LIVE UPDATES
Insights

570 ndeshje futbolli në javë, shteti zeron futbollin për financime qokash!

Mbi 1.6 miliardë lekë të ndara për 2023-shin, e ku natyrisht, futbolli mbeti sërish jashtë “borderosë-shtet”, me një bilanc tejet të qartë: 570 ndeshje në javë nga superiorja e deri poshtë te fëmijët djem e vajza. 10 turne zyrtarë të UEFA-s për vitin 2023! Finale Conference League që masturboi një politikë të tërë!

17 Shkurt 2023, 22:45 Nga Gerti Çarçani
570 ndeshje futbolli në javë, shteti zeron futbollin për
Gerti Çarçani

Shteti foli! Këtë radhë me lekë, me shifra, dhe me zë zyrtar. Industria më e rëndë në masivizimin e sportit, FSHF, sërish mbetet FULL-BOARD, jashtë vëmendjes së financimit për futbollin, edhe pse zyrtarisht prej muajsh, vetë kreu Duka e shtroi si një domosdoshmëri prezencën në buxhet të shtetit për sportet, edhe të FSHF. Komisioni i ndarjes së parave në Ministri, përtej “vëmendjes” së ministres zgjodhi të lërë sërish jashtë financimit, institucionin që prodhon 570 ndeshje në javë, aq sa bashkë mbi 20 federatat olimpike dhe jo olimpike të financuara nga shteti nuk prodhojnë të gjitha bashkë sport për 10 vite në nivele të tilla.

Mbi 1.6 miliardë lekë të ndara për 2023-shin, e ku natyrisht, futbolli mbeti sërish jashtë “borderosë-shtet”, me një bilanc tejet të qartë: 570 ndeshje në javë nga superiorja e deri poshtë te fëmijët djem e vajza. 10 turne zyrtarë të UEFA-s për vitin 2023! Finale Conference League që masturboi një politikë të tërë! 

Financim direct të futbollit të femrave, nga qendra në burim! Të tjerat i gjeni te “Futbolli për Kombin”. Të gjitha këto përfshijnë 4 nga 5 kriteret e aplikimit, për të përfituar nga fondi grant. E për të cilat, Saga e ndarjes së lekëve në Ministri refuzoi qoftë edhe vetëm të kthejë për një moment vëmendjen nga futbolli. Vetëm një kriter nuk plotësohej: Medalja e arit, ajo që prej sezonesh e kanë marrë sportet e lojërave me dorë, apo edhe ato me dorë e duar. Vigjilenca e munguar koshiente, apo mbase edhe jokoshiente e titullares Kushi, duke lënë jashtë buxhetit sërish futbollin, rikofnrimoi edhe nukleun e ndarjes së lekëve të taksapaguesve sipas parimit ndoshta: Po të kalojmë, kaq, a na kaloni aq…?

570 ndeshje futbolli në javë, shteti zeron futbollin për
Krahasime shifrash buxhetore ndër vite

Shpjegimi jo shumë shterrues i zv.ministrit Hoxha për mungesë aplikimi nga FSHF për përfitim nga këto fonde, rrëzohet me refuzimin e një hambari të madh letrash e aplikimesh një vit më parë, e ku sërish Ministria akordoi zero lekë.

570 ndeshje në një javë të vetme, full kosto e mbuluar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, vlerësohet nga financierët-shtetarë të sportit me mosfinancim absolut.

Shumë interesante dhe ku vlen të evidentohet edhe indiferenca e titullares në një situatë të tillë me futbollin tërësisht jashtë grilës së financimeve publike për këtë vit. Pozicioni i ministres Kushi (për hir të së vërtetës tejet e predispozuar në angazhimet dhe projektet për futbollin) mbetet lajm aspak i këndshëm. Financohen nga shteti para taksapaguesish për federata që nuk kryejnë aktivitet kombëtar një herë në vit të paktën, në raport me 570 ndeshjet e përçdo javshme të futbollit. Financohet nga shteti Agjensia Anti-Doping me 50 milionë të vjetra, krejtësisht një institucion amorf jashtë çdo funksioni e ku përherë ka qëndruar taktikisht e qëllimisht indiferent dhe i strukur karshi rasteve me dopping që ka prodhuar e famshmja shtange. Tani del e merr 50 milionë lekë nga thesi që ndahet.

Në vitin e largët 2002 e basketbolli e volejbolli secila morën nga 22 milionë lekë të reja buxhet grant. Peshëngritja 22.2 mln lekë dhe atletika 15 milionë lekë të reja. Shtuar edhe indeksin e Inflacionit, sot ky buxhet do të ishte 40% më shumë. Në atë vit 2002, totali i grantit ishte 1.7 mld lekë. Në shifrat aktuale, të buxhetit të prezantuar për 2023, janë këtu edhe rrogat e administratave përkatëse. Natyrisht Qeveritë e majta kanë progresuar në buxhet teksa pikun dhe nivelin më fakir sporti në buxhet e ka rregjistruar në periudhën e qeverive Berisha, por kjo është tjetër mesele, kryekëput me vullnetin e lidershipit.

Atletika e Luiza Gegës 102 mln lekë, volejbolli i rekordeve botërore 146 mln

E nëse kalojmë me një vështrim kritik (VK) shifrat e ndarjes së këtij buxheti ka perla me lekë që kalojnë nga federata të hedhjes së shurrës p.sh. me “një peshë bazike” në kompeticionet “botërore”, medalistë dhe kampionë absolutë, tek ato që kanë prodhuar vërtetë kampione. Atletika, vetëm 102 mln lekë. Sipas establishmentit që ndan paratë e sportit në ministri, jashtë vëmendjes së ministers dashamirëse, dhe me shumë shpresë jashtë ndikimit olimpik. Luiza me trajnerin e saj Taulantin, duan minimalisht 15 milionë (të reja), siç edhe e kanë deklaruar vetë në studio e publikisht për tu përgatitur për një medalje olimpike. Federata në tërësi merr 10.2 mln lekë të reja për tërë vitin. Kemi Luizën e Izmirin aty, por jo vetëm, në një kohë që si për vit përgatitës olimpik, janë federata të tjera në tabelën e publikuar që kërcejnë në shifra shumë më tepër. Luiza kërkon financim për trajnim, për të tentuar një medalje olimpike. Buxheti është ai që tabela pasqyron, e ku natyrisht, shumë më të madh e ka shtanga që shtuar edhe buxhetin e dopingut vete fiks me një shifër bujare për të prodhguar një medalje.

Skite, 7.3 milionë për një kampione bote

7.3 milionë për skitë, se po ta bënin 7.5 rrëzohej buxheti qëndror i shtetit. Po kjo është tjetër gjë. Një kampione bote si Laura Cotturi, një flamur në një podium botëror, është vlerësuar nga grupi i ndarjes së lekëve me vetëm 7.3 mln lekë. Pyeteni Elvisin e skive se çfarë do të bëjë me kaq para! E të tjera e të tjera risi premtuese që prodhon makineria e ndarjes së lekëve të shqiptarëve për sportet. Në një mënyrë, apo tjetër.

Pragmatizmi i Ministrisë për të lënë jashtë një industri të madhe, nuk është vetëm një guxim i madh, por edhe një sfidë karshi ministres Kushi, kryesisht nga zëri i futbollit. Prezenca e saj është realisht e prekshme në çdo event, por qasja për të lënë jashtë një institucion të tillë që prodhon sport në javë sa federatat e tjera bashkë nuk prodhojnë në 10 vjet, kërcet shumë. Ngritja e tre stadiumeve është vullnet kryeministor i premtuar, por përtej kësaj ajo që mungon ka munguar dhe vijon të mungojë është frenimi bazik i ndjekjes së Ligjit për Sponsorizimin, si një proces që ka ngecur aty, dhe që mban me çengel në fyt edhe frymëmarrjen financiare të klubeve të futbollit. Këtë radhë ministrja, me, apo pa dashje, futbollit i dha një të verdhë me përjashtimin nga buxheti i shtetit për sportet. Në anën tjetër, frenimi për Ligjin e Sponsorizimit do të jetë e verdha e dytë.

Lekët janë tanimë në çdo llogari të federatave sportive. 25 të tilla i janë marrë buxhetit të shtetit me të katër duart. Në anën tjetër, për FSHF sot është fundjava e radhës e mbi 570 sfidave të tjera e kështu me radhë. Buxheti la një shije krejtësisht nonsens për futbollin, kur dhe e kërkoi prej kohësh atë (vjet Ministria pas aplikimit ia refuzoi), teksa në anën tjetër Ligji për Sponsorizimin për të cilin klubet kanë ulëritur vijon të jetë në bibliotekën e drafteve ministrore, në pritje të rihapjes së… basteve online.

gerti carcani

Sondazh

Poll
Insights 17 Shkurt 2023, 17:21 A.B

Marrëveshja e patentave si kartel kriminal

Klodian Tomorri Marreveshja e patentave si kartel kriminal Marreveshja mes Drejtorit te Transportit Rrugor, atij te Tatimeve dhe Shoqates se Autoshkollave...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet