LIVE UPDATES
Aktualitet

I dënuar për vrasje, ‘Xhixho’ nga Fieri tentoi të bënte seks me tre femra në Maqedoni por ballerina s’pranoi, parukie

4 Nëntor 2020, 12:56 Nga DOSJA
I dënuar për vrasje, ‘Xhixho’ nga Fieri tentoi të

TIRANË– Dosja e ‘Zogut të Tiranës’, nuk ka fund! Këtë herë, gazetari Elton Qyno ka sjellë historinë se si një balerinë me inicialet K.G., është ftuar me manipulime në Maqedoni nga parukierja Anjeza Bena, në mënyrë që të përfundonte në shtrat me një të dënuar për vrasje. Anjeza Bena ftoi dy vajza për një festë ditëlidnjeje, por që në fakt, bëhej fjalë për një orgji, me një person me inicialet G.Y i dënuar për vrasje dhe që njihet si një nga “të fortët” e Fierit ose ndryshe si ‘Xhixho’.

Ky i fundit, sipas Qynos, është ekstraduar pak vite më parë nga Amerika në Shqipëri dhe i dënuar për disa vepra penale në Fier. Ai kishte krijuar një raport intim me parukieren Anjeza Bena, e cila veç marëdhënies që kishte me të fortin e Fierit, G.Y, i ofronte këtij të fundit dhe vajza të reja, duke kryer së bashku marëdhënie seksuale në grup.

Gazetari Elton Qyno shkruan se ky aktivitet i paligjshëm, ka vajzat ftoheshin në ditëlindje si balerina dhe më pas përfundonin në orgji seksuale është dokumentuar nga prokuroria e Tiranës, e cila ka hetuar dosjen kundër Hermes Nikaj ose “Zogu i Tiranës”, Anjeza Benës, biznesmenëve Ismail.Z, Armando.N, Artur, Gj, dhe vajzave A.S, D.N, B.D. Ndërkohë është lënë jashtë ndjekjes penale për akuzën e “Prostitucionit” efektivja e policisë së burgjeve me inicialet D.B. Në një rëfim që ka dhënë para prokurorëve vajza me inicialet K.G, ka treguar se punon si balerinë dhe një ditë ishte kontaktuar nga Anjeza Bena, se duhet të shkonte në Maqedoni së bashku me të dashurin e saj nga Fieri dhe një vajzë tjetër për të festuar një ditëlindje.

Këtë ndërmjetësim e kishte krijuar shoqja e saj, Denisa. N, e cila ia kishte propozuar Anjeza Benës, vajzën balerinë K.G. Në këtë ditëlindje K.G, ishte kontraktuar për të kërcyer por në fakt nuk kanë kërcyer dhe as kanë festuar ndonjë ditëlindje, pasi gjithçka ka qënë një mashtrim i Anjeza Benës, pasi synimi ka qënë të kryenin marëdhënie seksuale në grup me të fortin e Fierit, G.Y. Vajza K, ka treguar se janë takuar në rrugën “Myslym Shyri” me Anjeza Bena dhe një vajzë tjetër që ajo i thëriste motra. Me makinë kanë udhëtuar në drejtim të Elbasanit, ku aty janë ulur në një lokal. Pikërisht në këtë lokal, ka ardhur një mashkull, të cilin Anjeza ja ka prezantuar K, si të dashurin e saj me emrin “Xh…” nga Fieri dhe që identifikohet si personi me inicialet G.Y. K, ka vënë re se vajza që ndodhej me ta njihej me Xh…. Të katër së bashku kanë hipur në makinën e bardhë të Xh… dhe kanë vajtur në Qafë-Thanë. K, ka sqaruar se në Qafë-Thanë, Xh… që Anjeza Bena dhe dy vajzat të zbrisnin nga makina dhe të mernin taksi në drejtim të Maqedonisë, pasi Xh…, nuk donte të kalonte kufirin me to. K, ka sqaruar se Xh…,ka ecur para tyre me makinë, duke u hequr sikur nuk i njihte dhe pas tij kanë kaluar kufirin me taksi Anjeza Bena, K dhe vajza tjetër.

Në tokën Maqedonase K.G, ka treguar se kanë zbritur nga taksia dhe kanë hipur sërisht në makinën e Xh…. Kanë ngrënë drekë tek restorant “Tirana” në Maqedoni dhe kanë lëvizur të katërt në disa vende turistike të Maqedonisë. Më pas K, ka sqaruar se kanë shkuar në Shkup dhe futur në një hotel.Sipas vajzës, kur kanë shkuar në hotel Anjeza Bena, i ka thënë se hoteli kishte vetëm një dhomë të lirë dhe se janë detyruar të mernin një dhomë për 4 veta. Sipas K, dhoma ka qënë familjare dhe kishte një krevat dopio dhe dy krevat tek. Më pas Anjeza i ka thënë se do shkonin tek aktiviteti ku K, do kërcente.

Pas kësaj sërisht Anjeza, i ka thënë K, se do bënte seks me Xh… dhe i ka kërkuar K, që të shkonte dhe ti shikonte dhe të kërcente gjatë kohës që Anjeza bënte seks me Xh…. K, ka sqaruar në prokurori se nuk ka pranuar dhe Anjeza ka bërë seks me Xh… në praninë e K, dhe të vajzës tjetër. Pasi kanë përfunduar kanë dalë dhe kanë vajtur tek një lokal, i cili ka qënë bosh dhe nuk ka pasur asnjë ditëlindje. K, ka sqaruar se aty ka kuptuar se kishte të bënte me aktivitet dhe se ajo nuk do kërcente por do të kthehej në skallave seksi. Anjeza i ka thënë se aktiviteti i ditëlindjes nuk do të zhvillohej pasi personat kishin pasur disa probleme. K, sqaron se ka kuptuar se kjo histori ishte sajuar dhe ka vënë re se Anjeza, dhe personi nga Fieri, i mbushnin qëllimisht gotat me alkool që të dehej.

K. ka sqaruar se për të mos prishur atmosferën ka filluar të pijë por nuk ka qënë në gjëndje të dehur dhe ka kuptuar se çdo veprim i Anjezës, personit nga Fieri dhe vajzës tjetër ishin për të bërë seks në grup me ta. K. ka sqaruar se më pas kanë vajtur në dhomën e hotelit dhe ka bërë sikur i është përzier. Sipas saj Anjeza dhe personi nga Fieri, kanë filluar të bëjnë seks në dhomën ku ndodheshin të katërt. K, ka sqaruar se Anjeza dhe I dashuri i saj, i shkonin të zhveshur tek krevati ku ndodhej K, dhe i kërkonin Kristit që të bënte seks me ta. Më pas Anjeza, ka filluar të bëjë seks me Xh… dhe me vajzën që kishin marë me vehte nga Tirana.

E gjithë kjo skenë seksi në grup ndodhte në sy të vajzës K. Gjatë kësaj kohe që të tre bënin seks, Anjeza shkëputej prej tyre dhe ashtu e zhveshur shkonte tek K, ku i kërkonte asaj që të zhvishej dhe fillonte ta prekte K, në pjesë të ndryshme të trupit. Por K, ka këmbëngulur duke i kërkuar Anjezës most a prekte pasi ishte ftuar për ditëlindje dhe jo për të bërë seks, por Anjeza ka këmbëngulur se nuk kishte asnjë gjë të keqe për të kryer marëdhënie me ta. K, ka sqaruar se në këtë moment është ndier vërtet e trembur, e ngacmuar dhe e abuzuar seksualisht nga Anjeza dhe përveç saj dhe nga i dashuri i saj, Xh, dhe vajza tjetër pasi të tre i kanë kërkuar të kryente marëdhënie. K, u ka thënë prokurorëve se megjithë përpjekjet e tyre, ajo nuk ka pranuar të zhvishet, por ka hyrë në tualetin e hotelit dhe ka pirë ujë me sapon në mënyrë që të villte me qëllimin e vetëm për të treguar se nuk ishte mirë nga ana shëndetësore. K, ka sqaruar se të nesërmen në mëngjes nuk i ka fol asnjërit prej tyre, por kanë hipur në makinën e Xh, dhe janë kthyer në Shqipëri. Personi nga Fieri, i ka lënë në Elbasan dhe është larguar vetë në Fier, ndërsa tre vajzat janë kthyer në Tiranë. K, ka treguar se sapo ka ardhur në Tiranë ditët në vijim është kontaktuar dhe disa herë të tjera nga Anjeza Bena, por ka refuzuar ta takojë atë. Ndërkohë K, i ka kërkuar llogari shoqes së saj Denisa.N, se përse e kishte dërguar në njerës të tillë, të cilët kishin abuzuar seksualisht me të.

Tashmë, dosja penale kundrejt 8 të pandehurve, mes tyre Hermes Nikaj i njohur gjithashtu si “Zogu i Tiranës”  dhe parukieres Anjeza Benës është kopsitur edhe dërguar për gjykim në gjykatën e Tiranës. Prokuroria e kryeqytetit i ka mbledhur të gjitha faktet për të çuar pas hekurave grupin që kishte krijuar një rrjet për shfrytëzimin e vajzave në vend. 

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anjeza bena dosja e zogut te tiranes hermes nikaj xhixho zogu i tiranës anjeza bena dosja e zogut te tiranes hermes nikaj xhixho zogu i tiranës

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale