LIVE UPDATES
Insights

Kur e arrijmë kulmin e jetës sonë?

Ai theksoi se “një grua mund të konsiderohet në kulmin e saj në të 20-at dhe të 30-at, apo ndoshta në të 40-at”.

8 Mars 2023, 13:07 Nga Enuma Okoro
Kur e arrijmë kulmin e jetës sonë?
Foto Ilustruese

Gazetari amerikan Don Lemon u kritikua shumë kohët e fundit kur deklaroi se Niki Halej,kandidate presidenciale nga radhët e Partisë Republikane, 51-vjeçe, që ka bërë thirrje për kryerjen e testeve të aftësisë mendore për politikanët më të moshuar se sa 75 vjeç, nuk ishte as vetë në kulmin e saj.

Ai theksoi se “një grua mund të konsiderohet në kulmin e saj në të 20-at dhe të 30-at, apo ndoshta në 40-at”. Lemon, që është vetë 56 vjeç, e mbrojti deklaratën e tij duke thënë se kjo ishte ajo që tregon edhe një kërkim rastësor në internet. Natyrisht, edhe unë vetë kërkova në google mbi pyetjen Kur një grua është në kulmin e saj?, dhe rezultati i parë që del tani është pretendimi i Lemon.

Duke lënë mënjanë paragjykimet patriarkale, seksiste dhe moshore të komentit të Lemon, nuk është ndonjë lajm që shoqëria perëndimore është shumë e fiksuar pas rinisë sëpërjetshme. Por ky moment nxiti të mendoja mbi këmbënguljen e fortë dhe deri diku qesharake të jo pak grave për të dukur sa më të reja.

Sikurse pyeti me të drejtë kolegu i Lemon në atë emision:E për çfarë kulmi po flasim?”. Çdo stinë e jetës sonë ka vokacionin dhe dhuntitë e veta. Prandaj çfarë mund të humbasim të gjithë ne si individë dhe shoqëri, kur e kufizojmë kaq shumë imagjinatën tonë, dhe kur luftojmë kundër procesit natyror të plakjes?

Tabloja me titull “The First Wrinkle (Rrudha e parë) nga piktori impresionisti italian Federiko Zandomenegi, tregon një grua të re, epshore, që është e përqendruar tek një pasqyrë dore, duke ekzaminuar në detaje fytyrën e saj. Përballë saj shohim një kavanoz, me sa duket i mbushur me një lloj kremi.

Pra jemi duke parë një skenë intime. Jo vetëm sepse e shohim gruan e veshur me këmishën e saj të lirshme të natës që i rrëshqet mbi njërin sup, por edhe sepse po e shohim në një moment meditimi të thellë mbi veten. Duke njohur presionet me të cilat përballen gratë për ta zgjatur sa më gjatë rininë e tyre, nga frika se mos plaken më shpejt, unë nuk mund të mos pyes veten se çfarë mendimesh mund të rrjedhin nëpër kokën e saj.

Në një moment të jetës sonë si të rritur, ne mund të fillojmë të ndeshemi me një përplasje midis asaj se kush ndiejmë që jemi nga brenda, dhe asaj që ne apo ose bota na sheh nga jashtë. Plakja është diçka e pashmangshme. Trupat tanë e fillojnë procesin e tyre të konsumimit që nga momenti që lindim.

Por kultura perëndimore na mëson që sapo të fillojmë të njohim shenjat fizike të plakjes, atëherë është koha për tu shqetësuar. Në vend se të pranojmë mundësitë për rritje shpirtërore që mund të vijnë nga plakja si proces natyr, bota na inkurajon të përpiqemi të zgjasim stinët e jetës që në fakt janë duke ecur natyrshëm në rrjedhën e tyre.

Në vend se ta falënderojmë trupin tonë që na ka sjellë deri këtu, dhe të vërejmë dhe gëzohemi për avantazhet që vijnë me plakjen, ne fillojmë një mini-luftë kundër trupit tonë, duke luftuar kundër vetes në mënyra që janë të lodhshme, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

Unë e dua shumë tablonë tjetër të famshme Burimi i rinisë (1546) të Lukas Kranash Plakut. Ai përfaqëson një përshkrim sa komik aq edhe të tmerrshëm të denigrimit shekullor që i ka bërë plakjes bota perëndimore, por dhe i standardeve seksiste dhe patriarkale me të cilat vendosen vlerat e grave të reja dhe të vjetra.

Skena në atë tablo zhvillohet në një peizazh të gjerë. Në sfond shtrihet një varg malor, së bashku me një kështjellë të largët mbi një kodër. Në qendër ndodhet një pishinë e madhe e cekët, me një shatërvan të vogël të ngushtë në mes. Ana e majtë e pikturës është e mbushur me gra të moshuara.

Ata mbërrijnë atje duke transportuar ujë me tezga, kuaj dhe karroca dore. Disa nga gratë janë duke u inspektuar apo zhveshur përpara se të hyjnë në pishinë. Ndërkohë, ana e djathtë e tablosë është plot me vajza të reja. Gratë e moshuara transformohen nga ujërat kuruese, duke dalë të rinuara prej andej.

Pasi hyjnë brenda një tende aty pranë, ato vishen me fustane të reja, dhe gjejnë sërish në dispozicion një shumëllojshmëri përvojash të këndshme dhe sensuale. Disa marrin pjesë në gosti dhe vallëzime. Ne shohim edhe një grua të re duke u joshur nga një djalë i ri.

Piktura sugjeron që nëse mund të lihet pas pleqëria, atëherë jeta jonë do të jetë sërish plot kuptim, marrëdhënie dhe aktivitete jetëdhënëse. Ky zhvlerësim i të moshuarve, ka një jehonë të fortë në kulturën e sotme, e cila na mëson që ti hedhim poshtë me lehtësi dhe pa shumëceremoni gjërat që besojmë se e kanë tejkaluar dobinë e tyre, përfshirë njerëzit.

Shumëçka konsiderohet sot e zëvendësueshme:ne nuk jemi një shoqëri që vlerësojmë realisht potencialin afatgjatë të gjërave. Ne i ndryshojmë tanë çdo vit telefonat për versionin më të fundit. Ne presim pemë që janë shekullore, për të ndërtuar në çdo hapësirë ​​të gjelbër të disponueshme. Ne e ndryshojmë garderobën tonë në çdo sezon të ri të modës. Dhe ishmangim njerëzit për të cilët nuk jemi më të interesuar.

Ndonjëherë duket sikur po e humbasim kuptimin tonë mbi atë që do të thotë të vlerësosh diçka, dhe kjo gjë vërehet në çdo fushë të jetës, nga mjedisi, njerëzit, dhe deri tek shpalosja e jetës sonë. Mua më ngjan me një krizë shpirtërore dhe të imagjinatës.

Perspektiva hapësinore e pikturës dhe numri i madh i njerëzve në këtë tablo, synojnë të ekzagjerojnë natyrën komike dhe tragjike të këtij fiksimi pas rinisë së përjetshme. Në mungesën e vullnetit tonë për tu përballur me sfidat e pashmangshme që vijnë me plakjen dhe realitetin e vetë vdekshmërisë sonë si qënie, ne rrezikojmë të humbasim mundësinë paralele për forcim shpirtëror dhe për takime të thelluara të jetës, të cilat gjenden të fshehura në peripecitë e jetesës.

Ne e ngatërrojmë rininë me përsosmërinë dhe përsosmërinë me jetën e mirë. Nëse e shihni me vëmendje pikturën, do të shihni 2 plaka në anën e majtë, që të dyja pjesërisht të mbështjella me peshqir. Njëra ulet buzë shkallëve të pishinës, me gjunjët e saj të mbledhur kruspull në gjoks; ndërsa tjetra i ka zhytur këmbët në ujë dhe po bisedon me një grua plotësisht të veshur, e cila duket se po përpiqet ta bindë që të zhytet plotësisht.

Këto dy gra hezituese, janë për mua elementët më intrigues të kësaj pikture. Ndonëse tashmë të zhveshura, ata nuk duken plotësisht të bindura se plakja është aq kufizuese dhe e padëshirueshme sa synon që të na e imponojë shoqëria. Këto dy gra ngurruese, mund të kenë fituar mençurinë për të përfytyruar liritë dhe mundësitë e reja që i presin në vitet e tyre të mëvonshme.

Një vepër tjetër më ka bërë shumë përshtypje në lidhje më këtë temë titullohet “Le VeçhieComari (Gratë e moshuara) nga piktorja italiane e shekullit XX-të Feliçe Kasorati. Tetë gra të moshuara, të mbuluara nga qafa deri në kyçin e këmbës me fustane, shalle dhe batanije, janë mbledhur së bashku deri në skajet e kanavacës.

Njëra prej tyre është kthyer me fytyrë nga ne, me dorën e saj në ijë, një gjest që ilustron dhimbjet fizike të plakjes. Një grua tjetër shfaqet e ulur dhe mbështjellë me batanije, me vështrimin e saj të ashpër drejt dyshemesë dhe si e përhumbur në soditje. Gjashtë gratë e tjera qëndrojnë në këmbë, disa me ndihmën e një bastuni.

Ajo që adhuroj më së shumti në këtë tablo janë shprehjet në fytyrat e grave. Një grua me një shall rozë rrotull qafës së saj, na vështron me një buzëqeshje të sigurt. Një grua tjetër në anën e majtë na vështron me një buzëqeshje disi ironike, si të pyeste shoqet e saj se për çfarë është gjithë kjo bujë.

Por është figura qendrore, një grua e veshur e tëra në të zeza dhe që mban një bastun, ajo që duket se e përmbledh gjithë atmosferën e tablosë. Koka e saj është përkulur dhe na shikon me bisht të syrit, me një buzëqeshje djallëzore e të fshehtë. Këto gra të moshuara janë të kënaqura në vetvete, dhe duket se dinë gjëra që ne nuk i dimë.

Buzëqeshja e tyre tregon se ne do ta zbulojmë se çfarë dinë ato, vetëm nëse kemi fatin të arrijmë moshën e tyre. Por ndërkohë, ajo dhe mikeshat e saj ka të ngjarë të kenë gjëra të vlefshme për të na mësuar ne të tjerëve. Një pjesë e dhuratës së plakjes, të kultivimit të njëfarë mençurie nga përvoja e jetës, është ajo që na ofron ne që jemi ende në rrugën tonëdrejt asaj faze të jetës.

Kuptohet, jo të gjithë ata që plaken fitojnë mençuri apo edhe pjekuri, por një jetë e gjatë sjell shpesh mësime të vlefshme. Nuk mund të mos mendoj se pavarësisht sfidave që bart, mosha e thyer përmban edhe ftesën e saj për të zbuluar një shpalosje të re të vetes dhe për të përqafuar më lehtë misterin e pakuptuarit të gjithçkaje.

Shpresa është që ndërsa plakemi, mund të hyjmë në atë sezon më me hijeshi, më të përgatitur për tu përballur me pasiguritë dhe kompleksitetet e jetës, me më pak frikë dhe ankth që ato gjëra mund të shkaktojnë në vitet tona të rinisë. Dhe me një aftësi më të thellë për të kapur bukurinë e fshehur tek të gjitha gjërat:bukuria është ajo që ndihmon në zgjerimin e imagjinatës sonë, dhe na bën thirrje për një reflektim më shpirtëror për të jetuar me veten dhe të tjerët. /Financial Times” – Bota.al

enuma okoro

Sondazh

Poll
Insights 7 Mars 2023, 14:07 Arlind Qori

Mësuesi im i parë

  Muhamet Qori, babai i Arlindit   Unë kam pasur fat me mësuesit. Shumica e tyre kanë qenë profesionistë dhe njerë...

Insights 1 Mars 2023, 16:16 Klodian Tomorri

Barbarët e tenderave të Traumës

Barbaret e tenderave te Traumes Keto jane tenderat kryesore qe ka bere Spitali i Traumes muajt e fundit. Aty eshte emeruar drejtoreshe e pergjithshme Edlira ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet