LIVE UPDATES
Insights

Hallexhinjtë e Fevzos dhe kallaji i shifrave të Kryeministrit

Aty filloi shkumëzimi, ironia, qortimi kryeministror. Spektatorët, njëri pas tjetrit, ia nxorën kallajin. Njëra i tha që kam pensionin 95 mijë lekë. Kryeministri e sqaroi që taksat (pra buxheti) nuk është për të moshuarit.

1 Nëntor 2024, 12:07 Nga Ermal Mulosmani
Hallexhinjtë e Fevzos dhe kallaji i shifrave të Kryeministrit
Ermal Mulosmani

Mbrëmë ishte një nga intervistat më të mira të Kryeministrit Edi Rama në Opinion. Dhe merita për këtë është e atyre që më së paku pritej: spektatorëve pensionistë të Opinionit! Pasi Kryeministri sqaroi me detaje arritjet e Qeverisë dhe i krahasoi ato me të shumëlargëtin 2013, disa gjëra dolën të qarta:
1) Numri i kontribuesve (pra i të punësuarve në moshë 15-65 vjeç që paguajnë sigurime shoqërore ) është rritur nga 510,000 në 810 mijë, pra +300 mijë kontribues;
2) Paratë e grumbulluara nga skema janë shtuar nga 361 milionë Euro në 1 miliard e 222 milionë Euro, pra janë trefishuar;
3) Numri i pensionistëve nga viti 2013 është rritur nga 570 mijë në 705 mijë;
4) Pensioni mesatar në vitin 2013 ka qenë 101 Euro ndërsa në vitin 2023 është 183 Euro.

Pas kësaj panorame të detajuar, me burime nga FMN, Kryeministri priste mirëkuptimin e pensionistëve duke shtuar se nëse shton pjesën buxhetore në skemë shteti përfundon më keq se Sudja pastaj. Duhet thënë që Kryeministri përdori disa hile në statistikat e veta. Truku i përdorur ishte Euro, monedha më e zhvlerësuar në kohë që nga 2013-a. Pra, nëse 361 milionë Eurot e 2013-ës i kthejmë në lekë të atëhershme, kanë qenë rreth 50,5 miliardë lekë, ndërsa po t’i kthejmë në lekë 1,222 miliardë Eurot e skemës së sotme bëjnë 119 miliardë lekë. Pra, afërsisht 1 me 2 jo 1 me 3 sa e tha Kryeministri.

Pensioni mesatar 101 Euro në 2013-ën ka qenë afërsisht 14,500 lekë ndërsa 183 Eurot e soteme janë 17,900. Pra rritja mujore në 11 vjet është vetëm 3,400 lekë ose +23%. Jo +81% sa ç’thoshte Kryeministri. Megjithatë rritja e numrit të kontribuesve dhe e parave të tyre në skemë ka qenë për lavdërim. E kisha edhe një status për këtë gjë para ca ditësh. Ajo që nuk është rritur fare është kontributi buxhetor në skemë. Dhe Kryeminsitri thotë që po të rritet ky kontribut (që sipas tij është rreth 500 milionë euro) ne bëhemi Piramidë si Sudja. Në fakt 500 milionë Euro është rreth 6% e Buxhetit të Shtetit dhe do vijë çdo vit e duke u ulur. Kryeministri tha që i vetmi burim rritjeje është detyrimi i kontribuesve për të paguar aq sa u takon dhe jo aq sa paguajnë, prat ë luftojnë evazionin.

Pasi e sqaroi mjaftueshëm mirë këtë skemë, pasi e kallajisi mirë ndryshkun e hallit të të moshuarve, Fevziu i jep fjalën një spektatoreje pensioniste e cila bën një pyetje aspak mirëkuptuese ndaj halleve të Qeverisë dhe Kryeminsitrit: “Unë kam pension 200mijë lekë (të vjetra sigurosht). Më thuaj si të jetoj me to të lutem”.

Këtu Kryeminsitri u nervozua. Ç’është ky popull që nuk e kupton edhe kur ia shpjegon me detaje?! A e kuptojnë këta maskarenj që edhe ai indeksimi i vogël vjetor, është 100 milion Euro për buxhetin e shtetit?! (Në fakt, pak më vonë dha një shifër tjetër: në 11 vjet indeksimet ishin 204 milionë Euro ose mesatasrisht 20 milionë Euro/vit. Por kjo kaloi pa vëmnedje. Plus fakti manipulativ i kthimit të lekut në Euro). Aty filloi shkumëzimi, ironia, qortimi kryeministror. Spektatorët, njëri pas tjetrit, ia nxorën kallajin. Njëra i tha që kam pensionin 95 mijë lekë. Kryeministri e sqaroi që taksat (pra buxheti) nuk është për të moshuarit.

“Taksat -tha ai- janë për fëmijët, nuk janë për të moshuarit. Taksat janë për të investuar për shkolla, për çerdhet, për kopshtet, për të gjitha gjërat… Sa më shumë të marrësh nga taksat aq më shumë godet ata, aq më shumë godet ata, godet vendin, godet zhvillimin. Prandaj duhet një balancë, nuk mund të merren nga taksat e të futen të pensionet sepse vdes shoqëria, komplet, nuk merr dot frymë. Përveçse hyn në ato tmerret financiare (Sudet).

Këtu ndërhyn një tjetër gjynafqare pensioniste: Çfarë do bësh me pensionet”…
Kryeminsitri i shpjegon se pensionistët duhet t’i mbajnë fëmijët. Pensionistja e shkretë tund kokën nga marazi, Kryeminsitri nervozohet dhe ia vë në dukje. Ishte një situatë tjetër kjo nga mirëkuptimi social që Kryeministri gjen sa herë ua komunikon shifrat e veta patronazhistëve pensionistë të përzgjedhur që bëjnë hosanara në takime elektorale. Për të dalur nga situata nervoze e mosmirëkuptimit, Kryeministri zgjodhi të kalojë te Shëndetësia. Sipas tij: “Në Angli presin 3 muaj për të bërë një radiografi për thyerje krahu, në Itali presin 6 muaj për një skaner. Kur vijnë këtu e duan jo brenda ditës, e duan brenda orës.”

Mes hallexhinjve që shkojnë përditë në spitale shpërthen një ilaritet kundërshtues, secili ka përvojën e tij, krejt të kundërt me atë të Kryeministrit.

“Vajza ime ka pritur 5 muaj për skanerin në Spital shtetëror” – thotë njëra. “Një rezonancë ja kanë lënë me 22 Shkurt” -thotë e shkreta. Por Kryeministri nuk pranon. Për të dalë nga situate thotë: “Do flasim bashkë pastaj, nuk ekziston”…

E shkreta pensioniste ndihet keq, thotë batutën e famshme:
“Mbase ju zoti Kryeministër nuk i dini gjithë gjonat…”
Fevzo qesh…
“Mbase nuk i di” - i thotë Kryeministri. “Por mbase edhe ti nuk i di”. Po të them që nuk është kështu se unë i ndjek gjërat në terren.

Por situata del nga kontrolli. Ndërhyn një tjetër hallexheshë që thotë se kam prenotuar koronare qysh në Shkurt dhe e kam bërë tani. Kryeminsitri e kupton që është futur në qorrsokak dhe tërhiqet nga shëndetësia. Shkon te nafta. U sqaron pensionistëve që taksa e qarkullimit. Por hallexhinjtë nuk e lënë kollaj: “Kam paguar para për doktorin kur hoqa tiroiden”.

Ja, kjo është intervista që dua. Njerëz të vërtetë, hallexhinj, që marrin 100 euro në muaj që shkojnë dyerve të spitaleve dhe që…. votojnë PS-në. Le ta votojnë veç të flasin. Janë pyetje që çjerrin telajon e bukur të propagandës, që nuk pranojnë të diskutojnë për fakte dhe shifra. Nuk mund t’i sqarosh një njeriu Adam Smithin kur është në krizë ekzistence. Thjesht nuk të dëgjon. As nuk merret me të drejtën tënde. Një i tillë ka hallet e veta, mezi pret të bërtasë që po i dhemb. Ti i thua që i bën mirë shoqërisë. I thua që taksat nuk janë për ty por votat na i jep ne se ata tjerët do shkatërrojnë shtetin. Dhe ua rrjep atë dyleksh pension me spitalet falas! Dhe në fund u hakërrehesh: “Nuk je socialiste, je demokrate se të njoh nga era”!

Çfarë turpi! Hallexhinjtë e Fevziut ia nxorën kallajin Kryeministrit.

ermal mulosmani

Sondazh

Poll
Insights 25 Tetor 2024, 13:46 Kostana Morava

SPAK po ndihmon opozitën

Kostana Morava Arrestimi i dy drejtuesve të vjetër dhe kryesorë të opozitës po përdoret nga disa eksponente, gjoja të pa...

Insights 5 Tetor 2024, 19:05 Lumturi Hasa

Një yll u këput

Lumturi Hasa Një yll u këput. Nuk më harrohet ajo natë. Ishte pothuajse ora 2 e natës edhe pse distanca ishte e largët nga sh...

Insights 29 Shtator 2024, 16:21 Muhamedin Kullashi

Mbrojtja apo izolimi i Kosovës?

Muhamedin Kullashi KOSOVË- Orientimi politik i qeverisë Kurti, që nga fillimi i mandatit më 2021, u shqua me prirje gjithnjë e m&e...

Insights 21 Shtator 2024, 17:49 Andi Bejtja

Formimi i shtetit bektashi

foto ilustruese TIRANË- Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranës ka nisur me shpejtësi marramendëse. ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet