LIVE UPDATES
Insights

“Dua vendin tim”/ A po ndryshon tendenca e emigrantëve shqiptarë?

Ia shpjegoj se ky tren nuk e çon në stacionin e dëshiruar dhe duhet ta ndërrojë diku tjetër, por do ta shoqëroja unë deri në atë pikë të rrugës.

6 Mars 2024, 19:27 Nga Erblin Jaku

TIRANË- Stacioni i metrosë “Baker Street” në Londër është më i vjetri në botë. Në të janë kryqëzuar rrugët dhe fatet e shumë njerëzve prej më shumë se një shekulli e gjysmë. Në pritje të trenit që më çon në shkollë, një i ri, i lodhur nga puna në ndërtim, siç dukej nga rrobat, më pyet në një anglishte të çalë nëse ky tren shkon në Stratford (një zonë në periferi të Londrës). Nuk kisha dyshime dhe e pyeta në gjuhën tonë “A je shqiptar”, buzqëqeshi sikur kishte takuar një të njohur dhe ma tha “po, edhe ti shqiptar je?”. Emrin e ka Alban. Ia shpjegoj se ky tren nuk e çon në stacionin e dëshiruar dhe duhet ta ndërrojë diku tjetër, por do ta shoqëroja unë deri në atë pikë të rrugës. Ishte vetëm 27 vjeç, por mund ta them që të krijonte përshtypjen se ishte në të 40-tat.

“Jetë shumë e vështirë” më tha këtu, zgjohem çdo ditë në 5:00 të mëngjesit të bëhem gati për punë dhe kthehem pothuajse në shtatë të mbrëmjes në shtëpi. Duhet të ndërroj një autobus dhe dy trena për të shkuar në vendin e punës. E pyes nëse ka ardhur tani shpejt ngaqë nuk ishte mësuar me linjat e trenit dhe më thotë se ka tre vjet këtu, por dy vite e gjysëm ka jetuar në Skoci dhe vetëm së fundmi është zhvendosur në Londër. Jeton vetëm në një dhomë dhe paguan 850 pound në muaj, shumë pak i mbeten për tia dërguar si ndihmë familjes në Shqipëri. Është me origjinë nga një fshat, shumë i bukur, i Kukësit dhe familja e tij jeton ende aty. Me një lloj kurioziteti dua të di nëse ia ka vlejtur kjo sakrificë që ka bërë. Me shumë mall për familjen, i mungon Shqipëria dhe më thotë “nëse do ta dija se si është Anglia nuk do të kisha ardhur kurrë këtu”. “Do të isha shumë më i lumtur të isha në fshatin tim, ndoshta duke u marrë me blegtori pasi zona më favorizon, por kurrë nuk do të kisha ardhur këtu” thotë ai i mërzitur nga një realitet që nuk përkon me TikTok-un apo rrjetet e tjera sociale. Këtu ndahem me Albanin sepse unë duhet të zbres në stacionin që më çon në shkollë ku ish-kryeministri britanik Gordon Brown do të prezantojë librin e tij rreth krizës së demokracisë në botë, e miku im i ri do të ndërrojë trenin, në të njëtën rrugë, atë të një emigranti të paligjshëm drejt një punë të lodhshme.

Këto janë historitë e zakonshme të emigrantëve nga e gjithë bota në Angli. Por në një zbulim surprizë, qeveria britanike ka deklaruar një rritje të ndjeshme në numrin e shqiptarëve që zgjedhin vullnetarisht të kthehen në atdheun e tyre. I mbështetur nga bisedat me anëtarë të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, ky zhvillim shënon një ndryshim të rëndësishëm nga modelet tradicionale të migracionit.

Historikisht, emigrimi nga Shqipëria në Angli është lidhur kryesisht me kërkimin e mundësive më të mira ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Megjithatë, është në rritje një tendencë e re, me një numër gjithnjë e më të madh të shqiptarëve, përfshirë emigrantët e gjeneratës së dytë, që tregojnë një preferencë për tu kthyer në Shqipëri.

Janë shumë faktorë që e kanë motivuar këtë ndryshim. Ekonomia në zhvillim e Shqipërisë ofron mundësi premtuese biznesi, për ata që kthehen me kapital, aftësi dhe eksperiencë. Mundësia për të kontribuar në peisazhin ekonomik të vendit përmes sipërmarrjeve shërben si një motivim i fuqishëm, duke nënvizuar potencialin për zhvillim personal dhe profesional.

Shqipëria gjithashtu paraqet një alternativë tërheqëse për emigrantët që janë zhgënjyer me mundësitë e punës ose jetesën në Mbretërinë e Bashkuar. Me gjithë vështirësitë ata e gjejnë Shqipërinë një vend në zhvillim, me kushte ekonomike më të favorshme dhe që i motivon për të ndërtuar jetën e tyre. Gjithashtu ndikimi i thellë i lidhjeve familjare dhe shoqërore nuk mund të neglizhohet.

Për më tepër, përpjekjet e përbashkëta nga Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe organizatat ndërkombëtare për të lehtësuar kthimin vullnetar përmes incentivave financiare, mbështetjes për ri-integrim dhe ndihmës për nisjen e bizneseve kontribuojnë në një tranzicion të shpejtë për ata që kthehen.

Kur je larg mëmëdheut e ndjen më shumë mungesën e gjithçkaje. Është hera e parë që po udhëtoj drejt nga Londra drejt Shqipërisë pas disa mujash dhe me dëshirë dua të njoftoj miqtë e mi në median sociale se po vij në Tiranë. Ndërsa zbres në Rinas shikoj që shumë prej tyre më kishin shkruar për tu takuar. Mes tyre është një mesazh nga Albani, miku im i trenit i cili ka tre vite pa e takuar familjen e pa e vizituar atdheun. “Herën tjetër mirë se të vish në Kukës. Do të kthehem shumë shpejt, sepse nuk po duroj dot më, nuk ia vlen të jetoj çdo ditë me frikë. Dua vendin tim”.

dua vendin tim

Sondazh

Poll
Insights 3 Mars 2024, 19:56 Flamur Vezaj

Sa shëmtuar, polici e drejtësi me regji

Flamur Vezaj TIRANË-Arrestimi i ketij vip-sit mashtrues para kamerave dhe ne emisionin me te pa edukuar ne Shqiperi, tregon edhe njehere mungesen e r...

Insights 25 Shkurt 2024, 11:55 Agim Xhafka

Policia e brekëve

Agim Xhafka Mëngjesin kur jam në Korçë e nis me një shëtitje nëpër rrugicat e lagjes dhe më tej. Ia filloj n...

Insights 22 Shkurt 2024, 12:18 Meri Lika

Kujdes! Këtu hienat janë në pushtet!

Meri Lika Hienat janë të vetmet kafshë që edhe pse qeshin, të kallin krupën. E qeshura e tyre nuk është si pasoj&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet