"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
10 Shkurt 2021, 08:24Nga DOSJA
KAMËZ– Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës, një ditë më parë në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se lënda plasëse nuk ishte e lidhur me mjetin luksoz “BMW X5”, por ishte vendosur direkt në tokë, poshtë parakolpit të mjetit, nga ana e drejtuesit të makinës.
Çështja është referuar në prokurori si vrasje e mbetur në tentative, ndërsa gruoi hetimor ka mbledhur provat nga vendi i ngjarjes dhe është vënë në kërkim të atentatorëve.
Ngjarja u regjistrua paraditen e djeshme. Gjon Mena u afrua pranë makinës së tij, shtypi pultin për ta hapur dhe mjeti shpërtheu. Vetë Mena mori plagë në të dyja këmbët dhe u dërgua në spital.
Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve rreth zonës ku dhe ndodhi atentati, për të parë nëse janë pikasur personat që kanë vendosur lëndën plasëse poshtë makinës.
Pista kryesore e hetimit është e shkuara problematike e vetë pronarit të saj. Dosja.al ka mësuar se Gjon Mena është është një person me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, ndërsa në Francë e Itali, është dënuar për vjedhje me armë me dhunë. Nuk përjashtohet edhe fakti që ngjarja e sotme të ketë qenë një ‘mesazh paralajmërues’ për Menën.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Sipas MeteoAlb vendi ynë në do të mbetet në ndikimin e mot...
SHQIPËRI– Duke filluar nga nesër, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt. Komiteti Teknik i Eks...
TIRANË– Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka sqaruar sot rolin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ndryshe nga sa deklaron kryeministri Edi Rama, se është Komi...
ITALI– Elona Kalesha , 36-vjeçarja e arrestuar për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, dyshohet se e kreu vrasjen “me vendosmër...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Kështu Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi vendosjen e orarit të ri të kufizimit të lëvizje...
TIRANË– Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpalli konkursin një vit më parë, ku u kërkua rinovimi rrënjësor i imazhit të instuticion...
TIRANË– Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka reaguar lidhur me akuzat e bëra se logoja e re e institucionit është e gjitha një plagjiaturë, e vjedhur ng...