LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre: Edi Rama dorëhiqu!

• Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa kjo shënon ditën e dhjetë të protestës së tyre. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. • Me anë të këtyre protestave, protestuesit kanë bërë thirrje për anulimin e projektit të Zvërnecit dhe njëkohësisht kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Mes thirrjeve për një "Shqipëri të re", protestuesit kanë marshuar për nëntë ditë rradhazi rrugëve të kryeqytetit me parulla të ndryshme. • “Poshtë komunizmi”, “Ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk Shitet”, “Bashkohuni me Ne”, “Poshtë patronazhistët”, “Opozita jemi ne”, “Jemi antipartiakë”, këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë bërë protestuesit gjatë protestave të tyre. • Të rinj, të reja, fëmijë, të moshuar, janë bërë bashkë në këtë protestë, ndërsa numri i tyre sa vjen dhe rritet.

8 artikuj për këtë temë.

15 MINUTA ME PARE

“Kemi dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor”/ Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin
Pamje

TIRANË- Aktivisti i lëvizjes që po organizon dhe protestën para Kryeministrisë, Edmond Gjata ka deklaruar se në KQZ është dorëzuar një draft për ndryshime të kodit zgjedhor. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Gjata u shpreh se pas shitjes së Shën Naumit, Rama po guxon të shesë Sazanin.

Ai tha se Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij, zgjedhjet në 35 vite janë bërë për partitë, jo për qytetarët.

“Kemi dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor. Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje në 35 vite janë bërë për partitë, jo për qytetarët. Kodi i ri, është kodi i qytetarëve, që shprehin interesat e tyre dhe jo të Edi Ramës. Veprimi qytetar, që përfaqëson interesat e tyre do të këmbëngulë që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me rregulla të reja loje ku përparësi të kenë qytetarët. Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin.”, tha ai./Dosja.al

23 MINUTA ME PARE

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar që shqiptarët kanë pasur ndonjëherë

Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin
Pamje

TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në protestë ka deklaruar se nga Londra në Neë York, sheshet janë mbushur me shqiptarë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kjo është qeveria më e korruptuar që shqiptarët kanë pasur ndonjëherë.

Ai tha se kryeministri Rama pretendon se 800 mijë njerëz që kanë votuar, por 1 milionë e gjysmë shqiptarë janë larguar nga vendi.

“Nga Londra në Neë York, sheshet janë mbushur me shqiptarë që protestojnë bashkë me ju dhe për ju. Qeveria më e korruptuar që shqiptarët kanë pasur ndonjëherë. Sot pretendon se ka 800  mijë njerëz që kanë votuar, por 1 mln e gjysmë shqiptarë janë larguar nga vendi”, u shpreh një protestues./Dosja.al

25 MINUTA ME PARE

“Ne e ngritëm këtë njeri, ne mund ta ulim”/ Protestuesja: Rama ik, Berisha në burg!

Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin

TIRANË- Një protestuese e revoltuar nga politika në vend ka deklaruar se Kryeministrin Edi Rama mund ta 'ulin' ata që i dhanë votën.  

Gjatë fjalës së saj në podium, qyetarja theksoi se, vendi drejtohet nga rinia. Më një thirrje emocionbale, ajo i është drejtuar veçanërisht nënave që përjetojnë dhimbjen e largimit të fëmijëve të tyre jashtë vendit, duke i ftuar ato të bëhen pjesë e protestës për ndryshim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

“Mirëmbrëma Tirana, Durrësi, Tropoja, Kukësi. Rama ik! Berisha në burg. Jam e revoltuar për shumë arsye. Për spitalet ku të gjithë janë të korruptuar. Ky vend drejtohet vetëm nga ne. Ne e ngritëm këtë njeri, ne mund ta ulim. Ftojmë të gjithë të vinë. Ftojmë të gjitha nënat që presin dritareve që të kthehen fëmijët nga jashtë.”, tha protestuesja para Kryeministrisë./Dosja.al

 

 

 

 

45 MINUTA ME PARE

Mijëra qytetarë pushtojnë sheshin/ Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin
Pamje

TIRANË- Një aktivist i pranishëm në protestë ka deklaruar se po organizohen avionë charter nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vensosur para Kryeministrisë, ai tha se vetëm ditën e djeshme në protestë kanë qenë mbi 150 emigrantë.

“Në mërgatën tonë po organizohen avionë charter nga Anglia direkt me 450 shqiptarë, tani kemi shumë që kanë ardhur nga gjermani, nga Italia, vetëm dje dhe sot, kam takuar mbi 150 mërgimtarë, pa llogaritur pjesën tjetër që ka ardhur në shesh.

Mos harroni, nesër është një ditë shumë e rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare, është lidhja e Prizrenit dhe ne sot duhet të deklarojmë: lidhja është gjallë”, tha ai./Dosja.al

47 MINUTA ME PARE

"Rama vjedh pasurinë publike"/ Artur Meçollari në protestë: Në Palasë, Dhërmi është tjetërsuar mjedisi

Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin
Pamje nga protesta

TIRANË- Artur Meçollari ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Rama duke u shprehur se, ai ka vjedhur pasurinë publike. 

Gjatë fjalës së tij në podiumin para kryeministrisë, ai u shpreh se Aeroporti i Kukësit është një investim jofunksional, duke theksuar se nuk ka lëvizje avionësh, ndërsa thekson se koncesionari vijon të paguhet nga buxheti i shtetit.

“Edi Rama ka shkatërruar të gjithë Shqipërinë. Aeroporti i Kukësit, asnjë avion nuk ulet e ngrihet. Koncensionari çdo muaj merr paratë nga shteti shqiptar. Porto Romano, pa studim fizibiliteti. Porti Durrësit krim shtetëror.  Në Palasë, Dhërmi e keni parë ç’ka ndodhur, është tjetërsuar mjedisi. Rama jo vetëm që vjedh pasurinë publike është kërcënim për sigurinë kombëtare.", tha qytetari./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

“I kemi prish gjumin Ramës dhe Berishës”/ Protestuesja: Keni marrë peng vendin prej 35 vitesh

Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin
Pamje

TIRANË- Një nga protestueset e pranishme në protestë ka deklaruar se protesta e qytetarëve ka lënë pa gjumë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Sali Berisha. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se Rama dhe Berisha kanë marrë peng vendin prej 35 vitesh.

Ajo theksoi se vendi është pa një parti poltike, ndërsa përsëriti shprehjen “Rama në burg, Berisha në burg”

“Na thanë se janë 2 mijë veta. Na vjen keq që ju kemi prish gjumin si kryeministrit si atij që pretendon se drejton opozitën. Kanë marrë peng vendin prej 35 vitesh. Ne jemi më të fortë se kurrë që ta bëjmë Shqipërinë për të jetuar me dinjitet në këtë shtet. Jemi pa parti politike dhe thirrja Rama në burg, Berisha në burg jehon”, u shpreh protestuesja./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re(VIDEO)

Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë janë po marshojnë drejt Kryeministrisë, në ditën e dhjetë të protestës së tyre. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit. “Dorëheqje, reformim dhe qeveri teknike” është njëra nga thirrjet e tyre. 

Kjo është protesta e dhjetë e cila mbahet në Tiranë, ndërsa ajo është shtrirë edhe në qytete të tjera si Durrësi, Saranda, Fieri, Elbasani, Kukësi dhe Korça. Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhë ndërkombëtare, pas është shpërndarë edhe në diasporë.

Mijëra emigrantë në Londër, Mynih, Bolonja, Firence, Milano dhe Berlin kanë protestuar gjithashtu, duke u ardhur kështu në mbështeje protestuesve në Tiranë. 

Protestuesit kanë zgjedhur që protesta të mos ketë asnjë nuancë politike, pasi në thirrjet e tyre është dëgjuar thirrja “Rama në burg, Berisha në Burg”./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Dita e dhjetë e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin
Pamje

TIRANË- Qindra qyetetarë kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 10 të protestës, kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec. Përmes këtyre protestave ata kanë kërkuar anulimin e projektit dhe njëkohësisht edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. 

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndyshim. Në pankartat e tyre ata kanë shkruar mesazhe si “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Rama në burg, Berishaa në burg”./Dosja.al

Sondazh

Poll

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua

Gazetarja i kërkon kryeministrit një autograf: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket e dyshimtë

“Më thonin që jam i Soros, ndërsa tani me Kushner”, Rama: Shqiptarët më kanë zgjedhur...

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit

"Bashkohuni me ne"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët t'i bashkohen marshimit

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh