LIVE UPDATES
Insights

Kritika të drejta, përgjegjësi të shmangura: Loja e vjetër në një sistem të konsumuar

Shumë bashki janë kthyer në struktura të mbyllura, të paafta për të ofruar shërbime cilësore, pa vizion zhvillimi dhe shpeshherë të mbërthyera nga klientelizmi dhe pasiviteti administrativ.

16 Korrik 2025, 09:54 Nga Agron Haxhimali
Kritika të drejta, përgjegjësi të shmangura: Loja e
Agron Haxhimali

TIRANË- Prej më shumë se dy dekada, Edi Rama ka qenë figura qendrore e pushtetit politik në Shqipëri. Si Kryeministër për 12 vite dhe si drejtues politik i partisë që ka dominuar qeverisjen qendrore dhe lokale gjatë tre mandateve të fundit, Rama mban një përgjegjësi të pakontestueshme për mënyrën se si është drejtuar vendi nga Tirana e deri në bashkitë më të largëta të vendit.

Kritikat e fundit të Kryeministrit ndaj performancës së dobët të kryebashkiakëve, të cilët janë zgjedhur nën siglën e tij, por jo vetëm me përzgjedhje politike të centralizuar partishë janë, në thelb, të drejta.

Shumë bashki janë kthyer në struktura të mbyllura, të paafta për të ofruar shërbime cilësore, pa vizion zhvillimi dhe shpeshherë të mbërthyera nga klientelizmi dhe pasiviteti administrativ.

Qytetet kanë humbur ritmin me zhvillimet moderne, hapësirat publike janë shpërdoruar, ndërhyrjet urbane janë bërë pa plane të mira,pa transparencën e duhur dhe qytetari ka mbetur gjithnjë e më largë nga vendimmarrja.

Por pikërisht këtu qëndron paradoksi: si mundet që arkitekti i një sistemi të kërkojë llogari për rrënimin që vetë ka ndërtuar? A mund të ndodhë që një sistem i ndërtuar mbi besnikëri politike, përzgjedhje pa meritë dhe centralizim ekstrem të prodhojë rezultate të ndryshme nga dështimi?

Në vend të një reflektimi të thellë institucional mbi atë çka nuk ka funksionuar qoftë në qeverisjen qendrore, qoftë në pushtetin vendor publiku shqiptar u përball sërish me një spektakël politik të njohur: autoriteti suprem që qorton, kontrollon,kërcënon, komandon dhe cakton reforma të reja, si zëvendësim për atë që realisht mungon: ndërtimi i një sistemi që garanton llogaridhënie të qëndrueshme, decentralizim funksional dhe përfaqësim të vërtetë lokal.

Ndërhyrjet e Ramës ndaj bashkive nuk janë risi, por një shfaqje ciklike që ndërton dhe shkatërron me të njëjtën dorë. Nëse bashkitë janë sot të dobëta, të pafuqishme, të paafta për të kontrolluar territorin apo për të shërbyer qytetarin, kjo është pasojë e një modeli të ngritur mbi interesa politike përfshi dhe varësi buxhetore.Modeli i qeverisjes me shumë nivele kërkon harmonizim kordinim dhe komunikim ndërinstitucional ku secili të marrë përgjegjësitë e veta.

Për më tepër, bojkoti skandaloz i opozitës në zgjedhjet vendore 2019 dhe rezultati politik i zgjedhjve të 2023 ku bashkitë u fituan nga maxhoranca qeverisëse çuan në përqendrim të pushtetit tek njëra forcë politike,ka ndikuar në shkatërrimin e pluralizmin vendor dhe ka krijuar një strukturë lokale uniforme që nuk njeh as konkurrencë, as motivim për të performuar më mirë.

Rrjedhimisht, vërtetësia e kritikave të Kryeministrit nuk i jep atij të drejtën për të shpëlarë duart nga përgjegjësia. Është e njëjta qeveri që ka emëruar, ka mbështetur dhe ka heshtur përballë paaftësisë apo abuzimeve, sa herë që bindja politike ka qenë më e rëndësishme se performanca.

Sot, Shqipëria ka nevojë për një model të ri të qeverisjeje evropiane– qéndrore dhe vendore ku té garantohet ndarje të qartë të kompetencave,
llogaridhënie që rikthen qytetarin në qendër të vendimmarrjes nga të dy pushtetet.

Reformat e propozuara duhen mbështetur por këto reforma nuk mund të jenë produkt i zemërimeve të momentit të një lideri të vetëm, por rezultat i një reflektimi të gjerë institucional, pluralist dhe të ndershëm.

Në fund të ditës, pyetja nuk është nëse kritikat janë të sakta. Pyetja është: kush do të mbajë përgjegjësi për ndërtimin e një sistemi që nuk funksionon prej vitesh.

agron haxhimali

Sondazh

Poll
Insights 8 Korrik 2025, 16:13 Meri Lika

The Truman Show

meri lika TIRANË- Për të gjitha ata që ndoshta nuk e dinë, “The Truman Show” është një film i vitit 199...

Insights 4 Korrik 2025, 13:59 Lutfi Dervishi

Nuk ka zjarr që djeg plehrat

lutfi dervishi ELBASAN- Në Elbasan digjen plehrat, tymi helmues mbulon qytetin… dhe ndërkohë ka njerëz, nuk di a mund të qu...

Insights 3 Korrik 2025, 11:16 Meri Lika

Si duhet hetuar

Meri Lika Kur të lexoni titullin ndoshta do mendoni se unë nuk mund të jap mendim se si duhet hetuar, por në fakt mundem për disa ...

Insights 27 Qershor 2025, 19:33 Artan Hoxha

Artan Santon e kanë harruar të gjithë...

artan hoxha, artan santo TIRANË- Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin. Por duket kaq e la...

Insights 27 Qershor 2025, 09:59 Ermal Mulosmani

Shoferi i Ambulancës

Ermal Mulosmani TIRANA- Po vija sot në punë, në këmbë, si zakonisht. Ora diku 8.15 kur mbërrita te Myslym Shyri. Aty e u...

Insights 24 Qershor 2025, 10:36 Meri Lika

Vetëm në Shqipëri hajduti nuk ka faj

Meri Lika TIRANA- Një nga dhjetë urdhëresat e Zotit, e shtata, nëse e mbaj mend mire, thotë: “Mos vidh!” Sipas meje ku...

Insights 31 Maj 2025, 07:13 Klodian Tomorri

M*t dhe uthull

Klodian Tomorri TIRANË- M*t dhe uthull. Helmohen femijet ne Gramsh. Ngjarja mbahet 4-5 dite e fshehte, por me pas skandali rrjedh ne media se dalin pr...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet