44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ende sot e kujtoj shiun, tensionin, emocionet dhe ndjesinë se çdo hap që hidhnim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kishte rëndësi. Ajo ditë nuk ishte thjesht një marshim. Ishte dukshmëri në një shoqëri që përmbi 60 vjet a më shumë kishte heshtur.

Dymbëdhjetë vite më parë, në një 17 Maj të ftohtë dhe nën një shi të rrëmbyeshëm, diçka historike ndodhi në Shqipëri.
Për herë të parë, një grup i vogël njerëzish të guximshëm, të thirrur nga Ambasada PINK dhe CRCA Shqipëri, marshuan krenarë në rrugët e Tiranës, në atë që do të bëhej Marshimi i parë i Krenarisë (Tirana Pride) në historinë e vendit tonë. Atë ditë nuk kishte garanci; nuk kishte siguri; nuk kishte mbrojtje. Kishte vetëm guxim, bindje dhe besimin se Shqipëria mund të bëhej një ditë një vend ku çdo person të jetonte i lirë, hapur dhe pa frikë.
Ende sot e kujtoj shiun, tensionin, emocionet dhe ndjesinë se çdo hap që hidhnim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kishte rëndësi. Ajo ditë nuk ishte thjesht një marshim. Ishte dukshmëri në një shoqëri që përmbi 60 vjet a më shumë kishte heshtur. Ajo ditë ishte dinjiteti ynë si qenie të lira njerëzore përballë paragjykimit. Ishte hapja e një rruge që nuk ekzistonte përpara nesh. Sot, dymbëdhjetë vite më vonë, është e pamundur të mos e shohësh atë moment si një moment historik në jetën e Tiranës, por edhe të Shqipërisë.
Që prej asaj dite, Shqipëria ka ndryshuar. Ngadalë, ndonjëherë me dhimbje, dhe kurrë mjaftueshëm, por ka ndryshuar. Kemi parë më shumë dukshmëri, më shumë diskutime publike, institucione të të drejtave të njeriut ëqë janë bërë edhe më të forta, mbështetje më të madhe nga të rinjtë dhe një ndërgjegjësim në rritje se të drejtat e njeriut u përkasin të gjithëve. Tirana Pride u bë e mundur sepse disa njerëz guxuan të thyenin muret e paragjykimeve dhe diskriminimit dhjetravjeçar.
Megjithatë, pavarësisht progresit, sot po përballemi sërish me rritjen e narrativave kundër të drejtave të njeriut, me gjuhë urrejtje të shtuar, përpjekje për të përçarë shoqërinë dhe për ta kthyer barazinë në burim frike dhe manipulimi politik. Në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë tonë, po shtohen sulmet ndaj të drejtave dhe dinjitetit të personave LGBTIQ+ (e jo vetëm).
Këtë 23 Maj 2026, ne do të marshojmë përsëri. Krahasuar me vitin e largët 2014, pjesëmarrja është shumë herë më më e madhe. Vitin e kaluar Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mori pjesë për herë të parë në Pride, ndërsa këtë vit zv. Kryeministrja e Shqipërisë ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Këto janë ndryshime të vogla, por që në sytë e të gjithë atyre që jetojnë të shtypur nga opinioni dhe paragjykimet, marin kuptim e vlerë për të jetuar e luftuar për një jetë me dinjitet.
17 Maji 2014 na mësoi një gjë: progresi mund të sfidohet, por nuk mund të fshihet! Njerëzit kanë gjetur e po gjejnë zërin e tyre.
Sot dua të falënderoj publikisht, çdo person që hodhi atë hap të parë me ne në atë ditë me shi: Bela, Tani, Marjo, Eni, Amari, Visi, Blerina, Mersila, Arbër, Linda, Klaudio, Bona, Bekim, Mona, Eva, Mirgit, Rezi, Ines, Irma, Vjollca, Tiku, Gjergji, Bruna, katër daullexhinjtë tanë të panjohur dhe kaq shumë miq, kolegë, aktivistë, aleatë dhe mbështetës që na dhanë forcë në një moment kur forca nuk ishte e lehtë për t’u gjetur. Disa marshuan publikisht, të tjerë na mbështetën në heshtje prapa skenës, por të gjithë u bënë pjesë e një momenti që ndryshoi Shqipërinë përgjithmonë.
Asnjëri prej nesh nuk e dinte saktësisht se si do të dukej e ardhmja në atë kohë. Por një gjë e dinim qartë: heshtja nuk mund të ishte më përgjigje. Kur sot kthej kokën pas, ndihem krenar. Krenar jo vetëm sepse organizuam Marshimin e parë të Krenarisë në Shqipëri, por sepse ndihmuam të krijonim një hapësirë që të tjerët të jetonin më të lirë pas nesh. Sepse çdo i ri që sot ndihet pak më pak i vetmuar, çdo familje që zgjodhi mirëkuptimin mbi refuzimin, çdo institucion që hodhi një hap më pranë barazisë, lidhet në një mënyrë apo një tjetër me guximin e asaj dite.
Historia rrallëherë nis manifestime të mëdhaja qytetare që në fillim. Ajo fillon me pak njerëz që ecin bashkë nën shi, duke refuzuar të zhduken. Dymbëdhjetë vite më vonë, teksa shoh këtë foto, besoj fort se Marshimi i Parë i Krenarisë ishte një nga gjërat më të guximshme, më të rëndësishme dhe më me vlerë që kemi bërë ndonjëherë.
Ministri Hoxha më përpara duhet të jepte dorëheqjen, sesa të largonte Ambasadorin Meidani që u prononcua për një c&eum...
Jetmira Sula Një reflektim nga përvoja në drejtimin e burgut të grave mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe nevoj&...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të...
Izmir Akulli Sot duhet të ishte një ditë e zakonshme seance gjyqësore në Gjykatën Administrative. Por jo. Erion Veliaj arriti...
Dionis Teqja, pronari i Megatekut ka bere nje padi kunder nje numri te madh portalesh ne Shqiperi, ku kerkon heqjen e nje lajmi dhe gjobitjen me 500 mije euro...
Klodian Tomorri 60 vjec. Rri gjithe diten duke pire raki. Pastaj xhiron gomat dhe ecen si lac me shpejtesi neper lagje. Hajde te ishte ndonje 20 vjecar se ...
Ermal Mulosmani Pamjet e Ilir Metës në gjyq sot ishin makabre. Një fytyrë e zbehtë me një ngjyrë kufome, jepte të k...
Shqipëria shfaqi një ritëm të paprecedentë në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashk...
Vasif Huseynov Në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, Azerbajxhani beson se qëndrimi politike duhet të shoqërohet me re...
Çdo janar, vendimmarrësit e botës mblidhen në Alpet zvicerane, në Davos. Shqipëria mbërrin si e ftuar. Por kjo nuk i shko...