LIVE UPDATES
Insights

Vetëm në Shqipëri hajduti nuk ka faj

Kodi Penal shqiptar e cilëson vjedhjen si krim të dënueshëm, në të është i përfshirë një seksion i tërë që flët për rastet e vjedhjes dhe dënimet për të të cilët variojnë nga gjoba deri në burg, në varësi të asaj që është vjedhur dhe mënyrës si është kryer krimi.

24 Qershor 2025, 10:36 Nga Meri Lika
Vetëm në Shqipëri hajduti nuk ka faj
Meri Lika


TIRANA- Një nga dhjetë urdhëresat e Zotit, e shtata, nëse e mbaj mend mire, thotë: “Mos vidh!” Sipas meje ku nuk është një mesazh fetar dhe kaq. Ai është një parim shoqëror për ta bërë të mundur ndërtimin e kësaj të fundit që të ketë moral, përgjegjësi dhe respekt për njeriun dhe të drejtën e tij.

Gjithashtu unë besoj se të gjitha kushtetutat moderne, përfshirë edhe kushtetutën tonë, e kanë bazën e tyre morale pikërisht në këto urdhëresa, për të bërë të mundur ndalimin e së keqes, vendosjen e drejtësisë dhe në bazë të tyre ndërtimin e shoqërisë që jep shpresë për zhvillim.

Kodi Penal shqiptar e cilëson vjedhjen si krim të dënueshëm, në të është i përfshirë një seksion i tërë që flët për rastet e vjedhjes dhe dënimet për të të cilët variojnë nga gjoba deri në burg, në varësi të asaj që është vjedhur dhe mënyrës si është kryer krimi.

Sepse kur ti përvetëson diçka që nuk është jotja, ti ke shkelur kufirin  e të drejtës së tjetrit, ke cenuar pronën e tjetrit, lirinë e tij, dhe mbi të gjitha, ke thyer një besim që është bazë e bashkëjetesës njerëzore. Por le ta zgjerojmë pak kuptimin e fjalës “vjedhje”.

Kur themi vjedhje ne mendojmë vjedhjen e portofolit në autobuzin urban, vjedhjen e makinës, vjedhejn e shtëpisë, lopës, dhenëve etj.

Po kur bëhet fjalë për vullnetin e lirë të qytetarit  a është kjo vjedhje?
Po kur manipulohen zgjedhjet?
Po kur blihen?
Po kur deformohet qëllimisht vullneti i poppullit?
A nuk janë këto vjedhje e pastër?
A nuk është më keq sesa të marrësh një pasuri materiale?

Në realitetin shqiptar, duket se kemi krijuar një mendësi të re, shumë të rrezikshme, madje është gati kriminale: “Nëse hajduti të vodhi dhe ti nuk ishe i kujdesshëm, fajin e ke vetë!” Kjo mendësi është bërë standard politik, mediatik dhe madje po kërkohet që të bëhet edhe standard shoqëror.

Në këtë periudhën paszgjedhore, dëgjojmë përditë të njëjtën refren: zgjedhjet u vodhën, por fajin nuk e ka Rama që i vodhi, por opozita që nuk diti t’i mbrojë. Pra, si në një skenë groteske, faji bie mbi viktimën dhe jo mbi agresorin.

Po sipas kësaj logjike, nëse dikush të vjedh makinën, ti do përfundosh i fajshëm sepse nuk kishe vendosur alarm, sepse e kishe parkuar në vend të gabuar, sepse nuk kishe vendosur dy dryna. Hajduti? Hajduti del paq, madje merr vlerësime dhe lavdërime se është treguar shumë “i zoti””.

Ky është kulmi i një absurdi shqiptar. Këtu përveçse shoqëria po kthehet në e verbër, por edhe drejtësisë i ka humbur peshorja. Institucionet që duhet të ndëshkojnë vjedhësit, qofshin ata të pasurisë, të votës apo të besimit publik, me sa duket janë të heshtura sepse janë të kapura. Dhe kur drejtësia është e kapur nga hajduti që është në pushtet, ky i fundit bëhet krejtësisht i paprekshëm.

Refreni “Rama i vjedh zgjedhjet, këtë e dimë”, askujt nuk i duket më i çuditshëm. Por mua më çudit fakti që kjo thënie nuk shoqërohet me pasojën logjike: ndëshkimin e hajdutit! Përkundrazi, gishtat drejtohen nga ata që nuk “ruajtën kutitë” mjaftueshëm.

Ky është mentaliteti që po na mbyt, që po na zhduk, që po na shuan si popull, si komb, si shtet. Sepse kur shoqëria fillon të pranojë vjedhjen si pjesë të normalitetit, kur hajduti kthehet në model suksesi, kur mashtruesi bëhet “strateg”, dhe viktima quhet “naive” ose “e paaftë”, atëherë kemi kapërcyer kufijtë e çdo morali dhe kemi hyrë në epokën e antivlerave.

Vetëm në Shqipëri, hajduti nuk ka faj.
Vetëm këtu, viktima përqeshet dhe hajduti përmendet si i zgjuar.
Vetëm këtu, “Mos vidh” është kthyer në një këshillë për ata që s’dinë të fshihen mirë, jo në një normë për të jetuar ndershmërisht.

Nëse nuk ndryshojmë këtë mentalitet, nuk do të kemi zgjedhje të lira, drejtësi të vërtetë apo një shoqëri normale.
Sepse nuk është vetëm hajduti që duhet ndëshkuar, por edhe kultura që e mbron atë.

meri lika

Sondazh

Poll
Insights 31 Maj 2025, 07:13 Klodian Tomorri

M*t dhe uthull

Klodian Tomorri TIRANË- M*t dhe uthull. Helmohen femijet ne Gramsh. Ngjarja mbahet 4-5 dite e fshehte, por me pas skandali rrjedh ne media se dalin pr...

Insights 26 Maj 2025, 11:44 Meri Lika

Republika Monologjike

Meri Lika TIRANA- Na ishte një herë para 12 vjetësh, por vazhdon të jetë edhe sot, në një copëz të Ballkanit, ...

Insights 19 Maj 2025, 19:25 Silvana Begaj

Kur zgjedh të mos zgjedhësh!

Kur zgjedh të mos zgjedhësh!Shqipëria kryeson Europën!Jo për shkencë, as për drejtësi e aq më pak për zhvill...

Insights 16 Maj 2025, 15:31 Olivia Braho

Diagnoza: Patronazhist

foto ilustruese TIRANË- Si vëzhguese në këto zgjedhje dhe si psikologe, pata mundësinë të shoh nga afër nj&eum...

Insights 9 Maj 2025, 10:56 OBC Transeuropa

Shqipëria voton në hijen e Trumpit

Donald Trump Nëse do t’i mbyllnit sytë dhe do t’i kushtonit vëmendje tonit dhe përmbajtjes së retorikës politike ...

Insights 2 Maj 2025, 15:43 Ëngjëll Hasimaj

Ku nuk ka ujë nuk ka jetë

ëngjell hasimaj ] TIRANË- Si banor i luginës së Lumit të Shushicës, si një intelektual, që kam lindur e rritur n&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet