LIVE UPDATES
Insights

Çfarë dreqin e ndërseu Edi Ramën kundër emigrantëve?!

1 Mars 2020, 15:12 Nga DOSJA
Çfarë dreqin e ndërseu Edi Ramën kundër

Dje nga nga skena e Kongresit të Rilindjes Edi Rama iu hakërrye dhe kërcënoi emigrantët shqiptarë, se do i gjëmonte deri në fund të botës për të kërkuar se ku i kanë shtëpitë, pronat, bizneset, llogaritë e tyre bankare. Ky, që e ka kthyer vendin në një bazë të trafikut të kokainës, që e ka kthyer vendin në lavatriçe të pastrimit të parave, që e ka kthyer vendin në prodhuesin më të madh të hashashit në Evropë,  jo sipas meje por sipas raporteve të DASH apo të BE, do kërkojë pastërtinë e pasurisë së shqiptarëve në ato vende, ku shteti ligjor, pastërtia e pasurive është nën një monitorim me mijëra vite larg, nga kjo palaço qeverisje, që fatkeqësisht kemi ne sot. Po çfarë qëllimi ka ai me këtë piskamë, që lëshoi nga Pallati i etërve të tij?

Asgjë, thjesht po i detyron ata, që kanë dy shtetësi të heqin dorë nga shtetësia shqiptare. Mendoni që për të pastruar paratë e korrupsionit edhe të krimit të organizuar, i ndërsehet emigrantëve, që po mbajnë gjallë këtë vend. Sipas statistikave te Bankës Botërore shqiptarët emigrantë  vitin e kaluar kanë sjellë rreth 1. 4 miliard dollare, ndërsa Eurostat që merret vetëm me vendet evropiane deklaron se shuma e dërguar është rreth 925 milion euro. Po të marrim si pike referimi të dhënat e BB I bie, që emigrantet sjellin aq sa ëshët fondi i pensioneve dhe ndihma ekonomike bashkë në buxhëtin e shtetit. Ai nuk e do ketë gjë. Ai do që të mos ketë më asnjë lek për familjet shqiptare, që i sjellin fëmijët prindërve, vëllai motrës, babai ose nëna fëmijëve. Jo ai do që të mos kenë asnjë mundësi jetese shqiptarët e pamundur këtu. Ai do që edhe ata të ikin nga ky vend. Ai do, që shqiptarët të mos e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre, këtu në Shqipëri. Nuk besoj se e bën nga marrëzia ose efektet e substancave, jo ai e bën se nuk i duron dot shqiptarët. Ai do të zëvendësojë ata me skllevërit e rinj moderne nga Azia apo Afrika. Ai do të përzërë shqiptarët dhe ta kthejë vendin në një mbretëri të tijën, ku skllevërit modernë të jenë hyzmeqarët dhe të përzërë shqiptarët. Ai so që çdo shqiptar që jeton këtu të varet vetëm nga lëmosha e Qeverisë së tij. Ai nuk i duron ata që nuk ja kanë nevojën qeverisë së tij të korruptuar. Ndaj ai pasi çoi në falimentim mijëra biznese të vogla dhe të mesme, pasi shkatërroi me vetëdije të plotë skemën e subvencionimit të fermerëve, tani është sulur si i çmendur emigrantëve, pikërisht se ata nuk mbahen nga ai, nuk e kanë atë “diellin” që ngroh.

Këto klithma kërcënuese drejtuar shqiptarëve, që bëjnë çdo punë për të mbajtur veten edhe familjen e tyre dhe ky lloj solidariteti njerëzor e tërbon atë. Ai i kërcënon ata, që me djersë dhe sakrifica po mbajnë gjallë të afërmit e tyre, ndaj ai i turret dhe ndërsen edhe atë sallë që vezullonte në atë errësisrë nga kostumet dhe fustanet miliona lekëshe.

Ka edhe disa arsye të tjetra pse e bën, pikërisht këtë kërcënim.

E para, që e thashë edhe me lart, sa më shumë shqiptarë, që nuk pyesin për të, por kanë dy shtetësi, të nxitojnë të dorëzojnë shtetësinë shqiptare, me arsyetimin e thjeshtë pse duhet të merremi me këtë të marrë, duke i larguar kështu përfundimisht nga lista e shqiptarëve. Mendoni sa humbje e madhe do ishte për Kombin tonë ky veprim, por sa për shtat i shkon Ramës dhe politikës së tij të shpopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët. Të gjithë shqiptarët me dy shtetësi do shisnin edhe pronat që të mos kishin të bënin fare me këtë të marrë!

E dyta, me anë të këtij kërcënimi ai do t’i përdorë emigrantët si shifra për të mbuluar pastrimin e parave të krimit të organizuar, korrupsionit dhe të miqve të tij evazorë, edhe kush janë ata në këtë vend dihet qartë, janë pikërisht oligarkët! Bizneset e vogla, fermerët, të punësuarit as kanë se çfarë të fshehin, as kanë se çfarë të legalizojnë. Janë pikërisht “bosat” e tij të PPP që duan këtë lloj legalizimi. Shqipëria është futur në hartën gri të vendeve të pastrimit të parave. Shumë biznese, sidomos ato të ndërtimit, kanë në arkat e tyre miliona euro të krimit të organizuar, që mund të shkojnë edhe në shifrën miliarda. Po ashtu shumë biznese kane investime që vijnë pikërisht nga ky trafik i drogës, që u bë “sport” kombëtar nën qeverisjen e tij. Me këtë rast ai do të legalizojë pikërisht këto qindra milionë euro dhe dollarë. Pikërsiht për këta miratoi edhe ligjin antikushtetues të Tatimit mbi Dividentin, për të cilin pot ë kishim një shtet ligjor duhet të ndiqej penalisht gjysma e Qeverisë.

E treta nëpërmjet këtij veprimi ai do të shpëtojë veten, klientët, bashkëpunëtorët e tij nga hetimet apo ndjekjet penale. Megjithëse e ka kapur drejtësinë, ai sërish ka frikë si djalli nga temjani, drejtësinë. Ai ka parë si shumë nga prokurorët apo gjykatësit u kthyen në vasalë të tij sa mori pushtetin. Ai i trembet rotacionit dhe mendon se këta si u bënë me mua, ashtu mund të më bëjnë mua gjëmën.

E katërta, bandat, klientët e tij të PPP e kanë gjithë kohës nën trysninë e tyre. Ai nuk është i lirë të veprojë si një shtetar normal se i ka borxh votat e pushtetit, të diturat edhe të paditurat e korrupsionit të përbashkët.  Kjo amnisti ëshët urdhëri i atyre , që e mbajnë në pushtet. Ai është peng i tyre.

Rama me këtë amnisti me një gurë do të vrasë shumë zogj, por më e rrezikshmja është bërja të pamundur të kthimin në vendin e tyre, të shqiptarëve. Ai e ka qëllim primar të politikës së tij antikombëtare, shpopullimin e Shqipërisë. Ai kërkon të zëvendësojë shqiptarët. Ai i urren shqiptarët. Atij edhe padronëve të tij i duhet një Shqipëri pa identitet, një Shqipëri pa shqiptarë!

Ndaj kush e do Atdheun, Kombin, Familjen e tij, nesër më 2 mars e ka vendin në Bulevard për të protestuar ndaj kësaj kupole kriminale, që kërkon me çdo kusht të zhbëjë Shqipërinë! Nesër së bashku për Shqipërinë dhe Shqiptarët!

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog dritan kaba edi rama dritan kaba edi rama

Sondazh

Poll
Insights 27 Shkurt 2020, 08:00

Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë?

KANADA- Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse ...

Insights 26 Shkurt 2020, 13:18

Analiza kosto-përfitim që kërkon përgjigje

TIRANË-Italia po zbulon mesatarisht 100 të infektuar në ditë me coronavirus. Për ta thënë me fjalët e shefit të OBSH, “Dirtarja e mundësive për të përmbajt...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet