"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Ilir Meta: Kam frikë të dal në rrugë, njerëzit më kërkojnë të shpërndaj parlamentin, ky vend është kapur nga Rama dh
30 Tetor 2020, 22:06Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po sfidon Brukselin, rivoton Kodin Zgjedhor edhe pa pritur Komisionin e Venecias.
I ftuar në “Zonë e lirë”, Meta u pyet se ku e gjen Rama fuqinë që i kryen këto veprime në këtë mënyrë dhe Presidenti shtoi se ka frikë të dalë në rrugë, pasi të gjithë njerëzit i kërkojnë që të shpërndajë parlamentin. Meta tha se këtë shtet e ka kapur Edi Rama dhe disa ndërkombëtarë, që i quajti palaço.
Pjesë nga biseda:
Arian Çani: Rama sfidon Brukselin, s’pret Venecian, rivoton Kodin/ Ku e gjen këtë super fuqi?
Ilir Meta: Presidenti ua ka thënë me kohë, shteti është kapur, institucionet kanë rënë. Çdo gjë në kohën e duhur. Kjo është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri. Këtë krizë e ka krijuar Edi Rama, disa ndërkombëtarë palaço që morën anët e tij. Kjo është e vetmja gjë që më thonë njerëzit, shpërndaje parlamentin. Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë.
Arjan Çuri: Nëse njerëzit nuk do reagojnë masivisht, çështja është problematike përtej 25 prillit. Ky Kod e bën luftën elektorale të pabarabartë
Ilir Meta: Dilni e pyesni 50 shqiptarë, a janë të kënaqur apo jo dhe do ta shikoni përgjigjen. Kjo e vërtetë e tmerrshme e detyron zotërinë të bëjë këtë përmbysje të marrëveshjes, ta çojë Shqipërinë në një drejtim të paditur kundër Europës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer ambicien që ka në politikë. I ftuar në “Zonë e lirë”, Meta është pyetur nëse një ditë do të bëhet kryeministë...
Politike30 Tetor 2020, 21:50
TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve thumbuese nga aktori Rezart Veleshnja, që ka luajtur rolin e moderatorit Arian Çani. I...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është përgjigjur pas akuzave se i ka dhënë nënshtetësinë futbollistit Cobina, me procedurë të përshpejtuar. I ftuar në s...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është përplasur me gazetarin Arian Çani mbrëmjen e sotme. I ftuar në studion e “Zonë e lirë”, Meta u nervozua pasi &Cce...
TIRANË– Presidneti Ilir Meta ka shpërthyer me tone të larta kundrejt kryeministrit Edi Rama. I ftuar në studion ‘Zonë e lirë”, Meta tha se Rama është një l...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të japë një koment në lidhje me faktin se flamuri turk ‘veshi’ një natë më parë godinën e UPT-së, në ku...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli është infektuar me Covid-19. Mësohet se Angjeli është vetëkarantinuar në banesën e tij, ndërkoh...
TIRANË- kryetarja e partisë Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shprehur keqardhjen për Turqinë dhe Greqinë, pasi këto të fundit u goditën nga tërm...
POGRADEC– Monika Kryemadhi ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas deklaratës së kësaj të fundit në Kuvend, se në rast mbingarkese mjekëve d...