Vrasje në Shkodër/ Qëllohet me thikë një 15-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, autori i paidentifikuar në kërkim
Vrasje me thikë në Shkodër, policia: I mitur ndërroi jetë në spital, autori ende i paidentifikuar 14 Tetor, 20:17...
Vrasje me thikë në Shkodër, policia: I mitur ndërroi jetë në spital, autori ende i paidentifikuar 14 Tetor, 20:17...
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Në adresën e Ambasadës së Ukrainës erdhi një e-mai...
"Një nismë e improvizuar!" Analiza: Procesi i Berlinit, dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së 14 Tetor, 0...
Si ndodhi aksidenti në Fier? Policia jep detaje: Automjetet u përplasën me njëra-tjetrën dhe morën para bagët...
SHQIPËRI– Duke filluar nga nesër, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt. Komiteti Teknik i Ekspertëve, gjatë mbledhjes së zhvilluar pas shtimit të rasteve në vend me Covid-19 bëri me dije se ora policore do të shtrëngohet me dy orë të tjera, për të ulur numrin e të infektuarve.
Vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shtoi se shkollat e mesme për nëntë qytetet e konsideruara si rrisku do të mbyllen, duke kaluar online. Bëhet fjalë për shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë. Manastirliu u tregua e prerë kur tha se nuk do të tolerohet asnjë shkelës rregullash, pasi nuk mund të kemi një polic për çdo qytetar që nuk bindet dhe për pasojë, gjobat do të shtohen. Për sezonin e provimeve, Manastirliu tha se rekomandohet zgjatja e tij, por detaje do të jenë në dorën e Ministrisë së Arsimit.
Nga ana tjetër Silva Bino u shpreh se në vendin tonë me shumë mundësi janë futur të dyja variantet e Covid-19, si ai i Britanisë së Madhe, ashtu edhe ai i Afrikës së Jugut. Bino shtoi se janë dërguar 50 mostra të dyshuara në Britaninë e Madhe dhe pritet përgjigjia për të dalë në përfundme. Ndërsa sot në Insititutin e Shëndetit Publik, siç lajmëroi dje Manastirliu pritet të vijë një kit i plotë që do të ndihmojë në identifikimin e varianteve të reja.
Albana Fico rekomandoi punën online, aty ku është e mundur duke shtuar se nëkëtë mënyrë do të zbatohej edhe ruajtja e distancës sociale. Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Como, iu ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid. Çomo tha se ka një rritje të numrave të të shtruarve në spitale, e sidomos të moshave të reja. Ajo shtoi se ka një situatë të rënduar me COVID19 me shumë të rinj pa sëmundje kronike që kanë shfaqur forma të rënduara të sëmundjes.
Sot, uniformat blu kanë mbushur edhe rrugët e Tiranës për të ushtruar kontrolle për zbatimin e masave. Të gjithë qytetarët që kapen në ambiente publike pa maska, gjobiten me nga 3000 mijë lekë të reja. Kush nuk respekton orarin e kufizuar, gjobitet me 10 mijë lekë, ndërsa bizneset që shkelin rregullat e pandemisë marrin ndëshkimin prej 1 milionë lekësh të reja.
Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili lajmëroi shtrëngim masash një ditë më parë, duke shtuar se një mbyllje totale do të ishte katastrofike. Kreu i qeverisë lajmëroi rritje gjobash për bizneset që nuk respektojnë masat në fuqi dhe për takimet elektorale, duke u bërë kështu thirrje të gjithë efektivëve të policisë që të ndëshkojnë çdo ministër, deputet apo zyrtar, qoftë i PS-së, PD-së, LSI-së, apo të çfarëdo partie tjetër, por Monika Kryemadhi vijon të mos bindet.
Sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është përplasur me efektivët e policisë, Pas përfundimit të prezantimit të platformës së LSI-së në Elbasan për arsimin. Një grup policësh i janë afruar Kryemadhit dhe anëtarëve të tjerë të LSI-së duke u kujtuar që nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave, pro Kryemadhi u tha efektivëve që të mos bëheshin ushtarë të Taulant Ballës.
Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja një ditë më parë kur u shënuan 1239 raste të reja brenda 24 orëve të fundit. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 96 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka sqaruar sot rolin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ndryshe nga sa deklaron kryeministri Edi Rama, se është Komi...
DURRËS– Sekuestrohet 30.640 kg marijuanë në formë çokollate! Ngjarja ka ndodhur në Durrës, një natë më parë. Sipas njoftimit të policisë, mëso...
ITALI– Elona Kalesha , 36-vjeçarja e arrestuar për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, dyshohet se e kreu vrasjen “me vendosmër...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Kështu Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi vendosjen e orarit të ri të kufizimit të lëvizje...
TIRANË– Personat që kanë mbushur 75 vjeç do të pajisen me kartë identiti pa afat skandence. Projektligji i dërguar në Kuvend, kërkohet ndryshi...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj 5 të dyshuarve, të cilët ak...
TIRANË– Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpalli konkursin një vit më parë, ku u kërkua rinovimi rrënjësor i imazhit të instuticion...
TIRANË– Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka reaguar lidhur me akuzat e bëra se logoja e re e institucionit është e gjitha një plagjiaturë, e vjedhur ng...
BRITANIA E MADHE-Altjon Çobo, një 20-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 muaj burg, pasi u hodh nga një dritare e katit të parë të një fabrike kana...
TIRANË- Kreu i Urgjencës Skënder Brataj pranoi në “Absolut 4” se varianti i ri i virusit ka hyrë në vendin tonë pavarësisht përgjigjes zyrtare.Ai e konside...