LIVE UPDATES
Ekonomi

“I thashë se nuk e doja”, historia e dashurisë që nisi në kishën e Lushnjes dhe u ndërpre nga lufta në ‘97. Si u ri

24 Dhjetor 2019, 18:10 Nga DOSJA
“I thashë se nuk e doja”, historia e dashurisë që

Në puntatën e sotme të emisionit “Historia Ime” në Tv Klan do të flasim për një histori të bukur dashurie. Çifti i bashkëshortëve Erjon dhe Entela Sylari i kanë patur shkëndijat e para që në fëmijëri. Ata janë dashuruar me druajtje dhe në heshtje që në moshën 12-vjeçare.

Të dy ishin pjesë e Kishës Ungjillore në Lushnje. Por i ndau viti i mbrapshtë ’97, për t’u ritakuar në vitin 2005 kur më në fund vendosën t’ia shprehnin hapur ndjenjat njëri-tjetrit dhe të martoheshin.

Familja e Entelës emigroi në Greqi për shkak të trazirave në Shqipëri. Pas largimit të saj, Erjoni nisi t’i shkruante letra, por asnjëra prej tyre nuk mori përgjigje.

Më pas vendosi që të shkonte në Athinë, ku dhe u takua me Entelën. Ai i shprehu ndjenjat hapur vajzës që donte. U deshën dy udhëtime të tij në Greqi që më në fund edhe Entela t’i përgjigjej dashurisë së Erjonit.

Gjatë bisedës në studio, ata na tregojnë si nisi gjithçka, shkëputja e tyre në vitin ’97 dhe më pas ritakimi dhe shprehja e ndjenjave.

Entela: Unë kam qenë 12 vjeç, Erjoni 15 vjeç. Ishim të organizuar tek grupi i të rinjve në një Kishë Ungjillore që në vitet ’93-’94 dhe bashkëpunonim së bashku për aktivitetet dhe projektet që kisha në atë kohë.

Erjoni: Secili ka ardhur nga lagje të ndryshme në qytetin e Lushnjes edhe nuk e njihnim fare njëri-tjetrin. Prindërit tanë njiheshin se Lushnja është e vogël edhe aty pastaj unë kam kuptuar që ne kishim diçka që duhet të na mbante më shumë se sa miq. Më pëlqeu brenda atij grupi të vogël tipi dhe solidariteti i saj dhe thashë kjo vajzë duhet të jetë patjetër gruaja ime. Isha 17-18 vjeç.

Entela: Atë vit familja ime emigroi, unë kam qenë 15 vjeç në vitin ’97. Bëra 15-vjetorin bashkë me të rinjtë dhe mami im e mbante mend Erjonin sepse ky shtyu gjithë rreshtin në fotografi për të dalë foto afër meje. Unë kam qenë më e brishtë, më e vogël. Emigrova në ’97, Erjoni vazhdoi Mjekësinë në Tiranë dhe jemi takuar pas 5 vitesh. Sepse ai guxoi të vinte të më gjente atje ku isha unë, në Athinë.

Mirela Milori: Gjatë këtyre 5 viteve patët kontakt?

Erjoni: Po, e vetmja mundësi atëherë ishte letrat sepse nuk kishte internet. Unë kam shkruajtur letra “dashuria” por i kujdesshëm sepse nuk doja që të frymëzoja diçka që vetë unë nuk e dija çfarë do ndodhte më vonë. Sepse ajo iku në Greqi, jeta fillon edhe merr tjetër nuancë, krijon tjetër shoqëri, tjetër pritshmëri nga njerëzit që ke aty, krijon jetën tënde, të ardhmen tënde në atë vend. Kështu që për mua ishte shumë e vështirë që të dilja në skenë si ai “princi” dhe ti duhet të lije çdo gjë që po e ndërtoje dhe të më ndiqje mua.

Mirela Milori: Po letrat që të dërgonte Entela si ishin?

Entela: Nuk kam dërguar letra. Më dukej e pamundur.

Mirela Milori: Ti nuk ju përgjigje letrave të tij. Ai të dërgoi 4 letra. Dhe kur takoheni ju për herë të parë pas gjithë kësaj periudhe?

Erjoni: Ka qenë vërtetë dora e Zotit, kam marrë vizën menjëherë dhe kam shkuar për Krishtlindje. E kam takuar Entelën në Athinë.

Entela: Ka qenë viti 2000 për 2001. Unë kam qenë 19 vjeç.

Erjoni: Unë kam qenë 21 vjeç. Ishte një Kishë Ungjillore atje që Entela ishte duke e frekuentuar, dhe unë shkoj atje dhe e takoj, përballem personalisht, por thjesht duke u përshëndetur. Ishte një dorë pak e ftohtë, ishte siç e kanë vajzat në fillim fare që janë të ndrojtura. Ishte shumë e vështirë për shkak të dy botëve që ne kishim.

Mirela Milori: Po çfarë i the ti?

Erjoni: E lamë të takoheshim në një nga këto Fast-Food në qendër të Athinës edhe kur ulem atje filloj edhe i them atë që unë ndjej. I thashë dy gjëra dhe shkoqur. I thashë, unë në fakt nuk të dua sepse për mua dashuria nuk është një emocion, është një vendim, është një zgjedhje. Unë thjesht më pëlqen si vajzë dhe nuk e di si do funksionojë. Nëse ne do të mendojmë të flasim me njëri-tjetrin, të planifikojmë gjëra së bashku, atëherë ne do të fillojmë drejt asaj që quhet dashuri. Por i thashë që ti nuk duhet të lidhesh sepse unë jam mjek, por duhet të lidhesh se ti duhet të njohësh personalitetin tim. Por unë të premtoj që do të dua gjithmonë, unë do të jem gjithmonë ndihmë edhe inkurajim për ty. Unë do jetoj në Shqipëri, i thashë, sepse e dua këtë vend dhe nuk mund ta lë dot Shqipërinë.

Entela: Unë kisha një pasiguri shumë të madhe sepse thosha ku e gjen ky djalë këtë guximin të vijë tek unë dhe të më thotë lere jetën që ti ke ndërtuar dhe hajde më ndiq mua. Më mori 2 vjet kohë nga momenti që ai bëri këtë deklaratë, deri sa ky bëri një surprizë tjetër pas një viti e gjysmë, duke ardhur nga Italia në Athinë. Dhe më tha, jam në Athinë, dëshiron të më takosh. Aty mora vendimin final, që nëse unë do ta takoj do t’i jap mundësinë që ne të dy të mund të vazhdojmë. Dhe ato ditë pastaj ishin të mrekullueshme.

Entela Sylaj në profesion është eksperte kompjuterike, por prej 15 vitesh drejton një kopësht privat. Një grua që ka zgjedhur për profesion një degë ekzakte, por që në jetë i është përkushtuar fëmijëve. Kurse bashkëshorti i saj, Erjoni, është mjek në profesion, por prej vitesh është pastor në një Kishë Ungjillore në Lushnje. /tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale entela sylari erjon sylari historia ime lushnje entela sylari erjon sylari historia ime lushnje

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më