LIVE UPDATES
Insights

Mësuesi im i parë

Vitet kaluan. Im atë doli në pension. Unë u bëra pedagog. Me kohën, qëllonte që më pyeste më shumë ai mua se unë atë. E prapëseprapë, përpara disa ditësh, ndërsa më dëgjonte tek u përgjigjesha i paduruar fëmijëve, ma preu: “Se si je pedagog ti, një zot e di. Pedagogjia është mbi të gjitha durim.”

7 Mars 2023, 14:07 Nga Arlind Qori

 

Mësuesi im i parë
Muhamet Qori, babai i Arlindit

 

Unë kam pasur fat me mësuesit. Shumica e tyre kanë qenë profesionistë dhe njerëz për së mbari. Po këtë 7 Mars dua t’ia kushtoj mësuesit tim të parë: tim eti. Muhameti ka qenë mësues i pazakontë, që kishte zgjedhur të më mësonte duke më treguar si përralla ngjarje historike e romane. Prej tij kam marrë dhuratën më të vlefshme: kultivimin e dëshirës për të lexuar.

Dua të veçoj mënyrën se si më tregonte për betejën e Termopileve ende pa u futur në shkollë. 300 spartanë luftonin heroikisht kundër 1 milion persëve, shigjetat e të cilëve errësuan qiellin. Unë e imagjinoja veten si Leonida, duke shpartalluar me shpatë në dorë mijëra persë.

Tregimi i tij më i bukur ishte “Viti ’93” i Viktor Hygoit, trekëndëshi fatal i personazheve si markezi Dë Lantenak, kapiten Goveni dhe komandant Simurdeni. Më tregonte se si i pari kish sakrifikuar jetën për të shpëtuar disa fëmijë që kërcënoheshin nga flakët. I dyti, pasi e kish kapur rob, kish ndjerë detyrimin moral për ta liruar armikun e revolucionit. Dhe i treti, i bindur se ligjet e hekurta të revolucionit janë mbi çdo ndjenjë, kish urdhëruar pushkatimin e birit të tij për shpirt (Govenit). Ndërsa nga oborri dëgjoheshin krismat e skuadrës së pushkatimit, nga zyra e Simurdenit u ndje krisma e thatë e komandantit revolucionar që ia hiqte vetes. E kam dëgjuar dhjetëra herë këtë histori nga im atë, çdo herë me nga një ndryshim, e po aq herë drithëruese. Kur u rrita mjaftueshëm, e lexova vetë “Vitin ’93”. Më la mbresa, por ende mendoj se ai e tregonte më bukur nga ç’e kish shkruar Hygoi.

Një herë, në gjimnaz, kisha për të bërë një ese për një libër tjetër të Hygoit, “Njeriu që qesh”. Duke e ditur sa për zemër e kishte shkrimtarin francez, i kërkova të më ndihmonte. Në shtëpi kishim vetëm vëllimin e dytë të romanit (si me shumë libra të tjerë, ku vëllimin e parë e kish marrë ndonjë kushëri i papërgjegjshëm për të mos e kthyer kurrë). Asokohe nuk kishte internet dhe e vetmja mënyrë që unë të kuptoja se ç’kish ndodhur me Guinplenin gjatë fëmijërisë ishte ta dëgjoja prej tij. Ndërkohë që më tregonte – si kur isha fëmijë - u përfshi aq shumë në histori, saqë i kaloi kufijtë e vëllimit të parë. Unë, adoleshent me një dozë pragmatizmi, mbaja shënime të shpejta ndërkohë që ai fliste. Në fund, praktikisht esenë e kishte shkruar ai. Të nesërmen në klasë, mësuesi i letërsisë i tha klasës se eseja ime ishte për t’u marrë shembull dhe nisi ta lexonte përpara nxënësve, sidomos pjesën dramatike ku Guinpleni i shpërfytyruar përpiqet të triumfojë mbi ngërdheshjen në Dhomën e Lordëve, duke e mbyllur kërcënueshëm fjalimin drejtuar aristokracisë angleze: “Dridhuni milordë!”

Vitet kaluan. Im atë doli në pension. Unë u bëra pedagog. Me kohën, qëllonte që më pyeste më shumë ai mua se unë atë. E prapëseprapë, përpara disa ditësh, ndërsa më dëgjonte tek u përgjigjesha i paduruar fëmijëve, ma preu: “Se si je pedagog ti, një zot e di. Pedagogjia është mbi të gjitha durim.”

Muhameti e ka ushtruar për pak vite profesionin e pedagogut. Unë nuk e di se si ka dhënë mësim, ndonëse kam dëgjuar lëvdatat e ish-studentëve të tij. Ama me mua ia ka dalë të jetë vërtet mësues. Ashtu siç do doja të isha unë me fëmijët e mi, por ende nuk ia kam arritur

arlind qori muhamet qori

Sondazh

Poll
Insights 1 Mars 2023, 16:16 Klodian Tomorri

Barbarët e tenderave të Traumës

Barbaret e tenderave te Traumes Keto jane tenderat kryesore qe ka bere Spitali i Traumes muajt e fundit. Aty eshte emeruar drejtoreshe e pergjithshme Edlira ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet