LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I shtruar në spital prej ditës, aktori Bruno Shllaku në terapi intensive, flet i vëllai: Doktori i rri te koka, mund të ndo

20 Prill 2020, 14:34 Nga DOSJA
I shtruar në spital prej ditës, aktori Bruno Shllaku në terapi

Ekonomia e dobët dhe sëmundjet e rënda janë dy hallkat ku ndihet më shumë pesha e pasojave të pandemisë së Covid-19.

Ndër panoramat më të trishta është ajo e të të shtruarve në spital, pa pasur dikë pranë që të kujdeset për ta, ndonëse bluzat e bardha janë në krye të detyrës.

Një situatë që nuk bën përjashtime, pavarësisht statusit ekonomik apo social të pacientëve. Kështu, prej pasdites të së premtes, në repartin e Neurologjisë në QSUT është shtruar aktori i njohur Bruno Shllaku. I vëllai, Primoja, tregon se masat e rrepta të izolimit në shtëpi, si dhe rregullorja e spitalit, e pengon sot atë dhe familjarët e tjerë të jenë pranë tij, ndërkohë flet dhe për gjendjen pas bisedave me mjekun.

“Prej së premtes në pasdite, e sollën prej Shkodrës. Është në terapi intensive në reanimacion, ku përpos masave për Covid19, do të ishte e pamundur të qëndroje me të”.

Siç shkrimtari rrëfen, Brunoja ka pësuar një episod ishemik cerebral.

“Flitet për një tropmozë, që i ka bllokuar një enë gjaku. Një vatër ishemie që i ka prek disa qendra motorre, si këmbën, dorën dhe buzën”.

Ndonëse e shtuna ka qenë një ditë kritike për aktorin, sipas bisedave me mjekun, shkrimtari thotë se dje gjendja ka ardhur drejt stabilizimit.

“Ka qenë më mirë, doktori i rri te koka, ka pak temperaturë por po përpiqen që përmes holluesve të gjakut, të mund të çlirojnë enën që është mpiksur. Jemi në pritje”.

Pritja për të mësuar më shumë për shëndetin e aktorit, duket se do të zgjasë disa ditë, pasi mjekët po vëzhgojnë ende reagimin e trupit ndaj kurave.

“Kjo lloj patologjie paska një regjim të çuditshëm. Nga dita e parë në të dhjetën ka ndryshime të hovshme, pra mund të bëhet papritur mirë, por edhe mund të ndodhë ajo që i frikohemi, përkeqësimi”.

Shkrimtari i prekur nga gjendja e të vëllait në spital tregon ankthin për shëndetin e tij.

“Përpos situatës, në reaminacion ku siç dihet nuk lejohet njeri të qëndrojë, është edhe kjo situatë që të gjithë e dimë prej virusit korona. Po presim me ankth lajme për shëndetin e tij. Pastaj edhe sëmundja është e tillë, që ka prekur disa pjesë të trupit. Nëse do të ishte shkrimtar dhe nuk do t’i shërohej këmba, apo do kishte pengesa në të folur, ai do punonte gjithsesi, por Bruno është aktor. Këmbët, duart, të folurit janë armët e tij të themelore. Pastaj masat janë këto që janë, mesa duket shteti na do më shumë, seç duam ne veten…”.

Ankthi i shkrimtarit dhe i familjarëve të tjerë është i madh dhe për faktin se nuk është për herë të parë që kjo sëmundje prek të vëllanë, pasi ky episod po përsëritet afro pas një dekade.

“Brunoja e ka pasur dhe një episod ishemie, para 11 vitesh. Asokohe u kurua në Itali. Gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm, pasi ndoqi këshillat e mjekëve. Ata i ndaluan pijet alkoolike dhe duhanin dhe ai e mori veten”.

Sëmundja i ka kapur në befasi, pasi Brunoja në këtë periudhë ka qenë i angazhuar për të përgatitur shfaqje në Teatrin e Shkodrës. Ndonëse prej më shumë se një muaji në karantinë, takimi i fundit me të vëllanë ka qenë në Tiranë, afro dy muaj më parë, kur Brunoja dha një shfaqje në Universitetin e Arteve.

Primo tregon se i vëllai ka shfaqur një gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse është ndier pak i lodhur, që për profesionin e aktorit e përkushtimin që Brunoja shfaq, do të ishte e justifikuar. Fati nuk e desh kështu dhe aktori sot gjendet i shtruar në repartin e Neurologjisë, ndërsa familjarëve s’u mbetet veçse të presin në ankth lajme për shëndetin e tij, duke shpresuar që edhe kësaj here do t’ia dalë ta mposhtë sëmundjen pa pasoja.

Marrë nga Panorama.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bruno shllaku primo shllaku shtrohet ne spital bruno shllaku bruno shllaku primo shllaku shtrohet ne spital bruno shllaku

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 20 Prill 2020, 14:26

TIRANË– Një nga rregullat bazë të përsëritur nga të gjithë, për të mbajtur larg koronavirusin është ai i ruajtjes së distancës së sigurisë. Largësia ...

Art&Argëtim 20 Prill 2020, 13:45

TIRANË– Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se nuk po i pret fort mirë komentet e gjithë ndjekësve meshkujt që ka në rrjetet e saj sociale.E lodh...

Art&Argëtim 20 Prill 2020, 11:59

ITALI– Zhulieta e kohëve moderne bie në dashuri me shikim të parë me ‘Romeon’ që e dalloi nga ballkoni i saj në Verona, gjatë periudhës së karantinimit.Paola Ag...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj