Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
INFORMALITETI/ Krimi Ekonomik bën bilancin: 39 të arrestuar, mes tyre 5 zyrtarë, procedime e gjoba të majme
11 Shtator 2019, 12:48Nga DOSJA
TIRANË- Drejtori i Krimit Ekonomik, Lutfi Minxhozi në një deklarate për mediet, ka publikuar rezultatet e aksionit anti-informalitet, deri më 10 shtator të 2019.
Duke paraqitur bilancin e aksionit, Minxhozi tha se në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1767 subjekte biznesi në bregdet, ndër to 892 shërbime vend-pushimesh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburesh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera.
“Janë proceduar penalisht 348 subjekte të gjetura në shkelje dhe materialet i kanë kaluar për ndjekje penale prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse.
Në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1,764 subjekte të ndryshme, ndër to 892 shërbime vend-pushimesh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburesh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera”
Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, Lutfi Minxhozi:
Strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë Shtetit në zbatim të Planit të Masave “Kundër informalitetit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, “Për evidentimin e subjekteve në vijën bregdetare që ushtrojnë aktivitet biznesi të shërbimit pa leje (kontrata me njësitë vendore)”, si dhe të Planit të Veprimit të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim edhe me strukturat e qeverisjes vendore dhe të tatimeve e doganave, deri 10.09.2019, kanë arritur këto tregues:
Ndër zyrtarë të administratës janë arrestuar 5 vetë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Ndarë sipas Qarqeve:
Në kuadër të goditjes së aktivitetit të paligjshëm të subjekteve që ushtronin aktivitet biznesi të shërbimit pa leje dhe lirimin hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin në zona bregdetare, në shkallë vendi:
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kundër informalitetit dhe evazionit fiskal në hoteleri, turizëm, ndërtim dhe hidrokarbureve, së fundmi strukturat e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e Hetimit Tatimor dhe Prokurorinë e Tiranës, me hetime proaktive kanë identifikuar, zbuluar dhe goditur 3 raste evazioni, vjedhje në përpjesëtime të mëdha dhe ndërtimi skemash rimbursimi të TVSH me fatura fiktive.
Konkretisht:
Strukturat e Policisë së Shtetit dhe veçanërisht ato të Hetimit të Krimit Ekonomike e Financiar po vijojnë operacionin në bashkëpunimin me Hetimin Tatimor, Hetimin Doganor, Prokuroritë e rretheve gjyqësore, fokusuar në subjektet e mëdha në fushën e ndërtimit, hidrokarbureve dhe tregtisë me mallrat e akcizës.
Policia e Shtetit fton dhe nxit qytetarët të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘STOP INFORMALITETIT’, çdo abuzim në fushën ekonomike!
Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Një muaj më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal. Po kështu Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LEZHË- Pronari i vërtetë i jahtit që u gjet i braktisur në ujërat shqiptare, Nedim Akyuz, dje dëshmoi para prokurorëve për ngjarjen se si kapiteni i anijes...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e fundit nga stërvitja e njësisë elitë që do të merret me vënien në kontroll të perso...
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për 3 gjyqtarët e Durrësit që akuzohen për korrupsion.Bëhet fjalë për Kliton Spahiun, Petraq Dhimi...
TIRANË– “Dosja Babale” rikthehet në gjyq. Në Gjykatën Penale e Tiranës po zhvillohet seanca e radhës për çështjen Babale, ku avokati i gazetarit Jet...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësor ka publikuar listën me 8 kandidatët që kalojnë në fazën e dytë të garës për një vend në Gjykatën e Lartë. Në mbledhjen ...
Tiranë- Ditën e sotme ka pasur debate në Komisionin e Medias pasi është diskutuar dekreti i Presidentit mbi rishikimin e ligjit për Akademinë e Shkencave.Debate...
BURREL- Dosja.al sjell letrën që një grup i të burgosurve në burgun e Burrelit i ka dërguar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Letra, e firmosur nga disa ...
BRUKSEL- Zbulohet letra që presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen i kishte drejtuar Komisionit për hungarezin László Trócsányi të zgjedhur si përgjegjës për z...
VLORË- Tensione në Kadastrën e Vlorës, pas një vale shkarkimesh të drejtorit, nëndrejtorit dhe shumë punonjësve të tjerë të këtij institucioni. Burime për ...
Lezhë- Për plagosjen në Lezhë, që ndodhi mbrëmjen e djeshme kanë dalë detaje të reja. Mësohet se sherri mes Ardian Kolës dhe Aleksandër Dedgjonaj ka nisur për n...