LIVE UPDATES
Insights

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

Kësaj radhe, Sadushi ka ndjekur rrugën e përplasjes së drejtëpërdrejtë me Gjykatën Kushtetuese, duke e formalizuar konfliktin me një shkresë që mban datën 12 Maj 2025, vetëm një ditë pasi Partia Socialiste e Edi Ramës mori një mandat parlamentar të fortë dhe të shumë-debatuar.

29 Maj 2025, 11:56 Nga DOSJA
Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në
Sokol Sadushi dhe Holta Zaçaj

TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radhës në skenarin për rrëmbimin e mandateve në Gjykatën Kushtetuese, një plan i ideuar prej tij dhe ndonjë kandidati për deputet nga Partia Socialiste, i cili arriti me shumë vështirësi të konfirmohet edhe në Parlamentin e ardhshëm. 

Kësaj radhe, Sadushi ka ndjekur rrugën e përplasjes së drejtëpërdrejtë me Gjykatën Kushtetuese, duke e formalizuar konfliktin me një shkresë që mban datën 12 Maj 2025, vetëm një ditë pasi Partia Socialiste e Edi Ramës mori një mandat parlamentar të fortë dhe të shumë-debatuar. 

Në atë shkresë agresive, të publikuar nga “shqiptarja.com”, Sadushi sillet në një pozitat e një zyrtari shumë të shqetësuar se përse Gjykata Kushtetuese nuk po shqyrton me urgjencë çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues, sipas një kërkese të dërguar më herët nga Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në tekstin e dokumentit, me tone të acaruara, Sadushi shprehet se “mosveprimi në kohë i Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar mandatin e gjyqtarit, emërtesë e Presidentit të Republikës, që duhet të ishte kryer para datës 25 Prill 2025, nuk rezulton të ketë ndonjë justifikim ligjor, aq më tepër kushtetues”. 

Çështja që ka nxitur reagimin e Sadushit lidhet me një kërkesë të Presidentit të Republikës, në 25 Janar 2025, me objekt “Deklarim i mandatit të gjyqtarit kushtetues”, por me bazë ligjore dhe shpjegime të detajuara që lidhen me kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të asaj gjykate.

Në thelb, kërkesa e Presidentit të Republikës i referohet mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, e cila është emëruar në detyrë në dhjetor të vitit 2020 nga paraardhësi i tij në detyrë, Ilir Meta.

Kërkesa e rrëmujshme e Begajt e vuri kreun e Shtetit në një lloj guri shahu të Sadushit. Presidenti kërkonte nga Gjykata Kushtetuese intepretimin e kohëzgjatjes së mandateve të anëtarëve të saj, ndërkohë që Kushtetuta i ka të parashikuara qartësisht afatet kohore.  

Presidenti Begaj u përfshi me vetëdije në atë “lojë anti-kushtetuese”, ku synohej ndërprerja e menjëhershme e mandatit të Sonila Bejtjas, megjithëse kishte në zyrën e tij dekretin e Presidentit Ilir Meta që emëronte gjyqtare, si plotësuese e vakancës së krijuar nga shkarkimi i gjyqtarit Besnik Muçi.

Gjyqtari Muçi u emërua në detyrë për një mandat të plot 9-vjeçar, nga i cili konsumoi vetëm një muaj, pasi u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sonila Bejtja, që plotësoi vakancën e tij, rrjedhimisht u emërua në detyrë për pjesën e pa-ezauruar të gjyqtarit Muçi, pra 8 vjet e 11, deri në nëntor të vitit 2028.

Begaj, megjithëse i kishte në zyrën e tij këto dekrete, sërish tentoi të krijonte një precedent të rrezikshëm kushtetues, duke kërkuar ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Bejtja. Por, i bindur se kërkesa e tij ishte anti-kushtetuese, Presidenti tentoi të kamuflonte qëllimin kryesor duke e zgjeruar objektin e kërkesës së tij për në Kushtetuese, duke kërkuar verifikimin e kohëzgjatjes së mandateve për të gjithë gjyqtarët. 

Rastet e kërkesave nga organet e emërtesës (sipas rastit, Presidencë, Kuvend, Gjykata e Lartë) për deklarimin e mandatit të gjykatës kushtetuese shqyrtohen me përparësi. Por, në rastin konkret, baza ligjore e cituar në kërkesën e Presidentit të Republikës i referohet interpretimit në përgjithësi të kohëzgjatjes së mandateve të të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, e cila është e detyruar të shqyrtojë kërkesat që i paraqiten vetëm mbi bazën ligjore të kërkuesit, vendosi ta shqyrtojë kërkesën e Presidentit në një procedurë normale.

Në Prill të këtij viti, mbledhja e gjyqtarëve vendosi që kërkesa e Begajt të shqyrtohet në seancë plenare “mbi bazë dokumentash” në Shtator 2025. Në vijim, Gjykata Kushtetuese ftoi Presidentin e Republikës, si palë e interesuar, si edhe Parlamentin dhe Gjykatën e Lartë si “palë të interesuara”, që të shprehin qëndrimet e tyre mbi këtë kërkesë.

Mbi këtë kërkesë proceduriale, kryetari i Gjykatës së Lartë, si “palë e interesuar”, shprehu qëndrimet e tij. 

Dokumenti i dalë nga zyra e Sadushit është publikuar këtë të mërkurë (28 maj 2025) tek “shqiptarja.com”. 

Duke deklaruar se qëndrimi i tij është nisur nga respektimi i parimeve kushtetuese dhe ligjore, megjithatë shkresa e Sokol Sadushit përmban disa non-sense logjike.

Së pari, dhe më e dukshmja, është fakti që kreu i Gjykatës së Lartë shfaqet i revoltuar me Gjykatën Kushtetuese, për një çështje, në të cilën institucioni që drejton është periferik dhe aktori kryesor është Presidenti.

Së dyti, vetë Presidenca nuk duket se ka pretendime për shqyrtimin me urgjencë të kërkesës së saj, duke mos ngritur asnjë pretendim për shqyrtimin e saj në Shtator. Burime nga Presidenca deklaruan se “nuk kanë argumenta shtesë për të paraqitur për këtë çështje”, duke rikonfirmuar se kërkesa e kreut të Shtetit lidhet me intepretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe jo për emra specifikë.

Së treti, terminologjia e përdorur nga Sadushi në shkresën drejtuar Gjykatës Kushtetuese krijon përshtypjen e një raporti epror-vartës, ndërkohë që Kushtetuta i parashikon tërësisht ndryshe.

Së katërti, akuzat e Sokol Sadushit kundër Gjykatës Kushtetuese janë jo-normale dhe janë në kufijtë e shkeljes së rëndë disiplinore, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrjen e Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. 

Së pesti, siç konstatohet nga dokumenti i publikuar në median e drejtuar nga Carlo Bollino, shkresa është e kryetarit të Gjykatës së Lartë, pra jo e Gjykatës së Lartë. Kjo lë të kuptohet se Sokol Sadushi nuk e ka konsultuar qëndrimin e tij me të gjithë trupën gjyqësore, siç e kërkon Kushtetuta dhe ligji. 

Së gjashti, referuar elementëve teknikë të shkresës së publikuar, si edhe vetë raportimit të “shqiptarja.com”, kuptohet se dokumenti ka burim të vetëm zyrën e Sadushit, duke shkelur në këtë mënyrë parimin e fshehtësisë së akteve që janë objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese. 

Duke i marrë në tërësi këto detaje që krijojnë idenë e shkeljeve, pikëpyetjet kryesore janë se përse Sokol Sadushi e ka marrë përsipër këtë konflikt me Gjykatën Kushtetuese dhe përse ai tregohet kaq i nxituar për ndryshimin e anëtarëve të asaj gjykate.

Përgjigja mund të jetë thjesht dhe vetëm tek emri i Sadushit dhe pozita e tij si kryetar deri në dhjetor të vitit 2025 i Këshillit të Emërimit në Drejtësi (KED), struktura që shqyrton kandidaturat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë mandatit si kryetar i KED-it, të marrë në janar të këtij viti, Sokol Sadushi është përgjegjës për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes në shtator të vitit 2024 së anëtares së emëruar nga Kuvendi, Elsa Toska.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, Sadushi inicioi procedurat për deklarimin e përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila ishte emëruar nga Gjykata e Lartë.

Procedura për largimin e Zaçaj nisi menjëherë sapo Sokol Sadushi u shortua për të qenë kryetar i KED-t për periudhën 1-vjeçare, janar-dhjetor 2025 dhe është ende në zhvillim. 

Si në dy rastet e mëparshme, edhe në shqyrtimin e kërkesës së Presidentit të Republikës, ku synimi duket qartë që është mandati i gjyqtares Sonila Bejtja, shfaqet sërish emri dhe roli i Sokol Sadushit.

Shkresa e tij nervoze duket qartë se fsheh dëshirën që të ketë në dorë edhe fatin e një mandati të tretë në Gjykatën Kushtetuese.

Tashmë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Presidentit Bajram Begaj në shtator, duket se Sokol Sadushi e ka humbur shansin për të qenë vendimtar në atë proces, rrjedhimisht ka humbur edhe qetësinë.

Për momentin, është e paqartë se si do të vendosë Gjykata Kushtetuese për kërkesën e Presidenti mbi verifikimin e afateve të anëtarëve të saj nëpërmjet skemës së ripërtëritjes tre-vjeçare. 

Gjithësesi, Sokol Sadushi ka tentuar prej muajsh që të orientojë vendimmarrjen e gjyqtarëve kushtetues dhe, një tentativë është edhe shkresa që ai i drejtoi së fundmi Gjykatës Kuushtetuese. Më herët, ai ka bërë edhe një intepretim publik, në të cilin e përfshin emrin e gjyqtares Bejtja në listën e “mandatëve që ripërtërihen pas 3 viteve”, me synim final largimin e saj të parakohshëm nga detyra. 

Referuar parashikimeve kushtetuese, mandati i gjyqtares Sonila Bejtja nuk përfshihet në “skemën e ripërtëritjes”. Megjithatë, edhe në rastin se gjyqtarët vendosin t’i shkurtojnë mandatin koleges së tyre Bejtja në shtator të këtij viti, sërish Sokol Sadushi duket se do ta humbasë mundësinë për të emëruar zëvendësuesin e saj. Procedurat për plotësimin e vakancave kërkojnë disa muaj kohë, të cilat, në çdo rast, do të tejkalojnë muajin dhjetor 2025, kur Sokol Sadushi përfundon mandatin e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi./ Lapsi.al

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll
Insights 26 Maj 2025, 11:44 Meri Lika

Republika Monologjike

Meri Lika TIRANA- Na ishte një herë para 12 vjetësh, por vazhdon të jetë edhe sot, në një copëz të Ballkanit, ...

Insights 19 Maj 2025, 19:25 Silvana Begaj

Kur zgjedh të mos zgjedhësh!

Kur zgjedh të mos zgjedhësh!Shqipëria kryeson Europën!Jo për shkencë, as për drejtësi e aq më pak për zhvill...

Insights 16 Maj 2025, 15:31 Olivia Braho

Diagnoza: Patronazhist

foto ilustruese TIRANË- Si vëzhguese në këto zgjedhje dhe si psikologe, pata mundësinë të shoh nga afër nj&eum...

Insights 9 Maj 2025, 10:56 OBC Transeuropa

Shqipëria voton në hijen e Trumpit

Donald Trump Nëse do t’i mbyllnit sytë dhe do t’i kushtonit vëmendje tonit dhe përmbajtjes së retorikës politike ...

Insights 2 Maj 2025, 15:43 Ëngjëll Hasimaj

Ku nuk ka ujë nuk ka jetë

ëngjell hasimaj ] TIRANË- Si banor i luginës së Lumit të Shushicës, si një intelektual, që kam lindur e rritur n&eu...

Insights 23 Prill 2025, 20:47 Klodian Tomorri

Tallja e radhës, fermerët...

Klodian Tomorri BERAT- Shkoi kryeministri në Berat sot dhe u thoshte fermerëve të Beratit se pasi t’ju fusë Partia Socialiste n&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet