LIVE UPDATES
Ekonomi

Tremujori i parë, Investimet e Huaja Direkte rezistojnë, bien me 1.3%

11 Qershor 2021, 05:20 Nga DOSJA
Tremujori i parë, Investimet e Huaja Direkte rezistojnë, bien me 1.3%

TIRANË– Investimet e Hhuaja Direkte në tremujorin e parë të vitit kishin vlerën e 229 milionë eurove. Sipas Bilancit të Pagesave të publikuar të enjten nga Banka e Shqipërisë, Investimet e Huaja pësuan rënie të lehtë me 3 milionë euro, ose rreth 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është niveli më i ulët i Investimeve të Huaja Direkte për tremujorin e parë, që prej vitit 2017.

Interesi i investitorëve të huaj, veçanërisht në disa sektorë strategjikë si bankat apo telekomunikacionet, në këtë periudhë ngelet i ulët. Në fund të muajit maj, edhe grupi i fundit bankar grek, Alpha Bank, shpalli vendimin për të nxjerrë në shitje bankën e vet në Shqipëri. Megjithatë, paralelisht një tjetër grup bankar i rajonit, Nova Ljubjanska Banka nga Sllovena, ka shprehur interes për të hyrë në tregun shqiptar.

Statistikat tregojnë që afërsisht gjysma e Investimeve të Huaja Direkte për tremujorin e pare të vitit ishin fitime të riinvestuara nga ndërmarrjet ekzistuese. Në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara e kanë rritur peshën e tyre në strukturën e investimeve të huaja direkte, duke kompensuar një pjesë të rënies së flukseve të reja investuese nga jashtë.

Vitin e kaluar, fitimet e riinvestuara përbënin rreth 44% të Investimeve të Huaja Direkte. Riinvestimi i fitimeve është karakteristik veçanërisht në degë ku kërkohen investime të konsiderueshme periodike, si në industrinë nxjerrëse, por edhe në disa sektorë të shërbimeve, sidomos në atë financiar, ku rritja e bankave kërkon edhe mbështetje me kapital të mjaftueshëm për të mbuluar asetet financiare me rrezik. Zakonisht, bankat e kapitalizojnë të paktën një pjesë të fitimit për të ruajtur parametrat e kërkuar rregullatorë.

Me përfundimin e projekteve të rëndësishme të investimit në energjetikë, do të jetë e vështirë që në afatin e shkurtër Investimet e Huaja Direkte të kthehen në nivelet e viteve 2018-2019, kur kaluan kufrin e 1 miliard eurove çdo vit. Rënia e pritshme e ciklit të tyre u ndikua më tej edhe pandemia, që sigurisht nuk krijoi kushte të favorshme për projekte të reja të investimeve.

Vitin e kaluar, investimet e huaja kishin vlerën e 933 milionë eurove, në rënie me 13% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që për tremujorin I 2021 të dhënat e investimeve sipas sektorëve ende nuk janë të disponueshme, deri në fund të vitit të kaluar struktura e tyre dominohej ende nga energjetika. Megjithëse pësuan një rënie vjetore me 22%, investimet në këtë sektor sërish sollën pjesën më të madhe të investimeve, me 28% të totalit. Kriza dha një ndikim më të fortë në sektorin e industrisë nxjerrëse, ku investimet pothuajse u përgjysmuan, ndërsa rritje shënuan investimet në sektorin financiar.

Burimi: BSH

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi investimet e huaja ne shqiperi investimet e huaja ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel