LIVE UPDATES
Insights

E dashur Shqipëri, një përzierje emocionesh që nuk shpjegohet me logjikë

Ti Shqipëria ime ofron përkatësi, por sa për sy e faqe. Nëse je ndryshe në mendësi, origjinë, bindje, gjuhë, ngjyra lëkure, zgjedhje, nuk pranohesh me sinqeritet. Ka gjithmonë aty paragjykime që pengojnë zhvillimet dhe integrimet.

22 Korrik 2025, 07:56 Nga Jeta Toçila Dedja
E dashur Shqipëri, një përzierje emocionesh që nuk
Jeta Toçila Dedja

TIRANA- Brenda mureve të shtëpive të tua kam parë gjithmonë një pastërti që s’krahasohet. Banorët e tu kujdesen për çdo gjë: për dyshemetë që shkëlqejnë, për xhamat pa njolla, për perde të hekurosura me kujdes, për enë që xixëllojnë në raftet e kuzhinës, për mobilje të vendosura me shije. Gratë, edhe pse ende në një pabarazi të dukshme ndaj burrave sa i përket punëve të shtëpisë, i kryejnë të gjitha këto me përkushtim. Jo sepse u kërkohet, por sepse e ndiejnë si detyrim të natyrshëm të kujdesit për familjen.

Por sapo del jashtë, gjithçka ndryshon. Rrugica të zaptuara për parkim nga banorë që mendojnë se e kanë me tapi gjithë lagjen. Ose banorë të kateve të para që nuk paguajnë mirëmbajtje se nuk ngjisin më shumë se katër shkallë. Plehra që fluturojnë nga makinat, bidona plastikë në trotuare e rrugë që shënjojnë territorin, qese që era i shpërndan sa andej këndej, kafshë të braktisura rrugëve të qytetit, muzikë lokalesh në kupë të qiellit për inat të konkurentit ngjitur dhe jo për qejf të klientit. E gjithë ajo ndjenjë rregulli e pastërtie që më pushton brenda mureve të shtëpisë, përmbyset sapo dal në rrugë. Aty ku shoh atë kontrastin mes krenarisë dhe ndjenjës së fshehtë të inferioritetit.

Shqiptarët krenohen për historinë, gjuhën e lashtë, trimërinë, prejardhjen ilire, për Skënderbeun e madh, për mikpritjen. I falen e gjunjëzohen një të huaji vetëm sepse është “i huaj” pavarësisht çfarë përfaqëson ai. Njëlloj sikur ndihesh i vogël, i nënvlerësuar dhe kërkon miratime nga të tjerët, më të mëdhenjtë, të huajt, që të ndihesh se je dikushi, ai shqiptari i besës dhe mikpritës. Të kuptohemi qartë, i huaji në këtë rast duhet të përmbushë kriterin e racës së bardhë.

Ti Shqipëria ime ofron përkatësi, por sa për sy e faqe. Nëse je ndryshe në mendësi, origjinë, bindje, gjuhë, ngjyra lëkure, zgjedhje, nuk pranohesh me sinqeritet. Ka gjithmonë aty paragjykime që pengojnë zhvillimet dhe integrimet.

Është e çuditshme kur të njëjtët njerëz që në kriza ndodh të jenë mbështetës emocionalë të jashtëzakonshëm, të bëhen gurëhedhësit e parë në raste suksesesh. Janë ata që shkojnë e gdhijnë me mikun, të afërmin kur kanë humbur njeriun e dashur. Bëhen copë ta ngushëllojnë. Por kur miqtë arrijnë suksese nuk përtojnë t’ua vënë damkën e t’i përflasin sikur dikush ua shtroi rrugën “U bë ai/ajo” ?

E kur shoh të rinjtë e tu gjithmonë në garë me veten, me njëri-tjetrin, me botën, trishtohem. Duken sikur janë në një provë të përhershme për të provuar vlerën e tyre. Me flokë të krehur e stiluar, me trupa të palestruar, rroba të shtrenjta, ndërhyrje estetike të panevojshme, celularë të fundit, makina që bëjnë përshtypje. Çdo gjë është pjesë e një imazhi që duhet ruajtur. Një rini në ankth. Pas fasadës së botoksit, skuterave elektrikë dhe lumturisë së Instagramit, fshihet një brez që nuk di të orientohet. Ata janë mësuar të duken, më shumë sesa të jenë.

Ndërsa të moshuarit e tu janë gjenerata e përvuajtur, që u mësua të heshtë, të mos kërkojë, të mos jetë barrë. Bëjnë çfarë u thuhet, thonë çfarë u kërkohet, votojnë kë të urdhërohen. Janë mësuar të binden, të ndjekin. Mendësia u thotë të mos ndihen se e kanë humbur të drejtën qëkur dolën në pension. Shumë pak prej tyre janë sfidantë të normave dhe pritshmërive demode.

Por pastaj vjen edukata në qarkullim. Aty ku unë njoha dorëzimin për herë të parë. Pas viteve disiplinimi me rregullat Kanadeze e gjeta veten të paaftë të përballoja agresivitetin në rrugë. Makina që futeshin pa radhë, këmbësorë që kalonin ku të mundeshin, shoferë të irrituar që shanin njëri-tjetrin përmes borive. Në këto kushte, unë që dikur mund të kisha qenë një prej këtyre shoferëve prepotentë e dorëzova makinën.

Por ti, Shqipëria ime, e ke një pasuri që askush s’ta merr dot: Ke shkencëtarët më të mirë të psikologjisë dhe drejtësisë, matematikës e financave. Lumenj doktorësh e profesorësh që të kuptojnë e mbrojnë, analizojnë e shpëtojnë nga rrënimi.

Seriozisht, ti Shqipëria ime ke me bollëk ngrohtësinë dhe spontanitetin e komunikimit. Nuk ka trotuar pa një bisedë, në raste të rralla sheh klientë të vetmuar, shumica dërrmuese janë me miq me të cilët këshillohen, argëtohen, zihen, nuk ka shitës apo kamarier që nuk hyn në bisedë me klientin. Është shërim për shpirtin kjo natyrshmëri komunikimi. Por, ndonjëherë, disa edhe e teprojnë kur ia fillojnë e të japin mend për dietat, financat, martesën etj. E megjithatë, shqiptari-shqiptarit rrallë ia merr për ters. Prit pak; ndonjëherë edhe ia merr. Por zakonisht e rregullojnë muhabetin me një kafe, një drekë a darkë ku luftohet kush do të paguajë faturën, se shqiptari e njeh mirë respektin. E prapë, një fjalë e vetme mund ta prishë miqësinë e të shpërthejë sherri si pa të keq.

E nëse ke një hall? Më duhet ta pranoj: në asnjë vend tjetër nuk ndihesh kaq pak vetëm kur ke një hall. Në Shqipëri zgjidhja është gjithmonë një telefonatë larg, ose të paktën përpjekja për zgjidhje. Gjithmonë ka një mik të një miku që njeh dikë tjetër që mund të ndihmojë për një dokument, një vizitë mjekësore, një vend pune, a një derë që s’hapet. Nuk është sistemi që funksionon, janë njerëzit që mbajnë njëri-tjetrin me lidhje të padukshme, por të pathyeshme. Aty bien ndasitë partiake. Çdokush ka dikë në anën “e duhur” të politikës.

Dhe ja ku del në skenë një tjetër obsesion kombëtar: politika. Se politikës nuk i shpëton dot. Ajo është ushqimi i përditshëm i shoqërisë, buka e mendjes dhe e nervave. Shqiptarët të flasin sikur janë analistë, zihen si militantë, jetojnë mes sharjeve dhe lavdërimeve për ata që ua kanë bërë jetën dritë ose terr.

Këto janë realitetet e Shqipërisë sime; zhgënjyese, trishtuese, mallëngjyese, qesharake, por të miat. Dhe e bukura është se pikërisht kur mendoj se e kam kuptuar, ajo më befason. Si një shtëpi e pastër në mes të një rruge të rrëmujshme që më shtyn të largohem e po aq fort më tërheq të kthehem. Ç’të them më shumë; është një përzierje emocionesh që nuk shpjegohet me logjikë.

jeta tocila dedja

Sondazh

Poll
Insights 22 Korrik 2025, 07:38 Ben Blushi

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Foto ilustruese TIRANA- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes t&...

Insights 16 Korrik 2025, 11:15 Elona Caslli

Vetmia e fjalëve të duhura

Dom Vlash Palaj TIRANË- Në jetë ka disa lloj vetmish. Një prej tyre është edhe vetmia e fjalëve të duhura. Në ...

Insights 8 Korrik 2025, 16:13 Meri Lika

The Truman Show

meri lika TIRANË- Për të gjitha ata që ndoshta nuk e dinë, “The Truman Show” është një film i vitit 199...

Insights 4 Korrik 2025, 13:59 Lutfi Dervishi

Nuk ka zjarr që djeg plehrat

lutfi dervishi ELBASAN- Në Elbasan digjen plehrat, tymi helmues mbulon qytetin… dhe ndërkohë ka njerëz, nuk di a mund të qu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet