotë Serap Güler. Nëse shërbimet vendimtare të qeverisë dështojnë, njerëzit nuk mund të preken më për parimet e politikës progresive. "Në një situatë të tillë, shumë njerëz kanë thjesht shqetësime të tjera”, thotë Güler. "Ata duhet të shohin se kanë mjaft për të ngrënë, që fëmijët e tyre të arsimohen, që në përgjithësi të plotësojnë nevojat e tyre materiale. E gjithë kjo krijon presione të tilla në rrethanat lokale saqë idetë si shteti ligjor apo demokracia duken relativisht abstrakte. Njerëzit kanë nevojë për gjëra konkrete, duhet të kuptojnë se pse këto standarde janë të dobishme. Më pas ata mund të bëjnë diçka me to."

Shumë pak vëmendje iu kushtua popullatës civile dhe të njëjtën përshtypje ka edhe Shahina Gambir. "Ne duhet të shqyrtojmë shumë qartë se në çfarë mase populli afgan dhe shoqëria civile ishin të përfshirë. Cila ishte ideja e tyre për demokracinë, cila është ajo? A përputhet kjo me idetë tona? Pyetjet e këtij lloji mund të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen."/DW/

michael müller talibanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll
Insights 26 Shtator 2022, 17:51 Orgeta Likaj

Qielli është gjithmonë e më blu

Giorgia Meloni Giorgia Meloni u lind dhe u rrit në kryeqytetin historik të Italisë nga një familje e thjeshtë në lagjen e fam...

Insights 24 Shtator 2022, 22:11 Aurel Plasari

Presidenti De Gaulle dhe faturat

Charles dhe Yvonne de Gaulle Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e ...

Insights 23 Shtator 2022, 11:29 Meri Lika

Për maskarain e korruptuar

Foto ilustruese O “i shtrenjti” politikan i korruptuar: Po të shkruaj këtë letër duke e ditur se nuk do të marr p&eu...

Insights 22 Shtator 2022, 15:09 Enkeleid Llanaj

Para, pa punuar më shumë?!

Foto ilustruese A mund të fitojmë para pa punuar më shumë? Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e She...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet