LIVE UPDATES
Insights

Iljazi, lexonte ç’ti binte në dorë, donte të bëhej i barabartë me të tjerët

22 Dhjetor 2019, 06:18 Nga DOSJA
Iljazi, lexonte ç’ti binte në dorë, donte të

Sot është i moshuar. Ecën mbështetur mbi bastun. I avashëm dhe kurrizpërkulur. Çdo ditë deri te Parku Rinia dhe kthim në shtëpi. Numëron hapat e gëzohet kur kalon numrin 3 mijë. Mbahet motori akoma,i thotë vetes. Hyn në shtëpi ku e pret veç televizori që e le hapur edhe kur del përjashta. I duket sikur nuk jeton vetëm. Se ku ka zëra ka jetë. Ashtu mendon,por fillikat ka ngelur. Gruaja i vdiq para ca vitesh nga një sëmundje e keqe. Fëmijë nuk patën,por shyqyr zotit nuk rri kruspull në krevat. Del,është i zoti i vetes.
Iljazi ka një jetë pak ndryshe nga të tjerët. Ishte djali i vetëm i Nesipit dhe Nadires. Ata patën prona e toka në Ersekë,por pushteti ua rrëmbeu dhe iu dha një apartament 52 m2 në Korcë e kazmën Nesipit në bonifikim. I quajtën kulakë,i trajtuan si kafshë. Nuk duroi Nesip ziu e vdiq një natë shkurti. Prej marazit,tha e shoqja. Iu helmatis gjaku nga humbja e djersës së familjes së tij. Atëhere Iljazi ishte kërthi. E rriti Nadirja me halle shumë. E papunë dhe e sëmurë murga. Por iu gjendën vëllezërit.

Natën i sillnin ushqim e ndonjë veshje per djalin. Iljazi po shkollohej si më i miri. Por pa shokë. Askush nuk rrinte me të se ishte me xanxë. Deri sa mbaroi tetëvjeçaren e më pas nuk ia vlente. Në shkollë të mesme duhej origjina e pastër ,por dhe se Nadirja po tretej. Kerkoi punë dhe e çuan në bonifikim. Tek vendi ku punoi i ati. Nuk bëri zë e ia nisi që 15 vjeç. Në ujra,në kanale me lopatë në dorë. Mbrëmjeve i vdekur. Nuk flinte,por lexonte. Ç’t’i binte në dorë. Kishte dëshirë të bëhej mjek kur ishte fëmijë. Më pas donte të bëhej mësues dhe së fundi donte të bëhej i barabartë me të të tjerët. Se dhe unë njeri jam,me dy duar,me dy veshë,me dy sy. Kështu arsyetonte e nuk kuptonte pse mënjanohej nga çdo gjë. Shihej sikur kishte sëmundje ngjitëse,sikur sa kishte dalë nga pylli e mund të hante dikë.
Ushtar e çuan në hapjen e tuneleve të tankeve. Beri plot tre vjet. As për vdekjen e nënës nuk e lajmëruan. Kur pas një jave e mësoi rastësisht hyri në një tunel e qau 12 orë pa pushim. Nëna ishte e vetmja që e donte mbi këtë dhé,e vetmja që nuk e largonte,por i zgjaste duart ta fuste në gji.
Kur u kthye nga ushtria daja i tha se një vajzë në fshat mund të bëhej nusja e tij.
-Edhe ajo është me damkë si ty,ka qënë ballist i gjyshi,-ia shoi kureshtjen daja.
Pas tre javësh Iljazi u martua me Verën,një vajzë topolke dhe e qeshur. Sa mbyllën javën e parë të dasmës,Iljazi i tha Verës:
-Çdo të shtunë do të shkojmë tek turizmi i ri. Do kërcejmë e do darkojmë atje. Ajo,sa kishte nisur punë në leshpunuese dhe u dëshpërua që do harxhonin lekë kot. Por nuk foli. Erdhi darka e të shtunës e Iljazi e Vera u ulën në tavolinën perballë derës. Porositën diçka të thjeshtë e nga një birrë. Pastaj kërcyen pa pushuar hiç. Njerëzit njiheshin mes tyre,por këtë çift nuk e kishin ndeshur kurrë. Ranë në sy për gëzimin që shfaqnin,por edhe për elegancën në vals. Tym u lëshonin këmbët,tym…

Kështu dhe të shtunën tjeter,tjetrën e tjetrën thuajse për plot 30 vjet. Asnjë të shtunë pushim. Gëzoheshin të dy jo që ishin në turizëm,por se ndjeheshin të barabartë me ata që në jetën e përditshme i përbuznin. Gjithë javën luftonin me baltën e me ujërat,luftonte Vera me avlëmëndin,por të shtunë ishin të çliruar nga zinxhirët e jetës,ishin vetja e tyre. Në një sallë 200 m2 ata rrinin në tavolinat ku rrinin ata,dëgjonin muzikën e tyre,hanin të njëjtën meze dhe kërcenin sipas të njëjtës muzikë. Të shtunave ndjeheshin njerez,nga që dukeshin të barabartë me të tjerët. Keshtu ndodhi deri sa Vera ndërroi jetë. E Iljazi nuk iku më te turizmi. Se pa Verën nuk i shijonte ajo sallë,i dukej si një varkë pa lopata e që fuste ujë. Shpejt e kapi pensioni dhe ndryshimet që solli. Ca nga farefisi i morën përsipër kthimin e pronave. Pranoi me gjysëm zemre. Një pjesë i shiti e beri goxha para. I thanë të blinte një shtëpi te re. Nuk donte. Tek ky apartament lëvizin hijet e njerëzve të mij të dashur. Me ata vuajta e me ata dua të flas çdo natë. Kështu u përgjigj e vazhdon jetën e përditshme. Me ecje,me trokitje të bastunit dhe me pengun që pse nuk jetoi Vera edhe ca vite që ta shihte se barazia doli edhe jashtë turizmit. Edhe në rrugë ,edhe në ëndërra. Do të t’i shpjegoj të gjitha,i premton ai e numeron hapat. Sa gëzohet kur mbush 3 mijë! Më do zoti,se njerëzit…Nuk e vazhdon fjalinë se Iljazi nuk di të shajë kënd,kurrë…Ai i do njerëzit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka historia e iljazit agim xhafka historia e iljazit

Sondazh

Poll
Insights 19 Dhjetor 2019, 19:57

Kjo është toka e shqiptarëve, jo e oligarkëve

Në vitin 1953, Tito dhe ministri i jashtëm turk, Mehmet Koprulu nënshkruan një marrëveshje xhentëllmenësh, e cila promovonte emigrimin e shqiptarëve të Kosovës ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj