LIVE UPDATES
Insights

Bota sipas Albin Kurtit

14 Qershor 2023, 12:39 Nga Ben Blushi

Bota sipas Albin Kurtit

BOTA SIPAS ALBIN KURTIT

Duket e padrejtë të godasësh dikë që mendon se të gjithë janë duke i ngulur nga një thikë pas shpine. Ky është rasti i Albin Kurtit. Atë po e gadasin të gjithë, nga brenda dhe nga jashtë Kosovës, nga afër, nga anash,nga larg dhe nga lart.

Megjithëse të gjithë kanë të drejtë kur i kërkojnë të sillet si një politikan i përgjegjshëm, të gjithë e kanë gabim kur mendojnë se ai ndjehet keq.

Pandjeshmëria është pika më e fortë e Albinit.

Ai nuk jeton si një poltikan me lëkurë të hollë, por si një martir pa trup dhe prandaj pa lëkurë. Martirët nuk kanë lidhje me plagët, me dhimbjet dhe me torturat e shpirtit. Ata nuk ndjejnë asgjë. Kjo është arsyeja pse sot të gjithë po habiten sesi ky njeri nuk po bën asgjë që të shpëtoje nga ato që ai me siguri i quan thika, kurthe, pabesi apo pusi, sic do bënte cdo politikan normal.

Prandaj nuk do e ndjejë edhe këtë që po them, cka më lehtëson, duke e ditur që megjithëse do ta konsiderojë një thikë, prapë nuk do ti dhembë.

Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thonë se po dëmton Kosovën, është e thjeshtë. Kosova nuk është territori që ai duhet të shpëtojë, por është territori ku ai ka vendosur të vritet për tu shpallur martir.
Kohët e fundit ai nuk po duron më. Duke menduar pa pushim për ditën e martirizimit të tij, ai po ngutet dhe po i lutet të gjithëve ta vrasin me rradhë ose njëkoësisht, serbëve, shqiptarëve, kosovarëve, evropianëve, rusëve dhe amerikanëve.

është i vetmi njeri në planet që ka bërë bashkë tre superfuqi kundër :Amerikën, Rusinë dhe Evropën. Të gjithë nuk e duan për arsye të ndryshme, të cilat Albini përpiqet cdo moment ti bashkojë në një. As Zelensky dhe as Kimi i Koresë nuk e kanë arritur dot këtë sukses, sepse megjithëse sillen keq, pothuajse cdo ditë, në fund të fundit ata sillen si politikanë sepse ata kanë qëllime praktike në jetë.

Kurse Albini ka një qëllin tjetër : ai kërkon të vdesë si politikan dhe të jetojë si një martir. Dhe prandaj po i fton të gjithë ta vrasin. Politikisht.

Ky fiksim i tij për të jetuar një jetë tjetër, pas vdekjes, duhet të jetë i hershëm dhe ndoshta ka lindur nga leximet apo nga ëndërrimet e tij të fëmijërisë. Shpresoj që ai më mirëkupton, nëse do i them se leximet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare i kanë bërë dëm. Një njeri që interpreton keq rilindasit, vjen një ditë që beson se gjithë bota është kundër shqiptarëve dhe se shqiptarët, si kërthiza e botës, do ti mbijetojnë cdo padrejtësije pa bërë vetë asgjë, ose duke bërë keq cdo gjë.

Rilindja jonë KombëTare kishte një aspekt të fortë kulturor dhe gjuhësor, por nuk kishte qëllim politik. Prandaj nga leximet euforike të poezive të Rilindjes u mbrojt gjuha shqipe, por nuk u formua dot rezistenca shqiptare kundër pushtuesit turk si dhe përpjekjet për të ndalur zvogëlimin e Shqipërisë.

Rilindja na mësoi të flisnim shqip por jo të luftonim dhe aq më pak të negocionim.

Ndërsa ne bënim lojëra të vogla bajraqesh, të tjerët bënin diplomaci dhe prandaj na morrën territore sic ishte dhe rasti i Kosovës që mbeti jashtë kufinjve shtetërorë. Në këtë mënyrë të tjerët u zmadhuan, ne u zvogëluam, duke bezdisur Evropën me tym dhe kësisoj duke ndihmuar fqinjët.

Nuk dua ta quaj Albin Kurtin një viktimë të Rilindjes, por ai po bën sot të njëjëtn gjë. Po ndihmon fqinjët duke ndezur zjarre të vogla me faqet e poezive të vjetra. Njëlloj si 100 vjet më parë po humb Evropën dhe Amerikën duke i kaluar në kahun tjetër të kufirit. Meqë nuk është politikan dhe as nuk do të jetë, ai nuk kupton ose bën sikur nuk kupton se Perëndimi nuk pranon një front tjetër në brendësi të territoreve të tij, ndrëkohë që ka një front të hapur në Ukrainë.

Por jo vetëm kaq. Perëndimi kërkon ta shkëpusë Serbinë nga Rusia duke i bërë disa favore të vogla. Duke i dhuruar një shoqatë serbësh në Kosovë që ata e quajnë asosacion.

Albin Kurti beson,ndoshta me të drejtë, se nëse serbët marrin këto të drejta, pra organizohen në një shoqatë me autonomi të zgjeruar, atëherë brenda Kosovës do të krijohet një Kosovë serbe, e cila nesër mund të shërbejë sic i shërbeu Dombasi Rusisë për të ndërhyrë në Ukrainë.

Sigurisht nuk është e njëjta gjë.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen, Perëndimi kërkon ta bëjë edhe Serbinë, Evropë dhe serbët evropiane. Me apo ndihmën e shqiptarëve, kjo ka për të ndodhur, cka nuk është keq për shqiptarët. Përkundrazi.

Ajo që p ndodh në Kosovë nuk ka lidhje vetëm me shqiptarët dhe as me Albin Kurtin. Perëndimi kërkon të zbojë rusët nga Kosova duke joshur serbët. Prandaj kjo nuk është beteja e Albinit por e Perëndimit dhe ai po ngatërrohet kot në një territor që të tjerët e duan për qëllime të ndryshme ndrësa ai e do për tu kthyer në martir. Kjo është arsyeja pse ai është në konflikt me perëndimin dhe duke mos kuptuar cfarë po ndodh, po pengon.
Por nëse Albini nuk ndihmon, nuk i lejohet të pengojë. Kur ai të mbarojë procesin e martirizmit, kufiri që sot ndan Kosovën me Serbinë mund të jetë kufi evropian dhe jo më serb dhe aq më pak rus sic duket sot.

Prandaj Albin Kurti duhet të fillojë të shohë jashtë kufirit të Kosovës. Bota ka ndryshuar. Gjërat jashtë Kosovës nuk janë më sic ishin para 10 vitesh apo para 100 vitesh. Martirët janë mbyllur nëpër muze, pragmatistët vendosin. Kur ai të shikojë pak më larg do kuptojë se nuk mund të pengojë Perëndimin të bashkohet me Shqipërinë me Kosovën dhe me Serbinë.

Prandaj e ka gabim dy herë: edhe si martir edhe si politikan.

ben blushi albin kurti

Sondazh

Poll
Insights 8 Qershor 2023, 20:49 Andi Bejtja

Ishte Kryeministri i Qipros a i Shqipërisë!?

Ishte Kryeministri i Qipros a i Shqiperise!? Drafti i propozuar sot nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama per asosacionin ne Kosove, mund te merte kuptim neqoft...

Insights 8 Qershor 2023, 13:05 Kimete Berisha

Megalomani kolektive!

Kimete Berisha 1. Me kërkesë të Gadafit, i priu valles me shtiklla të zeza e me mindil të bardhë, duke u shalakatur e tundur ...

Insights 6 Qershor 2023, 10:30 Emiljano Kaziaj

Titujt nuk i kontrollon vetëm lali Eri

Edi Rama,kryeminister Në një takim me kryetarët e (ri)zgjedhur të Bashkive për Tiranën, si pjesë e turit të falende...

Insights 3 Qershor 2023, 21:19 m.s

Ja pse leku po shpartallon euron

Lutfi Dervishi Nga: Lutfi Dervishi Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalshëm i lekut. Teorikisht forcimi monedhë...

Insights 3 Qershor 2023, 12:10 Klodian Tomorri

Neo hajdutët që po krijon Rilindja

Klodian Tomorri Në ditët e para të vitit, në një pallat tek Rruga e Kosovarëve, policia gjeti aksidentalisht mbi 500 mijë ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet