LIVE UPDATES
Insights

Ilir Meta ka të drejtë, por nuk lejohet… Çfarë absurdi?!

1 Mars 2020, 16:09 Nga DOSJA
Ilir Meta ka të drejtë, por nuk lejohet… Çfarë

Edhe 24 orë na ndajnë, nga një miting-manifestim, të shumëdiskutuar, që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka thirrur ditën e hënë, në qendër të Tiranës.

– Ilir Meta ka të drejtë, por ky është një akt i paprecendent dhe i papranueshëm për një President Republike, – ka shumë ditë, që thonë analistët dhe mediat e Edi Ramës dhe ata të sektit të Rilindjes.

– Jam me Ilir Metën, ai ka të drejtë, por si mund të bëjë një akt të tillë Presidenti i Republikës, si mund të ndodhë kjo në një Republikë Parlamentare? – bërtet nga një studio televizive, të cilën e ka konceptuar vetë Edi Rama, një aktor-analist, siç thotë edhe vetë, shumë i njohur në Google. Aktori në fjalë, improvizon kaq bukur, sa të kujton Koçin e famshëm të teto Ollgës, në komedinë e djeshme të realizmit socialist. Pothuajse të njëjtën gjë, bën një kolegu im shumë i njohur, në emisionin e tij, ku edhe unë kam qenë shpesh i ftuar. Kolegu moderator-analist, në fillim të emisionit përpara se të flasë me të ftuarit, e ka kthyer në zakon që të bëjë një monolog.

– Pse është tërbuar Ilir Meta? – pyet i shqetësuar analisti i njohur dhe përgjigjet po vetë, – Sepse në konferencën e donatorëve, Rama mori një mbështetje të shkëlqyer dhe duan t’i prishin festën. Kjo është një lojë e ndyrë politike! Meta ka dalë nga binarët e Kushtetutës! Kërkohet prishja dhe moshapja e negociatave!

-Por…Ilir Meta ka të drejtë për ato që thotë, – shprehet edhe kolegu i njohur. E çuditshme! Sa të ngatërruar jemi bërë, në këtë vend kaq të vogël, ku jetojmë! Ilir Meta paska të drejtë, por nuk i lejohet të thërrasë qytetarët, për të shpjeguar si po kapet Gjykata Kushtetuese, si janë kapur të gjithë pushtetet, si janë rrëmbyer kompetencat e Presidentit?!

Ilir Meta ka të drejtë, por nuk lejohet…?! Është pohimi më absurd që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time. Mos kujtoni se është naivitet. Kush mendon kështu gabohet. Është një përpjekje qesharake, për t’u kapur me thonjë e me dhëmbë, pas të ashtuquajturave korniza institucionale, kur vendi ka përfunduar në një regjim të plotë. Ilir Meta ka të drejtë, por nuk lejohet… Çfarë turpi! Dhe i gjithë ky detashment analistësh, aktorësh, kontributorësh, militantësh mediatikë, harrojnë të thonë qoftë edhe një fjalë të vetme, për atë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend.

Kjo bandë e madhe, bën sikur nuk e sheh, që një njeri i vetëm i ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe e ka kthyer këtë vend në një regjim të plotë, në një shtet autoritar. Ky detashment, asnjëherë nuk ka dashur të shohë, që Edi Rama e ka zhytur këtë vend në një korrupsion të thellë politik, duke përdorur mekanizmin e blerjes edhe të njerëzve më të parëndësishëm të të gjithë pushteteve. Analistët e sektit të Rilindjes, çuditërisht nuk e shohin braktisjen masive dhe shpopullimin me përmasa tragjike, që nuk ndodh as në vendet ku ka luftëra.

Sa të ngatërruar jemi!

Kolegët e mi, më ekstremistët kundër Lulzim Bashës, tani heshtin, janë gati të bëhen fansa të tij dhe ta puthin edhe në ballë. Ata tani janë shumë të gëzuar që lideri i opozitës, është kthyer në infermier dhe po bën zëdhënësin e koronavirusit. Dje, një kolegu im, që vazhdimisht tregonte dhe tregon anektoda për Lulzim Bashën, sot e sheh atë si opozitar konstruktiv, vetëm se ai ka lënë mënjanë opozitën, pi kafe dhe ble shegë me gjyshe Verën, ha paçe koke, mund në futboll fantazmën e Edi Ramës, duke lënë në mes të katër rrugëve opozitën.

Ilir Meta ka të drejtë, por nuk lejohet…

Sa të ngatërruar që jemi!

60 vjet më parë, ne u përpoqëm të vrisnim zotin. A ju kujtohet? Mos mendoni se zotin donte ta vriste vetëm Enver Hoxha, vetëm diktatori. JO! Ju të vjetrit, besoj e kujtoni! Ne të gjithë, si popull, u lëshuam të bënim atë që deri atëherë nuk e kishte bërë askush, të vrisnim zotin. Jemi mësuar të nënshtrohemi dhe ta duam diktaturën dhe diktatorin. Edhe atëherë kur mbërrijmë në fatalitet. Ilir Meta i ka thirrur njerëzit në shesh. I ka thirrur kundër regjimit, kundër puçit institucional, i ka thirrur, siç thotë ai, për shtetin e së drejtës, që nuk është më.

Ilir Meta nuk është Krishti, ai është një politikan shqiptar, puro shqiptar, që të gjithë e njohim dhe na njeh.  Dhe sot, ai na ka thirrur, sepse Rama i ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe i ka bërë një. Është koha ta dëgjojmë Ilir Metën edhe nëse nuk e duam atë dhe politikën që përfaqëson ai. Këtë herë, Ilir Meta ka të drejtë dhe nuk kanë pikë rëndësie kornizat dhe çfarë përfaqëson ai.

Marrë nga TPZ 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione thirrja e metës për 2 marsin ylli rakipi thirrja e metës për 2 marsin ylli rakipi

Sondazh

Poll
Insights 27 Shkurt 2020, 08:00

Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë?

KANADA- Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet