6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Të bësh shkollën, por të të mos të njohin që e ke bërë. Është kjo situata e një studenteje e cila pasi ka përfunduar studimet Bachelor në Elbasan për Gazetari dhe Anglisht, si dhe Masterin Shkencor për mësuesi në anglisht në Tiranë, nuk futet dot në provimin e shtetit për të marrë licencën.
Emisioni “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore të Arsimit Elbasan dhe drejtoresha Anila Çota u shpreh se refuzimi ka ardhur nga praktikat e viteve të kaluara, ku QSHA ka përjashtuar nga provimi i shtetit, studentët me diplomë Bachelori Gazetari dhe Gjuhë Angleze.
“Detyra e ZVA Elbasan është që të marrë dokumentet, t’i përcjellë në drejtorinë rajonale dhe më pas ka filtra të tjerë për të ndjekur procedurën, qoftë për vijmin e praktikës, qoftë për regjistrimin për licencë. Refuzimi që i është bërë vajzës nuk vjen nga ZVA për arsye se ne detyrimet në bazë të kompetencave tona e kemi kryer, kemi informuar dhe vajzën. Nuk e ka pëfituar deri më tani sepse nga QSHA kemi një komunikim zyrtar nga vitet e kaluara të cilat e pengojnë atë për të vijuar tërë procesin, edhe për praktikën profesionale dhe për regjistrimin në licencë, për arsye se Bachelori i vajzës është Gazetari dhe Masteri mësuesi. Profesion, sipas kësaj logjike, ta jep diploma e Bachelorit dhe jo ajo e Masterit”, u shpreh Çota.
Ajo tha se vendimin e ka marrë QSHA dhe jo ZVA Elbasan. Në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, specialistja tha që vajza duhet të bëjë një tjetër cikël studimesh Bachelor.
Denoncuesja: Bacelorin e kam bërë “Gazetari-Anglisht” në Elbasan, ndërsa atë Master, në Tiranë për mësuesi.
Specialistja: Epo “Gazetari-Anglisht” nuk është te ligji, që ju mund të jepni mësuesi. Ju jeni gazetari. Në momentin, që ju jeni gazetari, nuk mund të japësh mësim. Ju nuk jeni mësues, në zanafillën tuaj. Kështu që nga kjo gjë, ju përjashton direkt nga dhënia e licencës.
Denoncuesja: Po me Masterin, që kam bërë…
Specialistja: S’ka lidhje Masteri, ka Bachelori ai, që vendos.
Denoncuesja: Po unë tani ça do bëj?
Specialistja: Nuk jep dot mësim!
Denoncuesja: E si ta zgjidh unë?
Specialistja: Duhet të bësh një Bachelor tjetër!
Denoncuesja: Të bëj një Bachelor tjetër?!
Specialistja: Po!
Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, shpjegon se nuk ka asnjë shkelje nga fakultetet, pasi ato janë të miratuara nga Ministria. Problemi, sipas tij është te QSHA, e cila e njeh studentin, e matrikulon në hyrje dhe pasi diplomohet, e konsideron të parregullt.
“Ligji i profesioneve të rregulluara ka parashikuar që kush mbaron për mësuesi duhet që të ketë edhe Bachelorin të ngjashëm me Masterin. Këtu nuk kemi pangjashmëri, nuk kemi dy degë të kundërta. Këtu kemi një Bachelor me dy drejtime. Nuk mund të lësh një student, ta miratosh në hyrje dhe ta pranosh në Masterin e Mësuesisë dhe në dalje t’i thuash që jo nuk mund të bëhesh mësues. Është një absurditet, është një non sens është jo ligjore”, tha ai.
“Nuk mendoj se problemi është i ministrisë, por i QSHA sepse QSHA është vërtetë ministri. Aq më tepër që ka një drejtori juridike që duhet t informohet mirë për ligjet e arsimit të lartë në Shqipëri”, u shpreh eksperti.
Marrë nga tvklan.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN- Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar këtë të premte një vajzë e re, e cila pasi ka përfunduar studimet Bachelor për Gazetari dhe Gjuhë Anglez...
TIRANË– Raporti i kredive me probleme shënoi një tjetër rënie të lehtë për muajin prill. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muaji...
TIRANË– Që nga sipërfaqja e zyrës që nuk mund të jetë më e vogël se 20 m2, detyrimi për vendosjen e tabelës për biznesin dhe deri te afishimi i tarif...
TIRANË– Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) miratoi të mërkurën rregulloren e fundit të lidhur me heqjen përfund...
TIRANË– Investimet e Hhuaja Direkte në tremujorin e parë të vitit kishin vlerën e 229 milionë eurove. Sipas Bilancit të Pagesave të publikuar të enjt...
TIRANË– Kufizimet e fluturimeve për shkak të pandemisë kanë ndryshuar tërësisht destinacionet ku fluturojnë shqiptarët. Tashmë nuk janë më qytetet it...
TIRANË– Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri (remitancat) arritën në 169 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, duke ...
RROSKOVEC- Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e ish-drejtoreshës Mimoza Kola e cila është hequr nga puna në mënyrë të padrejtë. Shkak është bërë një k...
LEZHË- Entela Noka u ankua në emisionin Fiks Fare se bashkëshortit të saj i cili po vuan dënimin në burgun e Shënkollit po i bëhet padrejtësi.Sipas saj ai ...
SHKODËR- Edhe pse fajin e kanë pasur institucionet shtetërore, që në regjistrimin e pronave kanë vendosur emrat gabim, sërish ka persona që vuajnë dhe nuk ...