LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fjalimi i rrallë i Fan Nolit në Boston në 1962: Nuk e shpikmë patriotizmin shqiptare, e gjetmë! (AUDIO)

20 Prill 2020, 14:10 Nga DOSJA
Fjalimi i rrallë i Fan Nolit në Boston në 1962: Nuk e

nga Fan S. Noli

Transkriptuar dhe pajisur me shënime nga Agron Alibali

“Zoti Kryetar, Fort i Përndershëm Imam, Fort i Përndershëm Baba, të përndershëm priftërinj, zonja dhe zotërinj.

Doktori qëparthi përmendi fyellin e Faikut, ndjesë pastë. Edhe ay fyelli i Faikut më kujton një meselé.

Si Faiku ashtu edhe unë kam patur një dobësi për muzikën, edhe kur vajta në Shqipëri, duke ditur ato hallet e mbëdha që kishim të përballnim, mora edhe një fyell pas, [të qeshura nga salla], që këtu atje të harronj hallet.

Ditën e parë, kur pata, gjeta kohë t’i bie pakëz fyellit, ky bashkëfjalim ngjau në kafenenë e parë të Tiranës:

“-Si venë punët e Shqipërisë?”

-Keq e mos më keq,” thotë ay tjatri.

-Cili është shkaku vallë?” [‘1:00]

-Eh, shkaku, ti e di”, tha. “Kur Kryeministri i bie fyellit edhe Shqipëria digjet, bër hesap”. [të qeshura dhe duartrokitje në sallë].

Edhe s’ishte vetëm halli me Kryeministrin që i binte fyellit, ishte edhe halli i Ministrit të Luftës[4], i cili kishte shumë dashuri të madhe për vallet e evgjitkave [të qeshura]. Gjithënjë thërriste shokët edhe ipte drekëra edhe thërriste evgjitkat e Tiranës që të loznin valle atje. U ndodha edhe unë njëherë në një nga ato […] zijafetet. Edhe t’ju thom të vërtetën, u çudita me ato vallet e bukura të evgjitkave të Shqipërisë. [‘2:00]

E pastaj m’u kujtua se s’janë vetëm evgjitkat tona që lozin valle të bukura. Evgjitkat e Spanjës – ato vallet spanjolle, për shëmbull, të cilat janë me famë në tërë botën, kush i lot më bukur? Evgjitkat edhe evgjitët e Spanjës.

Janë valle spanjolle, jo valle të evgjitkave, se ndryshojnë nga vëndi në vëndje. Po evgjitkat dhe evgjitët s’kanë ndonjë punë tjatër të shkretën edhe rrojnë me muzikën edhe me artin, edhe ato specializohen në ato degë.

Kështu që kemi vallet e bukura spanjolle të lojtura nga evgjitkat e Spanjës edhe evgjitët e Spanjës, vallet e bukura të Shqipërisë, të cilat lohen prej evgjitkave, avazet e bukura që lohen prej evgjitëve të Shqipërisë, avazet e bukura të Hungarisë, prapë evgjitët e Hungarisë, edhe avazet e bukura edhe vallet e Rusisë, të cilat përsëri i lozin evgjitët edhe evgjitkat e Rusisë. [‘3:00]

Këto të gjitha m’u kujtuan këto dy vjetët e funtme që ardhnë disa kompanjira të Maqedonisë, të Jugosllavisë edhe të Greqisë, edhe programi i tyre natyrisht ishin vallet e tyre, të cilat i quanin kombëtare. Nga ato vallet e grekëve dhe të maqedonasve edhe të sërbëve 80 përqind e valleve ishin shqiptare. Ajo është përshtypja ime.

Do të ishte ndonjë gjë e bukur sikur tanët, shqiptarët tanë, të na dërgonin edhe ata një trupë, e cila të na prezantonte vallet shqiptare, ashtu siç i kemi parë, ashtu siç i kam parë edhe unë vetë kur na thërriste Ministri i Luftës, edhe ashtu siç i kam parë kur na thirri Loni Kristo[5] njëherë në një dasmë në Devoll. Ato vallet e devollinjve dhe ato vallet e evgjitkave të Tiranës, edhe ato vallet [‘4:00] që shikoje në fshatin tonë me të vërtetë janë valle të kllasit të parë, dhe mund të thom të vetmit të cilët mund të rrijnë pranë shqiptarëve janë spanjollët edhe rusët.

Shoku ynë, Nick Kreshpani[6], na këndoi një Këngë të Nënës, dhe ajo më kujtoi një, një meselé të Nënës time, ndjesë pastë. Lëvdata e saj ishte kjo: “Djali im ka vetullat më të trasha në fshat!”. [të qeshura në sallë]. Nëna, ndjesë pastë, nuk çante kokën fare se ç’kisha prapa vetullave. [të qeshura, nga Noli dhe nga salla].

Tashi mund të vijmë në themën e ditës. Shumë nga shqiptarët na qahen me këtë menyrë:

“Ore ç’kini bërë që lëvdoheni aq shumë”. [‘5:00]. Edhe kur ta thonë me këtë menyrën natyrisht është sikur ta presin gjuhën. Se s’kemi lënë kusur. I kemi bërë që të gjitha pothuarë.

Ç’kishim në program të bënim?

Kishim në program të bënim një Shqipëri indipendente – e bëmë! Të mirë a të keqe, e bëmë. Nuk mund të presnim nga foshnja, kupton, që t’i ketë të gjitha mirësitë. Foshnjës duhet t’i ipet kohë të rritet e të tregojë se ç’është. S’mund të qortosh prindërit e t’u thuash: “Ç’kini bërë me këtë foshnje këtu?”. Duhet të presim sa të rritet foshnja e të tregojë se ç’lule është.

Shqipërinë e kishim në program që ta bënim – e bëmë! Bëmë një Shqipëri indipendente.

Kishim në programin tonë që të bënim një Kishë Autoqefale të Shqipërisë. E bëmë! Të mirë a të ligë, e bëmë!

Ua lemë si barrë të tjerëve që t’i mirësojnë! Po, ne e bëmë! [‘6:00].

Tashi pasi të bëjmë këtë lëvdatë, duhet t’u heqim vërejtjen shokëve e t’u thomi: që këto të gjitha nuk i bëmë nga e mosqëna, nga hiçja.

Për shëmbull shumë thonë, se shqiptarët s’kanë patur patriotizmë. Gjë më e gabuar se kjo s’ka.

Hap Mbletën Shqiptare të Efthim Mitkos, të botuar më 1878, ku ka mbledhur këngë popullore, të cilat janë, disa nga ato janë nga shekulli XVIII edhe disa nga ato janë nga shekulli XIX.


Do t’ju thom një nga këto vjershat popullore, e cila është në Mbletën Shqipëtare, e cila provon katërçipërisht [‘7:00] që shqiptarët kanë patur një patriotizmë të thellë përpara se të nisi ajo që quajmë Lëvizja Shqiptare Moderne, të cilën ne e nismë që nga koha e Kristoforidhit, që më 1875 (1878?).

Vjersha popullore që do t’ju deklamoj tani është shkruar që më 1850, kur u bë kryengritja e Labërisë në kohën e Tanzimatit. Turqia deshte të impononte Tanzimatin, një kanun të përgjithshmë për tërë viset e Turqisë.  Edhe ahere ajo domethënë që ca të drejta të paka vetëqeverimi që kishin shqiptarët do t’i merrte edhe ato Turqia. Dhe kështu vendi do të robërohej fare. Edhe populli u ngrit.

Kryetrimat e kësaj lëvizjeje qenë Rrapo Hekali, Hodo Nivica edhe Gjonleka.

Kënga që do t’ju thom tashi është “Kënga e Rrapo Hekalit”. Eshtë vetëm njëmbëdhjetë radhë…

Do t’jua thom se ma kujton Faiku, [‘8:00] i cili e mbante gjithnjë në gojë dhe gjithnjë e deklamonte.

Edhe pastaj do t’jua analizonj pak:

“Hajde mor Rrapo Hekali
Kur thërret sa tundet mali
Hajde more Rrapo e lule
Lum si ti bilbil që zure
Një pashá me shtatë tuje.
Topi bam e ti po tutje
Plumbat të binin mbi supe.
As u trëmbe, as u tute.
Se Hodo Nivica shkoi,
Kofshën derrit ia dërrmoi
Ngriti flámurin te kroi.
Pse lëfton o derëzi?
“As për mua, as për ti!
Po për gjithë Shqipëri!”

Hapni Mbletën Shqipëtare, Mbletën Shqipëtare të Efthim Mitkos, që ta gjeni këtë këngë të shkruar jo më vonë se 1850.

Ato tri radhët e funtme tregojnë se cili ishte qëllimi i asaj kryengritjeje. Ishte për tërë Shqipërinë. [‘9:00].

Tashi do t’ju bënj një analizë të paktë që të shikoni se kjo vjershë me këto njëmbëdhjetë radhë është një kryeveprë e vërtetë, të cilën mund ta shkruante një nga poetët e parë të botës.

Shikoni veç se si e përshkruan Rrapo Hekalin. Në kohën e Rrapo Hekalit s’kishte telefona. Edhe Rrapo Hekali kur thërriste labërit që të mblidheshin për të bërë luftën, i vetmi telefon që kishte, ishte zëri i tij. Dhe shikoni se sa bukur e përshkruan:

“Hajde mor Rrapo Hekali
Kur thërret sa tundet mali…”

Kur bërtiste: “Heeej, or’ shokë”. Edhe tundej mali i tërë. Gjithë labërit e dëgjonin. [mallëngjyeshëm]. E që të gjithë mblidheshin.

Tri [sic] radhët e pastajme:

“Lum si ti bilbil që zure
Një pashá me shtatë tuje…”

Pashai, që zure ti, kishte shtatë tuje.

Tujet ishin tamam si ato yjtë që mbajnë gjeneralët e Amerikës. Kemi gjeneralë me një yll [’10:00], gjeneralë me dy yj, me tre yj dhe me katër yj. Përmbi katër yj s’ka gjeneralë.

Gjithashtu edhe në Turqi. Kishte pashallarë me katër tuje, po jo pashallarë me shtatë tuje.

Po vjershëtori do të thotë se çfarë pashá zuri. Ay pashá qe dy herë sa pashallarët e tjerë. Do me thënë gjenerali më i miri i Turqisë. Edhe e shtypi Rrapo Hekali. [duartrokitje në sallë].

Shikoni tashi ato tri vargjet, tri radhët që vijnë pas. Çfarë strategji, çfarë taktikë mbajti Rrapo Hekali që e shtypi këtë gjeneral të dorës së parë të Turqisë:

“Topi bam e ti po tutje
Plumbat të binin mbi supe.
As u trëmbe, as u tute”.

Domethënë me një trimëri të fjeshtë, edhe asnjë zanat, asnjë mjeshtëri tjatër. [’11:00].

Tashi ç’gjë e ndizte, ç’gjë e shkaktoi këtë hov të pathyer të shqiptarëve.

Vjershëtori na e thotë përsëri me tri radhë:

“Se Hodo Nivica shkoi,
kofshën derrit ia dërrmoi
Ngriti flámurin te kroi.”

Hodo Nivica, ay derri të cilit ia theu kofshën, që thua ti, Hodo Nivica, ishte turku. “Ngriti flámurin te kroi”, ishte flamuri i kryengritjes, flamuri i lirisë.

Edhe më në fund, qëllimi për të cilin bëhej e tërë kjo luftë. Prapë, përsëri në tri rradhë ta thotë vjershëtori. Ustai i math nuk humbet shumë fjalë. Dy-tri fjalë mjaftojnë për të.

Pse lëfton o derëzi?
“As për mua, as për ti!
Por për gjithë Shqipëri!”

Kështu që ne nuk e inventuam, nuk e çpikmë patriotizmën shqiptare. E gjetmë!

E vetma gjë që bëmë është [’12:00] që atë patriotizmë që ekzistonte midis shqiptarëve u përpoqmë ta organizojmë, ta kanalizojmë. Vetëm atë gjë bëmë.

Tashi, arësyeja për të cilën na vajti puna mbarë ishte se kishim një popull me i cili të vërtetë e deshte Shqipërinë. Edhe një popull, i cili jo vetëm kishte patriotizmën, virtutin e patriotizmës, por kishte edhe disa virtuta të tjera, nga të cilat do të numëronj vetëm një, të cilën na e kanë thënë që të gjithë të huajt, të cilët kanë vizituar Shqipërinë.

Kur hyri Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, përfaqësonjësi i Hindit, i cili ahere rastisi të ishte një mohamedan, Mohamed Aliu, bëri këtë lëvdatë për shqiptarët:

Sot, tha, bëmë punën më të bukur që qasmë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Sikur të shtudioni historinë e gjithë kombeve që janë çliruar, nuk do të gjeni asnjë shëmbëll, si këtë që shohëm sot në Shqipëri. [’13:00]. Shqipëria është i vetmi vënd në të cilën, tri fera të ndryshme, të cilat, kudo gjetkë, pasanikët e të cilave kudo gjetkë therren me njëri-jatrin, janë bashkuar për të krijuar një shtet indipendent. Ky është i vetmi vend, thotë, në botë, në të cilin mohamedanë, orthodoksë dhe katolikë janë lidhur që të gjithë dhe kanë bërë një shtet indipendent. Edhe ky, nga sa di, thoshte, shtoi, është i vetmi vënd, i cili ka një shumicë muhamedane, edhe na dërgon këtu si përfaqësonjës një peshkop orthodoks”. [duartrokitje të sallës, fund i regjistrimit].

*Fjala e Nolit, e mbajtur me shumë gjasë në Boston me 28 nëntor 1962, e meriton të jetë e të shijohet edhe në trajtë të shkruar. Pa fjalë ajo është xehtore e mendimit të kultivuar, dhe një perlë e kulturës e ligjërimit shqip

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur agron alibali fjalimi i fan nolit noli ne boston agron alibali fjalimi i fan nolit noli ne boston

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 20 Prill 2020, 13:45

TIRANË– Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se nuk po i pret fort mirë komentet e gjithë ndjekësve meshkujt që ka në rrjetet e saj sociale.E lodh...

Art&Argëtim 20 Prill 2020, 11:59

ITALI– Zhulieta e kohëve moderne bie në dashuri me shikim të parë me ‘Romeon’ që e dalloi nga ballkoni i saj në Verona, gjatë periudhës së karantinimit.Paola Ag...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje