9 Qershor 2026, 12:21
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se zhvillimi i bregdetit shqiptar ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke përmendur zonën e Golem si një shembull të hershëm të zhvillimit turistik. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama u ndal edhe te pagat gjatë sezonit turistik, për të cilat tha se nuk janë më të ulëta se ato në Greqi dhe Kroaci. Kryeministri kritikoi gjithashtu të gjithë personat që kundërshtojnë punësimin e të huajve, duke i akuzuar për nxitje të paragjykimeve.
"Po të shohim bregdetin shqiptar sot, ka filluar të zhvillohet në Golem. Sot është e paimagjinueshme që dikush, cilido sipërmarrës vendas, të shfaqet në dyert e autoriteteve dhe të propozojë atë lloj zhvillimi. Sepse ai është një zhvillim i papranueshëm, por i lidhur me një kohë kur mundësitë ishin të kufizuara, kur dijet ishin të kufizuara dhe kur aftësia blerëse ishte e kufizuar. Pavarësisht problematikave që ka pasur zhvillimi i ndërtimit në fushën e turizmit, gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar. Kostoja e ndërtimit ka ardhur duke u rritur, por edhe çmimi duke u rritur. Sot, edhe unë këtë e them me përgjegjësi të plotë, sido që do të thotë të kundërtën, sot problemi kryesor i industrisë së turizmit nuk është ‘sa të paguaj’, pyetja është ku t’i gjej punonjësit përkatës që kanë edhe zanatin për ta bërë atë punë si duhet.
Nëse dikush më gjen një vend në bregdetin shqiptar, flas për investimet dhe hotelerinë, ku paguhet më pak se në Greqi, atëherë unë do detyrohem të rishikoj këtë opinion. Nuk gjendet një vend në bregdetin shqiptar që, sipas niveleve, paga të jetë më e ulët se në Greqi, se në Kroaci, nuk ka. Cili është problemi? Problemi është që ata që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj dhe ata që kujtojnë se punonjësit e huaj vijnë këtu si skllevër, ata nuk duan që të punojnë dhe të marrin një pagë si në Greqi ose Kroaci. Ose nuk janë fare në atë fushë. Punojnë në Instagram dhe japin intervista se si jeta e tyre modeste kushton 20 mijë euro në muaj. Sa më e lartë të jetë cilësia e sistemit të turizmit, aq më të larta do të jenë pagat. Sa më i lartë të jetë konsumi i atyre që vijnë për të shpenzuar në atë sistem, aq më të larta do të jenë të ardhurat për sistemin”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
9 Qershor 2026, 12:09
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ...
Politike
9 Qershor 2026, 12:05
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se 63% e nxënëseve që kualifikohen në arsim profesional arrijnë të...
Politike
9 Qershor 2026, 11:35
E. D
Sali Berisha
SARAJEVË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat nga Sarajeva ku ndodhet në konferencën e Pa...
Politike
9 Qershor 2026, 10:24
E. D
Sali Berisha
SARAJEVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim me tone dramatike në konferencën e Part...
Politike
9 Qershor 2026, 10:16
E. D
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve parl...
Politike
9 Qershor 2026, 09:12
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u përball me fishkëllima të forta nga një pjesë e tifozëve në Madiso...
Politike
9 Qershor 2026, 08:39
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Al Jazeera se projekti në Zvërnec, i cili...
Politike
8 Qershor 2026, 22:52
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për Reuters, lidhur me zhvillimet e fundit me t...
Politike
8 Qershor 2026, 22:13
D.S
Gazmend Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta në...
Politike
8 Qershor 2026, 21:47
E.d
TIRANA- Peticioni online për firmosjen e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama ka thyer rekord, pasi janë grumbulluar 1.7 milionë...