LIVE UPDATES
Insights

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

Zjarri këtë radhë (rasti i tretë apo i katërt?) ishte më i fuqishëm se më parë dhe efekti gati asfiksues ishte jo vetëm për Elbasanin, por edhe Cërrikun dhe Belshin.

7 Korrik 2025, 16:53 Nga Lutfi Dervishi
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
lutfi dervishi

ELBASAN- 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit.

Ndërsa tymi mbulonte qytetin, mbi të ka rënë një tjetër mjegull e rëndë: ajo e indiferencës.

Në takimin e sotëm me gazetarët lokalë, për të folur për pastërtinë e gjuhës shqipe, heshtja dhe zhgënjimi shiheshin në sytë e tyre më shumë se në statuset e rrjeteve sociale.

Fusha e mbetjeve, vetëm disa kilometra larg qendrës, është më e madhe se shumë lagje të Elbasanit bashkë. Plehrat këtu vijnë nga 8 bashki.

Zjarri këtë radhë (rasti i tretë apo i katërt?) ishte më i fuqishëm se më parë dhe efekti gati asfiksues ishte jo vetëm për Elbasanin, por edhe Cërrikun dhe Belshin.

“Ndjenim dhimbje në mushkri kur raportonim”- thonë ata që raportuan nga vendngjarja.

Në këtë qytet me mbi 100 mijë banorë, pas gjashtë ditësh që flaka dhe tymi mbuluan gjithçka, reaguan… tre persona: dy gazetarë lokalë dhe Antonio, një 15-vjeçar që sapo ka mbaruar klasën e nëntë dhe që pasionin e jetës ka gazetarinë.

Fatmiri, veteran i gazetarisë lokale, thotë se duke parë dëmin, "mendova se do të behej protesta më e madhe që ka parë qyteti… por as ekspertët e mjedisit nuk u panë. As opozita. As shoqëria civile që, dikur, bënte zhurmë edhe për pemët që priteshin.

Vetëm një ish ushtarak foli siç duhet. “Këta edhe kur dalin për punë nuk e kanë idenë se çfarë duhet bërë”.

Enesi, gazetar i ri, me zërin plot ironi e zhgënjim, thotë: “banoj në Kala. Dikur isha krenar të thoja jam nga Elbasani. Sot?  Turp të thuash se je nga ky qytet që ka shitur zërin për një rrogë shteti.”

Antonio është më i drejtpërdrejtë: “Për aq kohë sa inceneratori nuk punon, kjo do të ndodhë prapë. Fajin e ka qeveria, por edhe opozita se ajo vjen vetëm për foto. Të gjithë e dinë, askush s’e thotë.”

Deputetët? Të padukshëm si era e keqe.

Elbasani ka 14 deputetë. Ata të shumicës (dhjetë) heshtën si fija e barit. Asnjë zë. Kryetari i Bashkisë foli vetëm kur situata u qetësua, me një ndjesë që më shumë i ngjante justifikimit të vonuar.

Në rrjetet sociale, gazetarja Entela Duka shprehu revoltën e saj:

“Fusha e mbetjeve në Elbasan ka 4 ditë që digjet pa ndërprerje, duke shkaktuar ndotje masive dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve. Një pyetje kisha: këta 10 deputetët e mazhorancës, dinë gjë çfarë po ndodh apo janë me pushime, pasi detyrën e marrin në shtator? Se do thoni ju, po këta të opozitës çfarë po bëjnë? Hajde më, i kemi parë të duken pranë vendit ku digjen plehrat. Është e qartë, vijnë, ikin, mbushin xhepat e tyre, përfitojnë ndonjë pension të majmë, se për qytetin as i plas fare. ZOT NA RUAJ FËMIJËT!”*

Fëmijët, pikërisht ata që çdo ditë thithin ajër të helmuar, janë ata që mbeten më të pambrojtur.

Nga djepi i dijes, në vatër helmi

Gazetarja Meri Qosja, në një shkrim të shpërndarë gjerësisht, solli një tjetër panoramë të zymtë:
“Nga vendi ku dikur lindnin idetë, ku shkollat e para hapnin dyert për brezat e rinj, ku dijetarët dhe mësuesit ishin themeli i çdo ndryshimi shoqëror, sot ngrihet vetëm një re e zezë, e rëndë dhe e heshtur. Tym, erë plastike, gazra të padukshëm, këto janë "mësuesit" e rinj të Elbasanit… Në periferi digjet një landfill, por në qendër digjet një ndërgjegje. Dhe ndoshta kjo është më e rënda, jo tymi, por mungesa e reagimit. Jo zjarri, por akulli në shpirt.”

Në këtë qytet që dikur mburrej me emrat e dijes dhe shkollës shqipe, sot mbretëron një indiferencë e frikshme. E ndërsa ajri ndotet, ndërgjegjja shkon drejt asfiksimit.

Protesta para Prokurorisë u nxit nga kryeqyteti prej Qëndresës Qytetare. Pjesëmarrja 20 vetë, shumica të ardhur nga kryeqyteti. Më shumë gazetarë se protestues!
Banorët?
Të heshtur.
Deputetët?
Të padukshëm.
Shoqëria civile?
E shpërndarë si tymi i padukshëm që mbështjell ish qytetin e luleve.

I merrja intervista banorëve sepse goja të rrinte e hidhur, thotë Arbeni, po përgjigja ishte e njëjtë.
-”S’ka gjë do të kalojë”
-Po deputetët?
-?...

Tymi nuk njeh të majtë e të djathtë- thotë Entela.

Vetëm kur situata mori fund dhe zjarri u shua "pas ulitimatumit nga lart", kryetari i Bashkisë e ndjeu të nevojshme të kërkonte falje publike.

“Elbasani nuk është tym”.
Kështu shkruan Meri Qosja në fund të apelit të saj, duke i kujtuar qytetit rrënjët dhe historinë e tij si djep i arsimit dhe mendimit kritik. Por sot, ky qytet është më shumë hije e asaj që ishte dje.
-Pse nuk reagojnë elbasanllinjtë?

Në një moment m'u duk vetja se vetëm unë jetoj në Elbasan, thotë Meri dhe shton: “Edhe për të protestuar erdhën nga Tirana”.

Elbasani po digjet, jo vetëm nga zjarri i plehrave, por edhe nga një "zjarr" tjetër më i madh: heshtja, frika, indiferenca. Dhe kjo është ajo që vret më shumë se tymi.

Provoj të flas me një banor dhe e pyes për djegien e plehrave.
-Ekspertët thonë,....
-E di çfarë thonë ekspertët, i ndërhyj, më thuaj çfarë mendon ti.
-Eshtë gjë e keqe thotë. Kaq dhe mbledh supet si për të më treguar që ka folur shumë.

Në mungesë të reagimit të opinionit publik shfaqet cinizmi.
“Shyqyr që shpëtoi nga zjarri incineratori”. “Raketa iraniane ka rënë në vendin e gabuar”.

“Ka qenë një kohë që njerëzit flisnin. Atëherë kishte burra. Tani e kanë shitur veten për 400 - 500 mijë lekë rrogë shteti… Sot kur ke mundësi të punosh?”- thotë Vladimiri.

Ndërsa 15 vjeçari që ëndërron të bëhet gazetar thotë se nuk askush nuk kërkoi njeri. Nuk kishte koordinim.

Kush është fajtor?
“Qeveria, por edhe opozita të mos jetë vetëm për të bërë foto”.

-Pse nuk reagojnë njerëzit?
-Kanë frikë se janë në punë.
-Po pensionistët? Të papunët?
-Edhe ata e kanë dikë në punë.

Në Elbasan, sot, ajri është më i pastër. Tymi mund të jetë zhdukur përkohësisht, por era e keqe, zhgënjimi dhe heshtja… janë ende këtu. Dhe Elbasani pret një zgjim që nuk po vjen. Për momentin, qyteti frymon më shumë indiferencë sesa oksigjen.

Në fund të takimit, një foto kolektive. Nuk mungon sarkazma: “Në këtë foto jemi më shumë se ata që ishim në protestë.”
Shaka e hidhur, si kafeja pa sheqer që shoqëron gazetarët.

zjarri ne elbasan lutfi dervishi

Sondazh

Poll
Insights 4 Korrik 2025, 13:59 Lutfi Dervishi

Nuk ka zjarr që djeg plehrat

lutfi dervishi ELBASAN- Në Elbasan digjen plehrat, tymi helmues mbulon qytetin… dhe ndërkohë ka njerëz, nuk di a mund të qu...

Insights 3 Korrik 2025, 11:16 Meri Lika

Si duhet hetuar

Meri Lika Kur të lexoni titullin ndoshta do mendoni se unë nuk mund të jap mendim se si duhet hetuar, por në fakt mundem për disa ...

Insights 27 Qershor 2025, 19:33 Artan Hoxha

Artan Santon e kanë harruar të gjithë...

artan hoxha, artan santo TIRANË- Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin. Por duket kaq e la...

Insights 27 Qershor 2025, 09:59 Ermal Mulosmani

Shoferi i Ambulancës

Ermal Mulosmani TIRANA- Po vija sot në punë, në këmbë, si zakonisht. Ora diku 8.15 kur mbërrita te Myslym Shyri. Aty e u...

Insights 24 Qershor 2025, 10:36 Meri Lika

Vetëm në Shqipëri hajduti nuk ka faj

Meri Lika TIRANA- Një nga dhjetë urdhëresat e Zotit, e shtata, nëse e mbaj mend mire, thotë: “Mos vidh!” Sipas meje ku...

Insights 31 Maj 2025, 07:13 Klodian Tomorri

M*t dhe uthull

Klodian Tomorri TIRANË- M*t dhe uthull. Helmohen femijet ne Gramsh. Ngjarja mbahet 4-5 dite e fshehte, por me pas skandali rrjedh ne media se dalin pr...

Insights 26 Maj 2025, 11:44 Meri Lika

Republika Monologjike

Meri Lika TIRANA- Na ishte një herë para 12 vjetësh, por vazhdon të jetë edhe sot, në një copëz të Ballkanit, ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet