LIVE UPDATES
Insights

Kur cënohet mbrojtja kombëtare, nuk bëjnë derman as vibratorët

Ndoshta të dy ngjarjet nuk janë pa lidhje. Mbase lajmi i parë u servir enkas për të sfumuar të dytin. Por kjo pak rëndësi ka. Thelbi është ky. Interesi i vibratorëve dhe kamzhikëve nuk shkon përtej atyre që i servirën apo i sajuan. Ndërsa vendimi i GJKKO-së ka të bëjë me interesin më madhor kombëtar.

12 Mars 2023, 19:45 Nga Klodian Tomorri
Kur cënohet mbrojtja kombëtare, nuk bëjnë derman as
Klodian Tomorri

Teksa imagjinata e opinionit publik bombardohej me lodra seksuale dhe fantazi fetish, dje sistemi i drejtësisë ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme të dekadës së fundit, e ndoshta edhe shumë se kaq. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri nën sekuestro preventive Bazën Detarë të Sarandës, të cilën qeveria e pati privatizuar në vitin 2020 duke e dhënë me qira tek shoqëritë Dulaku dhe Kastrati Group për të ndërtuar aty një port jahtesh dhe resort turistik.

Ndoshta të dy ngjarjet nuk janë pa lidhje. Mbase lajmi i parë u servir enkas për të sfumuar të dytin. Por kjo pak rëndësi ka. Thelbi është ky. Interesi i vibratorëve dhe kamzhikëve nuk shkon përtej atyre që i servirën apo i sajuan. Ndërsa vendimi i GJKKO-së ka të bëjë me interesin më madhor kombëtar.

Në vendim, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit e arsyeton sekuestrimin e Bazës së Limionit me argumentin se privatizimi i saj ka cënuar operacionalitetin e Forcës Detare. E thënë më thjeshtë, Gjykata thotë se dhënia e bazës tek privatët ka cënuar kapacitetet e vendit për t’u mbrojtur në rast agresioni ushtarak. Në rrafshin hierarkik, mbrojtja kombëtare është pa asnjë dyshim interesi publik më madhor, i cili prevalon mbi çdo gjë tjetër. Kur vendet përfshihen në konflikte të armatosura, operacionet e para luftarake janë gjithmonë ato që synojnë cënimin e kapaciteteve mbrojtëse të kundërshtarit. Pastaj ka dhe vende si Shqipëria, ku mbrojtja kombëtare nuk sabotohet nga armiku, por nga korrupsioni dhe babëzia. Pikërisht kjo e bën vendimin e djeshëm të GJKKO-së të një rëndësie të jashtëzakonshme. Por jo vetëm kjo. Problemi tjetër janë autorët.

Firmëtarët e privatizimit të Bazës së Sarandës sot janë zyrtarët më të lartë të shtetit. Ky vendim është firmosur nga ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, që sot është President i Republikës, ish ministrja e Mbrotjes që sot është kryediplomatja e Shqipërisë, dhe komandanti i Flotës, që më pas mori dhe gradën Kundëradmiral. Sigurisht në fund është dhe qeveria, që miratoi kontratën me vendim të posaçëm. Përvoja botërore ka treguar se kur korrupsioni hyn në ushtri dhe prek mbrojtjen kombëtare, ai nuk amnistohet asnjëherë.

Shembuj për këtë ka gjithandej, përfshirë dhe vendet fqinje të Shqipërisë si Kroacia apo Greqia, ku aferat e korrupsionit në ushtri kanë çuar pas hekurave zyrtarët më të lartë të shtetit. Në rastin e Shqipërisë loja sapo ka filluar. Vendimi i djeshëm i Gjykatës ishte vetëm masa e sigurimit. Pra SPAK dhe GJKKO kanë dalë në përfundimin se privatizimi i Limionit ka cënuar mbrojtjen kombëtare dhe kanë vepruar për të mitiguar dëmin duke e vënë bazën në sekuestro. Tani fillon hetimi i procedurës, që coi në këtë dëm.

Ne nuk e dimë nëse procesi hetimor për privatizimin e Bazës Detare të Sarandës do të kërkojë fajësimin e Presidentit të Republikës apo marrjen si të pandehur të ministres së Jashtme dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë. Por sot dimë të sigurtë këtë gjë. SPAK dhe GJKKO janë të bindur se veprimet e Presidentit, ministres së Jashtme dhe qeverisë në tërësi kanë cënuar mbrojtjen kombëtare. 

Ky fakt dhe fakti tjetër se në këtë hetim janë përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit e bën hetimin për bazën e Sarandës çështjen me nxehtë të drejtësisë shqiptare. Një çështje, hetimi i së cilës ndoshta shtyhet edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, ky është vetëm fillimi. Tashmë hetimi i procedurës do të duhet të saktësojë se a ishte korrupsioni arsyeja që u sabotua mbrojtja kombëtare. Dhe në këtë valle, nuk bëjnë me derman as vibratorët.

klodian tomorri

Sondazh

Poll
Insights 8 Mars 2023, 13:07 Enuma Okoro

Kur e arrijmë kulmin e jetës sonë?

Foto Ilustruese Gazetari amerikan Don Lemon u kritikua shumë kohët e fundit kur deklaroi se Niki Halej,kandidate presidenciale nga radhët e ...

Insights 7 Mars 2023, 14:07 Arlind Qori

Mësuesi im i parë

  Muhamet Qori, babai i Arlindit   Unë kam pasur fat me mësuesit. Shumica e tyre kanë qenë profesionistë dhe njerë...

Insights 1 Mars 2023, 16:16 Klodian Tomorri

Barbarët e tenderave të Traumës

Barbaret e tenderave te Traumes Keto jane tenderat kryesore qe ka bere Spitali i Traumes muajt e fundit. Aty eshte emeruar drejtoreshe e pergjithshme Edlira ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet