LIVE UPDATES
Insights

Nga ndërhyrja në Lazarat tek legalizmi i plotë i hashashit, Rama përballë vetes dhe policit hero

Vetiak? Po, sa? Pyetja tjetër; ku do ta gjejmë? Një konsumator, mund të ketë dëshirë që të tymosë çdo ditë, disa herë në ditë, por ku do ta gjejë? Nëse nuk legalizohet tërësisht, ku do ta blejë një konsumator? Do të duhet të mbillet në masë, në mënyrë që kërkesa të plotësohet nga tregu i brendshëm.

2 Korrik 2022, 13:19 Nga Dosja.al
Nga ndërhyrja në Lazarat tek legalizmi i plotë i hashashit, Rama
Edi Rama

TIRANË- Ashtu siç u paralajmërua po ndodh! Kryeministri Edi Rama ka bërë gati projektligjin për kontrollin dhe kultifikimin e kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të kësaj bime për qëllime mjekësore dhe industrial, duke i shtuar rrugën e artë vetes për të kaluar edhe kanabisin për përdorim vetiak. Lajmin e dha sot në një konferencë për gazetarët, kur sapo ishte kthyer nga Madridi dhe Samiti i NATO-s.

Mes rreshtave, pa u kuptuar shumë e lëshoi paralajmërimin... Vitin që vjen, nëntorin e 2023, në vend do të nisë mbjellja e kanabisit për përdorim vetiak. 

“Në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar do t’i pyesim: “Doni të futet në Shqipëri të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo”? Do t’i pyesim. Pra për përdorimin personal apo do të vazhdojë të jetë një krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Do t’i pyesim. Nëse thonë “po” do bëjmë dhe atë, nëse do thonë “jo” nuk do e bëjmë. Sepse kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani dhe po t’ju hap mendjen edhe zemrën do të shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Edhe në diskutime që bëjmë të brendshme, ka “pro”, ka “kundër”. Prandaj është Këshillimi Kombëtar.”

Përveç faktit se kjo çështje do të diskutohet dhe mund të kapet nga çdo anë, e nisim nga baza, nga lënda e parë...

Një konsumues sa e ka përdorimin vetiak? Legjislacioni penal Shqiptar, nuk e ka të parashikuar specifikisht, sasinë e lëndës narkotike që duhet konsideruar si dozë për përdorim vetjak.

Kodi penal parashikon vetëm togëfjalëshin “përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla”, ku në të dyja rastet dozë e vogël do të thotë, “sasi totale e vogël e gjetur”, dhe jo “sasi e ndarë në shumë doza të vogla”, dhe rasti i përdorimit vetjak, duhet detyrimisht të përckatohet nga një ekspert toksikologjik, i cili kryen vlerësimet përkatëse, pasi jo çdo përdorues i lëndëve narkotike, ka të njëjtin kapacitet absorbues fizik të lëndës narkotike.

Vetiak? Po, sa? Pyetja tjetër; ku do ta gjejmë? Një konsumator, mund të ketë dëshirë që të tymosë çdo ditë, disa herë në ditë, por ku do ta gjejë? Nëse nuk legalizohet tërësisht, ku do ta blejë një konsumator? Do të duhet të mbillet në masë, në mënyrë që kërkesa të plotësohet nga tregu i brendshëm.

Një tjetër pikë; Të gjithë të rinjtë që ndodhen pas hekurave të burgut, për një ‘teke hashash’, si do përfundojnë? Po të ‘fiksuarit’? Monitorimi i Qendrës “FOL” tregon një trend në rritje të përdorimit të hashashit në kryeqytet , por që për shkak të mbajtjes në doza të pakonsiderueshme, çështjet shpallen të pafilluara nga Prokuroria. Montorimi i Qendrës “FOL”, ndaj çështjeve të drogës tregon se veç të rinjve si përdorues dhe shpërndarës po shfaqen edhe të miturit e kategorisë së grupmoshës nga 14 deri në 18 vjeç. Me daljen e kanabisit sheshit, si do bëhet për këta? Të miturit që e pijnë kanabisin cepave të shkollës, do vazhdojnë ta tymosin? Po ata që duan të rehabilitohen ku do shkojnë?

Në Shqipëri mundësitë janë të kufizuara, dhe momentalisht qendrat e vetme që ofrojnë shërbim për varësitë janë: Shërbimi Toksikologjik në QSUT, qendra ‘Aksion Plus’, ‘Teen Challenge Albania’ dhe komuniteti ‘Papa Giovanni’. Dy të fundit janë qendra rehabilitimi, njëra në periferi të Tiranës dhe tjetra në Shkodër.

Vlen për t’u theksuar se një nga krenaritë e qeverisjes së Partisë Socialiste ishte hyrja në Lazarat në fillim të vitit 2014. Përplasja me grupin e zjarrit solli vdekjen e efektivit Ibrahim Basha, por më shumë se një dekadë më vonë duket sikur heroi i Policisë e dha jetën për një kauzë të kotë. Këshillimi Kombëtar si mjet për të zëvendësuar Referendumet dhe për të rrëzuar ligjet mund të përdoret edhe për këtë, por a ka një studim të mirëfilltë, sesi do ndodhë; ç’impakt do ketë në shoqëri? A mund ta bëjë Shqipëria atë që ka bërë Holanda? Për këtë duhet të kemi një shtet ligjor njësoj të fortë, zhvillim ekonomik të përafërt dhe demografi sociale të ngjashme.

Për sa kohë nuk plotësojmë asnjë kriter, projekti i Ramës është vetëm legalizim i trafikimit, pasi çdo vit thyen nga një rekord në raportet ndërkombëtare për trafikimin e lëndëve narkotike. Pasi ta bëjë të ligjshme, raportet nuk do të flasin dot për trafikim të paligjshëm. Njësoj si me amnistinë fiskale, që është legalizim i pastrimit të parave të pista, pasi "Moneyval" e ka nxjerrë Shqipërinë si vendim më problematik në Europë./Dosja.al

edi rama kultivimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 1 Korrik 2022, 19:32 Fjola Graçi

Futeni Kryeministrin në "riedukim"

Edi Rama E quajti pyetje të pavend dhe të parespekt interesimin e gazetarit Klevin Muka se a e kishte shkelur vetë ministrja e tij, urdh&eum...

Insights 29 Qershor 2022, 09:44 k.m.

G7 dhe Ukraina – Perspektiva të paqarta

Foto ilustruese Kaq ishte takimi i nivelit të lartë në Elmau, suksesin e të cilit e pati marrë përsipër Gjermania. Megji...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje